Back

ⓘ Lassana Diarra




Lassana Diarra
                                     

ⓘ Lassana Diarra

Lassana "Lass" Diarra eshte nje futbollist francez me prejardhje maliane i cili aktualisht luan per Lokomotiv Moscow. Pozicioni i tij eshte mesfushor por mund te luaj edhe ne pozicione me te avancuara, si mesfushor i avancuar anesor, pozicion ne te cilin ka luajtur tek Chelsea dhe Portsmouth, aq mire sa edhe me kombetaren franceze.

                                     

1.1. Karriera me klube Real Madrid

Me 17 dhjetor 2008, Portsmouth arriti nje marreveshje me klubin spanjoll Real Madrid per shitjen e Diarra per rreth 20 milion € 18.88 milion £. Transferimi u be zyrtar me 1 janar 2009, dhe Diarra mori fanellen me numer 6 per ndeshjet e liges dhe kupes, kurse ne Ligen e Kampioneve do te mbante numrin 39. Ai gjithashtu do te luante me fanelle qe mbrapa lexonte "Lass" per te shmangur ngaterrimin me Mahamadoun. Klubi kishte planifikuar per ta vendosur ate sebashku me blerjen tjeter te merkatos se dimrit Klaas-Jan Huntelaar ne skuadres e Liges se Kampioneve, por kjo gje nuk ishte e mundur pasi ata kishin luajtur ne ate sezon me klubet e tyre, respektivisht me Portsmouth dhe Ajax; rregullat e UEFA-s lejonin qe vetem nje nga dy mund te regjistrohej deri me 1 shkurt 2009, dhe ne ate dite Diarra u zgjodh per te luajtur ne kete kompedicion.

Paraqitjet e Diarras me Real Madridin ne muajt e pare u shperblyen me nje vend ne formacionin e zbulimeve te La Ligas per sezonin 2008–09 te organizuar nga UEFA. Ai ishte nje nga dy lojtaret e huaj ne formacion sebashku me Diego Perottin e Seviljes. Sipas uebfaqjes se UEFA-s, ai "u bashkua me Real Madridin ne merkaton dimerore me nje profil te ulet, pavaresisht se per pak muaj ai ja doli mbane te bindte tifozet kerkues madrilen."

Diarra mori fanellen me numrin 10 ne fillim te sezonit 2009–10 pas transferimit te Wesley Sneijder tek klubi italian Inter; numri i tij i vjeter u morr nga Mahamadou Diarra, i cili ishte rikthyer nga demtimi. Diarra shenoi golin e pare zyrtar me klubin ne ndeshjen hapese te La Ligas kunder Deportivo de La Coruña, duke kontribuar me golin e fitores ne nje sukses 3–2.

Ne gusht 2010, u raportua se Diarra ishte vendosur ne listen e transferimeve nga Madridi Pavaresisht kesaj, trajneri ri José Mourinho e vendosi ate titullar ne ndeshjen hapese te kampionatit te sezonit 2010–11. Ai pati konkurence per nje vend ne formacion pas mberritjes se Sami Khedires. Megjithate, Mourinho tha se Diarra nuk do te largohej dhe se ai shihej si titullar nga trajneri portugez.

Pas spekullimeve per nje largim te Diarras nga Real Madridi gjate merkatos verore te 2011, gjate se ciles ai nuk mori pjese as ne fazen pergatitore, Diarra vazhdoi te ishte pjese e klubit, duke marre fanellen me numrin 24 pasi Khedira mori ate me numrin 6 kurse Mesut Özil ate me numrin 10.

Diarra pati nje sezon 2011–12 pozitiv me ekipin, duke fituar titullin e pare te La Ligas. Ai mori pjese ne fazen pergatitore ne veren e 2012, dhe gjithashtu fitoi edhe nje tjeter trofe, Supercopa de España, duke mposhtur ne finale Barcelonen. Ai u largua nga klubi ne shtator 2012 per te shkuar ne Rusi.