Back

ⓘ Raúl Albiol




Raúl Albiol
                                     

ⓘ Raúl Albiol

Raúl Albiol Tortajada eshte nje futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtes per klubin spanjoll Villarreal dhe kombetaren spanjolle.

Albiol eshte nje lojtar fizikisht i forte, i cili eshte i forte ne ajer si dhe shquhet per shkathtesine e tij. Ai mund te luaj si qender-mbrojtes, mbrojtes i djathte ose mesfushor mbrojtes. Ai e ka shpenzuar shumicen e karrieres me Valencian dhe Real Madridin, duke fituar pese trofe madhor me te dyja klubet; ai mblodhi gjithsej 229 ndeshje ne La Liga dhe shenoi shtate gola ne dhjete sezone. Ai gjithashtu ka shpenzuar edhe disa vite ne Itali me Napolin.

Nje lojtar nderkombetar i Spanjes qe nga viti 2007, Albiol ka luajtur ne dy edicione te FIFA Kupes se Botes dhe UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar tre turnamente perfshire Kupen e Botes 2010.

                                     

1. Jeta e hershme

Albiol filloi te luante futboll ne moshen 9 vjeç, ku u aktivizua ne skuadren te rinjeve te Ribarroja. Ne vitin 1996, ai u largua nga klubi per te kaluar te Vilamarxant. Qendrimi i tij atje ishte i shkurter, dhe ne vitin 1997 kaloi te akademia e Valencias.

                                     

2.1. Karriera me klube Valencia

Lindur ne Vilamarxant, Komuniteti Valencian, Albiol filloi te luante futboll me dy klube modeste te rajonit te tij, dhe me pas kaloi te gjigandet e Valencia CF para se te festonte ditelindjen e tij te 10te. Ai debutoi me ekipin e pare me 24 shtator 2003 ne nje ndeshje te raundit te pare te Kupes UEFA-s kunder AIK Fotboll, ne moshen 18 vjeç e 20 dite. Pavaresisht debutimit, ai e shpenzoi sezonin me ekipin B.

Ne gusht 2004, gjate kohes qe po udhetonte per te firmosur me Getafen ne forme huazimi, Albiol u perfshi ne nje aksident serioz rrugor, duke bere qe te vendosej ne kure intensive. Ai u rikuperua plotesisht, dhe pasi u rikthye ne janar, u be nje lojtar i rendesishem i klubit kryeqytetas ne luften e tyre per mbijetese; ai debutoi ne La Liga me 15 janar 2005 ne barazimin 1–1 ndaj Atlético Madrid, dhe shenoi golin e pare ndaj nje tjeter klubi kryeqytetas, Real Madrid, ne nje triumf 2–1 ne shtepi dy muaj me vone.

Albiol u rikthe ne Stadiumin Mestalla ne sezonin 2005–06, dhe shpejt u be titullar ne skuader per shkak te shkathtesise se tij. Ne ndeshjen hapese te sezonit 2006–07 ne lige, ai shenoi golin e fitores goli i vetem i tij gjate sezonit kunder Real Betis ne nje fitore 2–1 ne shtepi. Ai gjithashtu shenoi nje gol nga distanca kunder Olympiacos F.C. me 12 shtator 2016, ne UEFA Ligen e Kampioneve te atij viti, duke ndihmuar Valencian te fitonte 4–2; gjate qendrimit te kater-vjeçar ne klubi, shifra e tij me e ulet gjate nje sezoni ishte 29 ndeshje, te cilat ai i regjistroi gjate sezonit 2007–08, duke ndihmuar gjithashtu skuadren te fitonte edicionin 2007–08 te Copa del Reyt.

                                     

2.2. Karriera me klube Real Madrid

Me 25 qershor 2009, Albiol firmosi me Real Madridin si lojtar i lire per nje shifer rreth 15 milion €, duke u bere spanjolli i pare i blere nga Florentino Pérez ne rikthimin e tij si president. Me 2 korrik, ai u prezantua zyrtarisht ne Stadiumin Santiago Bernabéu ku mori fanellen me numrin 18 nga Rubén de la Red, i cili do te humbiste sezonin per shkak te problemeve ne zemer.

Albiol shenoi golin e tij te pare per klubin me 8 dhjetor 2009 ne fitoren 3–1 kunder francezeve te Olympique de Marseille ne UEFA Ligen e Kampioneve. Ai ishte nje titullar i padiskutueshem ne kampionat, me se shumti per shkak te demtimit ne gju te Pepes.

Ne sezonin 2010–11, Albiol u ul ne stol pasi Real Madridi bleu nje lojtar te pozicionit te tij, portugezin Ricardo Carvalho ai u ble nga trajneri ri i skuadres, portugezi tjeter José Mourinho; kjo gje beri qe minutazhi i Albiol te paksohej e ai te ne kampionat vetem kur lojtaret titullar kishin demtime ose pezullime Pepe serisht mungoi ne disa ndeshje per shkak te problemeve fizike. Ai megjithate luajti si titullar ne kupe, duke ndihmuar skuadren te arrinte ne finalen. Me 26 janar 2011, ne ndeshjen e pare gjysem-finale kunder Seviljes fitore 1–0 jashte fushe, ai largoi ne vijen fatale nje top te goditur nga Luís Fabiano; me 16 prill, ai u nxorr jashte me karton te kuq per nje faull ndaj ish shokut te tij te Valencia, David Villa brenda ne zone gjate El Clásicos, nga i cili erdhi goli i pare ne nje barazim 1–1 ne shtepi, duke bere qe te humbiste finalen e kupes kater dite me vone – per shkak pezullimi – ndaj te njejtit kundershtar.

Me 6 gusht 2012, Albiol rinovoi kontraten me klubin deri ne qershor 2017. Me 27 nentor, ne ndeshjen e pare si kapiten skuadre ne nje ndeshje kupe ndaj CD Alcoyano, ai u nxorr jashte me barrele pas vetem nje minute per shkak te nje demtimi ne kyçin e kembes; ky demtim e la jashte fushave per rreth nje muaj.

Albiol shenoi golin e dyte zyrtar per Real Madridin me 8 maj 2013, duke shenuar me koke pas nje korneje golin e pare te skuadres ne fitoren 6–2 ndaj Málages.



                                     

2.3. Karriera me klube Napoli

Me 21 korrik 2013, Albiol u shit te S.S.C. Napoli ne Itali per 12 miljon €, duke firmosur nje kontrate kater-vjeçare me ekipin. Ne ekip ai gjeti edhe Rafael Benítezin, trajnerin me te cilin ai punoi gjate periudhes se tij te Valencia. Albiol mori fanellen numrin 33.

Ai beri debutimin e tij ne Serie A me 25 gusht, duke luajtur si titullar ne fitoren 3–0 ndaj Bolonjes.

Albiol shenoi golin e tij te pare me Napolin me 25 janar 2014, golin e barazimit ne minuten e 88te ne nje barazim 1–1 ne shtepi ndaj Chievo Verones. Me 3 maj, ai luajti si titullar gjate gjithe finales se Coppa Italias, duke ndihmuar skuadren te mposhte Fiorentinen me rezultatin 3–1.

Me 22 dhjetor 2014, Albiol fitoi trofeun e dyte me Napolin, Superkupen e Italise ndaj Juventusit; ai luajti 120 minuta me sfiden qe u mbyll ne barazim 2–2 me pas shkoi te gjuajet e penalltive, ku Albiol shenoi penalltine e trete te ekipit ne nje fitore 6–5 ne Stadiumin Jassim Bin Hamad.

Me 10 janar 2016, Albiol shenoi gol pas dy vitesh ne nje ndeshje ndaj Frosinone, duke hapur serine e fitores 5–1 me nje gol ne minuten e 20te; kjo fitore i dha ekipit kryen e renditjes. Ai zhvilloi paraqitjen e tij te 100te ne Serie A me 3 shkurt 2016 ne fitoren 2–0 ne Rome ndaj Lazios. Albiol ishte nje nga lojtaret me te rendesishem te ekipit gjate sezonit 2015–16, duke luajtur ne 36 nga 38 ndeshjet e kampionatit, te cilen Napoli e mbylli ne vendin e dyte mbrapa Juventusit, pavaresisht se koleksionoi 82 pike.

Ne shtator 2016, Albiol firmosi nje kontrate te re deri ne qershor 2020 me klubin. Ne qershor 2018, ai rinovoi kontraten e tij edhe me nje vit, duke zgjatur qendrimin e tij ne Napoli deri ne qershor 2021.

                                     

2.4. Karriera me klube Villarreal

Me 4 korrik 2019, Albiol u rikthye ne Spanje dhe firmosi nje kontrate tre-vjeçare me Villarreal. Ai beri debutimin e tij me 17 gusht, ne barazimin 4–4 ne shtepi kunder Grandes ne ndeshjen hapese te La Ligas 2019–20. Me 15 dhjetor, Albiol regjistroi golin e pare me Villarrealin ne fitoren 2–1 ne transferte ndaj Seviljes, duke shenuar golin e pare te takimit ne minuten e 13te.

                                     

3. Kariera nderkombetare

Pasi luajti per Spanjen nen-21, Albiol luajti ndeshjen e pare per ekipin te rriturve me 13 tetor 2007 ne nje fitore 3–1 ndaj Danimarkes e vlefshme per kualifikueset e UEFA Euro 2008. Ai u thirr ne fazen finale te turnamentit, te cili ekipi e fitoi per here te dyte ne histori, duke luajtur dy here, kunder Suedise si zevendesues per te demtuarin Carles Puyol dhe Greqise.

Trajneri ri i kombetares Vicente del Bosque e perfshiu Albiolin ne listen e ekipit qe do te luante ne Kupen e Konfederatave 2009 ne Afriken e Jugut. Ai luajti si titullar ne ndeshjen e pare te ekipit kunder Zelandes se Re, duke qene ne qender te mbrojtjes sebashku me Puyolin dhe duke lene mbrapa shokun e skuadres te Valencia Carlos Marchena; Spanja fitoi me rezultatin tenistik 5–0.

Albiol u zgjodh edhe per 2010 FIFA Kupen e Botes, por nuk luajti asnje ndeshje gjate turnamentit per shkak demtimi ne stervitje me ekipin qe doli triumfues. Ai u thirr edhe per ne UEFA Euro 2012 qe u zhvillua ne Poloni dhe Ukraine, por serisht si lojtar rezerve, me Spanjen qe arriti nje tjeter sukses.

Albiol u thirr ne listen fillestare prej 30 lojtaresh per te luajtur ne 2014 FIFA Kupen e Botes, dhe po ashtu edhe ne listen perfundimtare. Ai luajti ndeshjen e tij te pare ne nje Kupe Bote ne ndeshjen e fundit te grupit ndaj Australise me Spanjen qe ishte eliminuar; ai luajti gjate gjithe ndeshjes ne mbrojtje sebashku me Sergio Ramosin duke kontribuar ne nje fitore 3–0.

Ne shtator 2018, Albiol mori nje thirrje nga trajneri Luis Enrique per ndeshjet hapese te UEFA Liges se Kombeve kunder Anglise dhe Kroacise, duke u rikthyer ne kombetare pas tre vitesh. Megjithate, ai ishte nje zevendesim i paperdorur ne te dyja ndeshjet. Albiol u thirr serisht nje muaj me vone, duke luajtur si titullar per 90 minuta ne nje miqesore te fituar ndaj Uellsit 4–1, duke regjistuar ndeshjen e pare me Furine e Kuqe ne tre vite.



                                     

4. Jeta personale

Pseudonimi i Albiol eshte El Chori ". Vellai i tij me i madh, Miguel, ka qene gjithashtu nje futbollist i cili luante si mesfushor. Ai u formua ne akademine e Valencias, dhe luajti nje ndeshje ne lige me ekipin e pare, por e shpenzoi shumicen e karrieres duke perfaqesuar Rayo Vallecanon. Babai i tij, gjithashtu i quajtur Miguel, luajti ne ligat e uleta me se shumti me Benidorm CF, dhe gjithashtu luajti dy here ne Segunda División per CE Sabadell FC ne sezonin 1979–80; vellai i tij me i vogel, Brian, u emerua ne nder te Brian Laudrup, i cili adhurohej nga Raúli per shkak te sukseseve te tij me kombetaren daneze.

Albiol eshte i babai i dy vajzave me gruan e tij Alicia; Azahara, lindur me 16 mars 2009 dhe Alma, lindur me 7 janar 2010. Ne vitin 2008, ai, sebashku me Guillermo Francon dhe Marcos Sennen, themeluan Evangélico FC, nje organizate me 140 atlete dhe 16 trajnere qe synonin te promovonin vlerat e krishtere te atletet e rinje ne Spanje.

                                     

5. Trofe

Klube

Valencia
  • Kupa UEFA: 2003–04
  • Copa del Rey: 2007–08
Real Madrid
  • Copa del Rey: 2010–11; Finalist 2012–13
  • La Liga: 2011–12
  • Supercopa de España: 2012; Finalist 2011
Napoli
  • Supercoppa Italiana: 2014
  • Coppa Italia: 2013–14

Kombetarja

Spanja
  • UEFA Kampionati Evropian: 2008, 2012
  • FIFA Kupa e Botes: 2010
  • UEFA Kampionati Evropian nen-19: 2004
  • FIFA Kupa e Konfederatave: vendi i trete 2009; finalist 2013

Personale

  • La Liga Zbulimi i Vitit: 2006
  • UEFA Liga e Evropes Skuadra e Sezonit: 2014–15
                                     

6. Lidhje te jashtme

  • Raúl Albiol te National-Football-Teams.com
  • Raúl Albiol – Rekordi ne kompeticionet e FIFA-s
  • Statistikat dhe biografia
  • Raúl Albiol te BDFutbol
  • Statistikat te Tutto Calciatori
                                     
  • 2013 14, duke marrë fanellën me numër 18 që u vesh për herë të fundit nga Raúl Albiol Më 3 korrik 2014, Nacho firmosi një kontratë të re me klubin deri në
  • Spanjës, duke shënuar 59 gola në periudhën 2005 2017, ku zhvilloi 98 ndeshje. Raúl është golashënuesi i dytë më i mirë me 44 gola në 102 ndeshje gjatë periudhës

Users also searched:

...