Back

ⓘ Shpikje dhe zbulime në shekuj




                                     

ⓘ Shpikje dhe zbulime në shekuj

Shpikje dhe zbulime ne shekuj Autori: Niko Gjeci. Botuesi: Toena. Faqet e librit 632.

Duke pasur per synim qe libri te jete sa me i dobishem dhe interesant per kategori te ndryshme lexuesish, veçanerisht per nxenesit e klasave te larta te shkollave te mesme dhe studentet e universiteteve, eshte bere kujdes qe çdo shpikje te trajtohet ne menyre maksimalisht te kuptueshme, te qarte dhe terheqese. Lexuesi do te mesoje jo vetem sesi jane realizuar shpikje te ndryshme, por edhe sesi njerez te zote, mendjendritur, me pasion, vullnet e perkushtim te veçante kane punuar e realizuar shpikje te mrekullueshme, duke i dhuruar gjithe shoqerise njerezore zhvillim e perparim. Njohja me historine e shfaqjes dhe perhapjes se shpikjeve ne shekuj eshte historia me e bukur e jetes njerezore. Ajo ndryshon nga historia e njerezimit qe lexuesi ka mesuar ne shkolle, e cila, si dihet, karakterizohet nga luftera te pergjakshme te shoqeruara me viktima te panumerta, me shkaterrime e demtime kolosale ne te gjitha fushat e jetes. Njohja me shpikjet dhe zbulimet e ndryshme te shfaqura ne kohe e hapesire gjate shekujve tregon historine e njerezimit per ta bere jeten me te mire, me komode, me te kulturuar dhe te civilizuar ne te gjitha drejtimet. Pikerisht per kontributin teresor qe kane dhene dhe japin shpikjet dhe zbulimet, njohja me to eshte sa interesante dhe po aq e bukur. Historia e shpikjeve dhe zbulimeve ne shekuj krijon te lexuesi ndjenje kenaqesie dhe mirenjohjeje te veçante ndaj gjithe atyre njerezve inteligjente, pasionante me plor perkushtim qe krijuan apo zbuluan ato. Eshte ky fakt qe e ben kete histori shume te ndryshme nga ajo qe mesohet ne shkolla, e cila, siç dihet, karakterizohet nga luftera te pergjakshme dhe shkaterrimtare e demtime kolosale ne te gjitha fushat e jetes. Shpikjet dhe zbulimet ne shekuj jane tregues te zhvillimit dhe perparimit te jetes ne pergjithesi.

                                     
  • nga Johannes Gutenberg. Kjo shpikje së bashku me letrën, uli koston dhe shumëfishoi numrin e librave duke shkaktuar në të gjithë Evropën një lloj përhapje

Users also searched:

...
...
...