Back

ⓘ Marko Livaja




Marko Livaja
                                     

ⓘ Marko Livaja

Marko Livaja eshte nje futbollist Kroat qe luan si Sulmues per FC Rubin Kazan ne Premier League Ruse i huazuar nga Inter. Livaja gjithashtu eshte pjese e Kroacise U–21.

                                     

1. Karriera me klube

Rubin Kazan

Me 15 maj 2014, Livaja firmosi me klubin rus Rubin Kazan, me klubin e Premier Leagues Ruse qe pagoi per sulmuesin e ri 6 milion €, dhe me Livajen qe firmosi nje kontrate pese-vjeçare.

                                     

1.1. Karriera me klube Cesena

Livaja u bashkua me Cesenen ne veren e 2011 pas nje marreveshjme me Hajduk Split per 250.000 mij € dhe ne janar 2012 u rikthye tek Inter Cesena e shiti Livajen tek Inter ne formen e bashkpronesise per 2.25 Milion € dhe mori gjysmen e kartonit te Thomas Pedrabissi per 1 milion €. Livaja luajti per Cesenen ne skuadren e pare dhe tek te rinjte. Ai beri debutimin e tij ne Serie A ne tetor 2011 kunder Fiorentines.

                                     

1.2. Karriera me klube Internazionale

Pasi u rikthye tek Inter ne janar 2012, Livaja ishte nje pjestar i Inter Primavera, dhe arriti te fitoj NextGen series ne sezonin 2011–12. Pasi Andrea Stramaccioni u be trajner i skuadres se pare, Livaja mori thirrjen e pare per te luajtur ne skuadren e pare ne ndeshjen kunder Genoas, por ne ate ndeshje nuk luajti asnje minute.

                                     

1.3. Karriera me klube Sezoni 2012–13

Ne sezonin 2012–13, Livaja luajti ne ndeshjen e pare te sezonit ne Serie A kunder Pescares, ndeshja perfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 0–3. Ai luajti ndeshjen e pare si titullar kunder Romes ne shtator 2012. Ai koleksionoi gjithsej 6 ndeshje ne Serie A gjate gjysmes se pare te sezonit, por nuk arriti te shenoj asnje gol. Livaja luajti me shume minuta gjate ndeshjeve evropiane te Interit, ai ishte zgjedhja e pare ne formacion e trajnerit Stramaccioni per ndeshjet e grupit H ne Ligen e Evropes kunder Rubin Kazan, FK Partizan dhe Neftchi Baku PFC. Ai shenoi golin e pare per fanellen e Interit me 20 shtator 2012 ne barazimin ne San Siro 2–2 kunder Rubin Kazan. Pasi Inter perfundoi i dyti ne grupin H mbrapa Rubin Kazan, Livaja ishte golashenuesi me i mire me kater gola ne gjashte ndeshje. Per shkak te konkurrences se forte ne sulmin e Interit, ku benin pjese Milito, Cassano dhe Palacio, ne janar, Livaja kerkoi huazimin per te luajtur me shume minuta dhe per te shenuar me shume gola. Me 31 janar 2013, Livaja u huazua zyrtarisht tek Atalanta.



                                     

1.4. Karriera me klube Atalanta

Me 31 janar, ai u huazua zyrtarisht tek Atalanta si pjese e transferimit te mesfushorit Schelotto tek Interi, ai u huazua ne formen e bashkpronesise, ku 50% te kartonit e zoterote Cesena dhe pjesen tjeter Interi. Livaja beri debutimin e tij zyrtare me klubin me 10 shkurt kunder Catanias. Ai shenoi golat e pare per Atalanten ne javen e 26 kunder Romen; ndeshja perfundoi me rezultatin 2–3. Ne prill, ai u la jashte listes per ndeshjen kunder Sampdorias. Sulmuesi ri u la jashte skuadres per shkak te thyerjes se rregullave disiplinore, siç tregoi ne nje konference per shtyp trajneri Stefano Colantuono. Ai luajti ndeshjen e pare kunder klubit te tij Inter me 7 prill, ai hyri ne pjesen e dyte si zevendesues. Ai nuk arriti te shenoje asnje gol ose te dhuronte ndonje impakt ne fushen e lojes, ne fillim ai dhuroi nje assist per Bonaventuren i cili barazoi rezultatin 1–1 dhe fitoi nje penallti e cila u realizua nga German Denis per ta bere rezultatin 3–4. Ne prill, Livaja u nderua me çmimin "Lojtari i muajit" per muajin shkurt, nje çmim i dhuruar nga tifozet e skuadres. Me 7 maj, perpara ndeshjes me Juventusin, Livaja u perjashtua nga skuadra pasi serisht theu rregullat disiplinore, kete here ai pati nje konflikt ne stervitje me shokun e skuadres Ivan Radovanović.

                                     

1.5. Karriera me klube Sezoni 2013–14

Me 20 qershor, Inter dhe Atalanta rane dakort qe te zgjasinin marreveshjen e tyre edhe per nje vit. Ne ndeshjen e pare zyrtare te sezonit me 18 gusht, Livaja shenoi dy gola ne fitoren 3–0 kunder Barit ne Coppa Italia. Ai shenoi golin e pare ne lige ne humbjen 4–3 kunder Parmes me 25 shtator. Me 10 nentor, Livaja shenoi nje gol vendimtar ne minuten e 93 per ti dhene fitoren skuadres me rezultatin 2–1 kunder Bolognes.

                                     

1.6. Karriera me klube Rubin Kazan

Me 15 maj 2014, Livaja firmosi me klubin rus Rubin Kazan, me klubin e Premier Leagues Ruse qe pagoi per sulmuesin e ri 6 milion €, dhe me Livajen qe firmosi nje kontrate pese-vjeçare.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Livaja ka perfaqesuar Kroacine nga skuadra U–15 e deri ne skuadren U–21. Ai ka luajtur per kombetaren U–15 ne maj 2008 duke luajtur kater ndeshje dhe duke shenuar kater gola. Ai vazhdoi udhen e tij duke luajtur edhe per kombetaren U–16, ai luajti shtate ndeshje dhe shenoi gjashte gola. Me 10 nentor 2011, Livaja beri debutimin e tij me kombetaren U–19 ne fitoren 4–2 kunder Finlandes U–19, ai gjithsej ka luajtur shtate ndeshje dhe ka shenuar dy gola. Ai debutoi per kombetaren U–21 me 5 shkurt 2013 ne nje ndeshje miqesore kunder Hollandes U–21. Me 23 Mars, Livaja shenoi golin e pare me kombetaren U–21 ne fitoren 3–0 kunder Serbise U–21.

Ne qershor 2013, Livaja u thirr nga kombetarja U–20 per te luajtur ne Kupen e Botes U–20 qe u zhvillua Turqi. Ai luajti ne ndeshjen e pare te grupit F me 23 qershor ne fitoren 1–0 kunder Uruguajit, me pas u zevendesua me Kruno Ivančić ne minuten e 71. Livaja shenoi golin e pare ne Boteror ne barazimin 1–1 kunder Uzbekistanit, ai shenoi ne minuten e 65. Kroacia U–20 pasi kaloi grupin F e para me shtate pike, u eleminua ne raundin e pare me eleminim nga Kili U–20 me rezultatin 0–2.