Back

ⓘ David Luiz




David Luiz
                                     

ⓘ David Luiz

David Luiz Moreira Marinho eshte nje futbollist profesionist brazilian i cili luan me klubin anglez Arsenal dhe kombetaren braziliane. Pozicioni i tij natyral eshte qender-mbrojtes, por ai mund te luaj edhe si mesfushor mbrojtes.

Pasi filloi karreren futbollistike te Vitória, Luiz u transferua te Benfica qe ne moshen 19 vjeçare. Atje ai luajti pese sezone tre te plote. Ai u transferua ne Janar 2011 te Çelsi, ku qe sezonin e pare fitoi Ligen e Kampioneve dhe FA Cup. Ne qershor 2014, Luiz u transferua te klubi francez Paris Saint-Germain per nje shume 50 milion £, nje shume rekord per nje mbrojtes.

David Luiz beri debutimin e tij nderkombetar ne vitin 2010 dhe qe nga ajo kohe ka luajtur 56 ndeshje. Ai ishte pjese e skuadrave braziliane qe fituan Kupen e Konfederatave 2013 dhe qe arriten ne gjysme-finalen e Kupes se Botes 2014.

                                     

1.1. Karriera me klube Vitória

Lindur ne Diadema, São Paulo nga prinderit Ladislao dhe Regina Marinho, David Luiz arriti te Esporte Clube Vitória qe ne moshen 14 vjeçare pasi u la i lire nga São Paulo FC, dhe filloi duke luajtur si mesfushor mbrojtes, por per pak sa nuk u largua nga klubi per shkak te performancave te dobta ne ate pozicion. Megjithate, ai me vone u perdor si qender mbrojtes duke u ambjentuar mire.

David Luiz beri debutimin e tij me skuadren ne vitin 2006, duke shkelqyer ne barazimin 2–2 kunder Santa Cruz Futebol Clube per ndeshjen e vlefshme per Kupen Braziliane te atij sezoni. Ne situaten me te keqe te historise se klubit, ne divizionin e trete, klubi arriti te ngjitej ne nivelin e dyte pasi e mbylli ligen ne vendin e dyte, me lojtarin qe luajti ne tete nga nente ndeshjet e fundit vendimtare te klubit, duke shenuar golin e vetem te tij me 3 shtator 2006 ne fitoren 2–0 ne shtepi kunder Clube Atlético do Porto.

                                     

1.2. Karriera me klube Benfica

Me 30 Janar 2007, Luiz firmosi me klubin portugez Benfica per te zevendesuar veteranin Ricardo Rocha qe u transferua te Tottenham Hotspur ne formen e huazimit. Ai beri nje debutim jo te mire ne Kupen UEFA kunder Paris Saint-Germain ne Parc des Princes; ai e nisi ndeshjen si titullar ne qender te mbrojtjes sebashku me brazilian tjeter Anderson, duke zevendesuar Luisãon e demtuar. Benfica humbi ndeshjen me rezultatin 2–1, por arriti te kualifikohej ne raundin tjeter me rezultatin e pergjithshem 4–3.

Me 12 mars 2007, ai luajti ndeshjen e tij te pare ne lige kunder União de Leiria. Ne fund te sezonit, Luiz firmosi nje kontrate pese-vjeçare me klubin, dhe ne fund te sezonit, pas dhjete paraqitje ne lige, ai u ble perfundimisht nga klubi per 1.5 milion €. Para fillimit te sezonit te ri, ai shenoi golin e pare me klubin ne turnamentin miqesor Torneio do Guadiana kunder Sporting Clube de Portugal. Per shkak te nje demtimi, David Luiz arriti te zhvillonte vetem tete paraqitje ne lige, megjithate, Benfica perfundoi e katerta.

Me 11 janar 2009, David Luiz shenoi golin e tij te pare zyrtar me klubin, duke shenuar golin e vetem ne suksesin kunder rivaleve te Sporting de Braga. Ai gjate shumices se sezonit luajti si mbrojtes i majte, ne vend te lojtarit te kombetares portugeze Jorge Ribeiro.

Nderkohe, gjate sezonit 2009–10, kur trajneri ri i Jorge Jesus mberriti ne klub, Luiz u be zevendes-kapiten dhe simboli i skuadres. Ai ishte i pranishem ne çdo ndeshje te sezonit, duke luajtur 49 ndeshje zyrtare tre gola ne 4.206 minuta ne ate sezon, me Benficen fitoi titullin e pare te liges pas pese vitesh. Ne gjysme-finalen e pare te Taça da Liga, ne nje fitore 4–1 jashte fushe kunder Sporting Clube de Portugal, David Luiz shenoi golin e pare ne minuten e tete, ne fund, Benfica u shpall fituese e kupes duke mundur Porton ne finale me rezultatin 3–0. David Luiz u shpall "Lojtari i Vitit i Liges Portugeze" ne ate sezon, duke marre 38% te votave, kurse ndjekesi ishte shoku i tij i skuadres Ángel Di María, i cili mori vetem 8%.

Me 30 shtator 2009, Benfica shiti 25% te drejtave ekonomike te lojtarit te pala e trete Benfica Stars Fund, si nje pergatitje per nje transferim te mundshem te lojtarit ne ardhmen. Ai u vleresua 18 milion €; kontrata e tij gjithashtu u rinovua ne Tetor, me nje klauzole lirimi 50 milion €.

                                     

1.3. Karriera me klube Chelsea

Me 31 janar 2011, David Luiz kompletoi levizjen te gjigandi anglez Çelsi per shifren 25 milion €, duke firmosur nje kontrate pese-vjeçare e gjysem; si pjese e marreveshjes, mesfushoriNemanja Matić kaloi te Benfica ne forme huazimi deri ne fund te sezonit pas perfundimit te huazimit te tij te Vitesse ne Hollande. Ai beri debutimin e tij zyrtar ne Premier Lige me 6 shkurt, duke zevendesuar portugezin José Bosingwa ne humbjen 1–0 ne shtepi kunder Liverpoolit. Tete dite me vone, ai luajti ndeshjen e pare si titullar me Çelsin ne barazimin pa gola kunder Fulhamit ne Craven Cottage. Ai u be menjehere i pelqyeri i tifozeve te klubit, duke u nderuar me çmimin Barclays Lojtari i Ndeshjes per performancen e tij, pavaresisht se shkaktoi nje penallti ne minuten e 93te, qe u prit nga Petr Čech.

Me 1 mars 2011, David Luiz shenoi golin e tij te pare me Çelsin kunder Manchester United ne Stamfort Bridge, duke ndihmuar "Blute" te kthenin rezultatin dhe te fitonin 2–1. Me 20 mars, ai shenoi me koke golin e dyte me Blute duke kontribuar ne fitoren 2–0 kunder Manchester City, duke u nderuar serisht me çmimin e lojtarit te ndeshjes, dhe me çmimin e Lojtarit te Muajit per muajin mars.

David Luiz humbi tre ndeshjet e para te sezonit 2011–12 per shkak te nje demtimi ne gju. Ai u rikthye ne ekip me 13 shtator 2011 ne ndeshjen e fazes se grupeve te Liges se Kampioneve kunder Bayer Leverkusen, duke shenuar gol me nje gjuajtje nga 15 metra per te prishur ekujlibrat ne fitoren 2–0 ne Stamfort Bridge. Ne ndeshjen e tij te dyte, ai shenoi me penallti ne fitoren 4–3 nga gjuajtjet e penalltive kunder Fulham ne raundin e trete te Kupes se Liges; koha e rregullt dhe shtesa perfunduan ne barazim pa gola.

Me 5 shkurt 2012, ne nje ndeshje kunder Manchester United, David Luiz shenoi golin e trete te ekipit te tij ne nje barazim 3–3, edhe pse "Blute" ishin ne avantazh te trefishte; gjuajtja e tij me koke ne momentin e golit erdhi fale nje krosimi nga Juan Mata u devijua nga Rio Ferdinand, duke perfunduar ne rrjete. Po ne ate muaj, ai shenoi nje gol spektakolar me nje gjuajtje qe u ndal ne trekendesh ne fitoren 3–0 ne shtepi ndaj Bolton Wanderers.

Me 14 mars 2012, Çelsi u perball kunder Napolit ne raundin e 16-tave te Liges se Kampioneve; pas humbjes 1–3 ne Stadio San Paolo ne ndeshjen e pare, Luiz beri nje paraqitje mbreslenese ne ndeshjen e kthimit, ku Çelsi fitoi me rezultatin 4–1 pas kohes shtese. Ai u zgjodh nga UEFA si lojtari i Ndeshjes; Luiz u zgjodh lojtari i ndeshjes edhe ne çerek-finalen e pare kunder ish skuadres se tij Benfica fitore 1–0 jashte fushe. Megjithate, pasi la fushen ne gjysem-finalen e Kupes FA kunder Tottenham Hotspur per shkak te nje demtimi muskular, klubi njoftoi se mbrojtesi do te humbiste dy ndeshjet gjysem-finale te Liges se Kampioneve kunder Barcelones dhe finalen e Kupes FA. Pavaresisht se mungoi ne keto ndeshje te rendesishme, Luiz u rikthye ne kohe per finalen e Liges se Kampioneve; per shkak te pezullimit te kapitenit John Terry, ai luajti si titullar per 120 minuta. Çelsi fitoi trofeun per here te pare pasi mposhti Bayern Munich nga gjuajtjet e penalltive.

Me 22 shtator 2012, Luiz firmosi nje kontrate te re pese-vjeçare me Çelsin. Ai e filloi sezoni e ri si nje titullar ne qender te mbrojtjes, ku partner kishte Gary Cahill ose Terry; ai shenoi golin e pare te sezonit me goditje denimi ne fitoren 4–0 jashte fushe kunder Nordsjælland e vlefshme per ndeshjen e fazes se grupeve te Liges se Kampioneve 2012–13. Ne edicionin e atij viti te FIFA Kupes se Botes per Klube, Çelsi humbi ne finale kunder brazilianve te Corinthians; Luiz u zgjodh lojtari i dyte me i mire i turnamentit, duke marre Topin e Argjende per performancat e tij, ku nje ndeshje e luajti si mesfushor mbrojtes. Ai luajti serisht ne ate pozicion ne fitoren rekord 8–0 kunder Aston Villes ne javen e ardhshme, duke shenuar nje nga golat me goditje denimi dhe ne fund u zgjodh lojtari i ndeshjes.

Drejte perfundimit te sezonit, Luiz hyri ne nje forme golashenuesi, fillimisht duke shenuar me 17 prill ne fitoren 3–0 kunder rivaleve londinez Fulham, dhe me pas ne te dyja ndeshjet gjysem-finale te Liges se Evropes kunder zviceraneve te Basel; i pari erdhi ne minuten e fundit me nje goditje denimi e cila kaloi murin mbrojtes dhe perfundoi ne rrjete nga krahu i portierit per te siguruar nje fitore dramatike 2–1 jashte fushe, duke i dhene Çelsit nje avantazh komod per ndeshjen e kthimit ne Stamford Bridge.

Luiz u kritikua gjeresisht per nje incident te diskutueshem ne fitoren e Çelsit 1–0 kunder Manchester United ne Old Trafford me 5 maj. Pas nje dueli me mbrojtesin kundershtar Refael, Luiz mori nje te shtyre dhe perfundoi jashte vizave te fushes. Megjithate, ai u pa nga tifozet duke qeshur gjate kohes qe ishte i shtrire ne toke. Luiz e mbrojti veten e tij, duke thene se ai qeshi me tifozet e Manchester United te cilet e kishin ofenduar ate.



                                     

1.4. Karriera me klube Paris Saint-Germain

Me 13 qershor 2014, Luiz u transferua te klubi francez Paris Saint-Germain per nje shume 50 milion £, nje shume rekord per nje mbrojtes.

Me 11 mars 2015, ai shenoi ne rikthimin e tij ne Stamford Bridge per ndeshjen e kthimit te raundit te 16-tave te Liges se Kampioneve me PSG-ne qe barazoi 2–2 kunder ish klubit te tij Çelsi per ta eleminuar klubin anglez me rregullin golit jashte fushe. Ai kerkoi falje per festimin e golit, duke thene se nuk i permbajti dot emocionet e momententit.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Luiz ishte pjese e Brazilit U20 ne Kupen e Botes nen-20 ne vitin 2007. Paraqitjet e tij te mira me Benficen terhoqen vemendjen e trajnerit Mano Menezes, i cili e thirri dhe beri qe ai te debutonte kunder Shba-se me 10 gusht 2010. Brazili fitoi me rezultatin 2-0 me gola te Neymar dhe Alexandre Pato. Kjo ishte ndeshja e pare e Menezes i cili kishte zevendesuar te shkarkuarin Dunga.

David Luiz ishte prezent ne çdo skuader gjate drejtimit te Menezes dhe u thirr per Copa Américan e vitit 2011, por nuk beri asnje paraqitje ne turnament per shkak te nje demtimi. Ne nje ndeshje miqesore kunder Meksikes ne tetor te atij viti, David Luiz shenoi nje autogol por Seleção fitoi ne fund me rezultatin 2–1.

Me 7 shtator 2012, David Luiz u be kapiten i Brazilit per here te pare ne ndeshjen kunder Afrikes se Jugut ne São Paulo.

Luiz u thirr nga trajneri Luiz Filipe Scolari per te luajtur me Brazilin ne Kupen e Konfederatave 2013 qe u zhvillua ne vendlindjen e tij. Sebashku ne formacion me Thiago Silven, ai luajti si titullar ne te gjitha ndeshjet e kombetares. Ne finale, ku Brazili fitoi me rezultatin 3–0 kunder Spanjes, David Luiz u be hero duke evituar nje gol ne vijen fatale pas nje goditje nga Pedro.

Me 2 qershor 2014, David Luiz ishte ne listen e lojtareve qe u thirren per te luajtur ne Kupen e Botes 2014. Ai shenoi golin e pare me kombetaren ne barazimin 1–1 kunder Kilit ne ndeshjen e raundit te 16-tave. Ai gjithashtu shenoi edhe penalltine e tij ne gjuajtjet e penalltive duke ndihmuar Brazilin te shkoje ne çerek-finale, ku shenoi golin e fitores ne suksesin 2–1 kunder Kolumbise. Per shkak te mungeses se Thiago Silves per shkak pezullimi, Luiz ishte kapiten i skuadres ne humbjen poshteruese 7–1 kunder Gjermanise ne gjysem-finale.

                                     

3. Jeta personale

David Luiz ka thene se ai eshte nje i Krishter i devotshem dhe se shembull i tij eshte Kaká. Ai thote: "Besimi im me jep besimin se une mund te shkoj jashte dhe te permiresohem si lojtar. Ajo me jep force dhe frymezim". Ai me pas shtoi: "Çdo gje ne jete i takon Perendine Qellimi yne ka qene tashme plotesisht jashte."

                                     

4. Statistikat e karrieres

Klube

Redaktuar me 21 maj 2013

1 Perfshire kompedicione kontinentale si UEFA Liga e Kampioneve, Kupa UEFA / Liga e Europes dhe UEFA Super Kupa. 2 Perfshire turnamente te tjera si FA Community Shield, FIFA Kupa e Botes per Klube, Supertaça Cândido de Oliveira dhe Campeonato Baiano.

Golat me kombetaren

Lista e golave dhe rezultateve me kombetaren braziliane:
                                     

5. Trofe

Klube

Vitória
  • Campeonato Baiano 1: 2005
Benfica
  • Taça da Liga 3: 2008–09, 2009–10, 2010–11
  • Primeira Liga 1: 2009–10
Chelsea
  • FA Cup 1: 2011–12
  • UEFA Liga e Kampioneve 1: 2011–12
  • UEFA Liga e Evropes 1: 2012–13

Personale

  • PFA Lojtari i muajit nga fansat: Mars 2011
  • Premier League Player of the Month: Mars 2011
  • FIFA Kupa Boterore e Klubeve: Topi i Argjende 2012
  • Primeira Liga Player of the Year: 2009–10