Back

ⓘ Mauro Icardi




Mauro Icardi
                                     

ⓘ Mauro Icardi

Mauro Emanuel Icardi Rivero eshte nje futbollist profesionist argjentinas i cili luan si sulmues per klubin francez Paris Saint-Germain, ne huazim nga Internazionale, dhe kombetaren argjentinase.

                                     

1.1. Karriera me klube Karriera e hershme

Icardi ka lindur ne Rosario te Argjentines, dhe familja e tij levizi ne Spanje qe kur Icardi ishte 6 vjeç. Icardi filloi te luante futboll me Vecindario. Ne Vecindario, Icardi shenoi rreth 500 gola ne kategorite e moshave te vogla. Ne vitin 2008, Icardi nuk pranoi qe te luante per Barcelonen dhe Real Madridin pas ofertave qe kishte marre nga Valencia, Sevilja, Espanyol, Arsenal dhe Liverpool. Barcelona fitoi garen per te blere Icardin, dhe firmosen me te deri ne vitin 2013.

                                     

1.2. Karriera me klube Barcelona

Icardi hyri te klubi katalans ne fillim te sezonit 2007–08, dhe u vendos ne skuadren U–17. Me pas pasi u vendos ne skuadren U–19, dhe me pas u transferua te Sampdoria ne formen e huazimit ne janar 2011. Icardi me vone tha qe largimi nga Barcelona nuk ishte nje vendim i keq.

                                     

1.3. Karriera me klube Sampdoria

Me 11 maj 2011, Sampdoria lajmeroi se Icardi kishte firmosur me klubin, ne formen e huazimit deri ne fund te sezonit. Pas gjashte muajve te suksesshme me Sampdorian, Icardi numeronte 13 gola ne 19 ndeshje me Primaveran e Sampdorias. Drejtuesit e Sampdorias shfrytezuan mundesine e blerjes, duke e blere sulmuesin argjentinas per 400.000 € ne korrik 2011 duke i dhuruar nje kontrate tre-vjeçare.

Me 12 maj 2012, Icardi beri debutimin e tij zyrtar me skuadren e pare ne nje ndeshje kunder Juve Stabias, duke hyre ne minuten e 75 pasi zevendesoi uruguajian Bruno Fornaroli. Vetem dhjete minuta pasi kishte hyre ne fushe, Icardi shenoi golin e dyte te ndeshjes, duke i dhene fitoren skuadres se tij me rezultatin 2–1.

Me 26 shtator 2012, ai beri debutimin e tij me Sampdorian ne Serie A kunder Romes, duke hyre ne minuten e 49 pasi zevendesoi paraguajianin Marcelo Estigarribia. Me 12 nentor 2012, Icardi shenoi golin e tij te pare ne Serie A ne Derbin e fituar 3–1 nga Sampdoria kunder Genoas. Me 6 janar 2013, ai shenoi dy gola ne fitoren 2–1 te Sampdorias kunder gjigandeve te Juventus ne Juventus Stadium duke i shkaktuar ketyre te fundit humbjen e dyte qe pas hapjes se stadiumit te ri. Me 27 janar 2013, Icardi shpertheu duke shenuar kater gola ne fitoren 6–0 te Sampdorias kunder skuadres se sapongjitur Pescara duke e zhvendosur kete te fundit ne vendin e fundit ne Serie A. Me 18 maj 2013, ne javen e fundit te Serie A, Icardi i shenoi serisht Juventusit, dhe i dha fitoren skuadres se tij me rezultatin 3–2.

Gjithsej, Icardi luajti 33 ndeshje me Samdorian, dhe shenoi 11 gola.



                                     

1.4. Karriera me klube Inter

Ne muajin prill, Mauro Icardi lajmeroi se ai sezonin tjeter do te luante per Interin. Marreveshjen me vone e konfirmoi edhe vete klubi i Sampdorias. Icardi zgjodhi fanellen me numrin 9. Ai shenoi golin e pare per Interin ne ndeshjen parasezonale kunder Hamburgut qe perfundoi ne barazimin 1–1. Ai e shenoi golin qe ne minuten e dyte pas nje pasimi te mesfushorit Fredy Guarín.

                                     

1.5. Karriera me klube Sezoni 2013–14

Me 14 shtator 2013, Icardi shenoi golin e tij te pare zyrtare per Interin ne Serie A ne barazimin 1–1 ne San Siro kunder Juventusit. Gjate pjeses se pare te sezonit, ai humbi shumicen e ndeshjeve per shkak te demtimeve te shumeta.

Me 15 shkurt 2014, ne ndeshjen jashte fushe kunder Fiorentines ne Stadio Artemio Franchi, ai u rikthye ne fushen e lojes pas plot 4 muajsh duke shenuar golin e fitores vetem 10 minuta pasi kishte hyre ne fushe, ndeshja perfundoi me rezultatin 1–2. Me 5 prill 2014, Icardi shenoi dy gola ne barazimin 2–2 ne San Siro kunder Bolognes, kjo ishte hera e pare qe ai shenonte dy gola ne nje ndeshje me Interin. Icardi shenoi edhe dy gola te tjere ne ndeshjen e rradhes kunder ish skuadres se tij Sampdoria ne fitoren 4–0 jashte fushe.

Icardi shenoi nje gol pas nje assisti te Mateo Kovačić ne fitoren 4–1 kunder Lazios ne San Siro me 10 maj 2014 duke ndihmuar skuadren e tij te siguroje kualifikimin per ne Europa League sezonin tjeter, pas golit ai shkoi te festoje me kapitenin Zanetti i cili luajti ndeshjen e fundit kompetitive ne San Siro. Ai e mbylli sezonin e tij te pare me Zikaltrit me 23 ndeshje ne te gjitha kompedicionet, ku 22 i luajti ne Serie A, duke shenuar edhe 9 gola me nje mesatare prej nje goli ne çdo 145 minuta.

Me 10 qershor 2014, Inter dhe Sampdoria arriten marreveshjen per te ndaluar bashkrpronesine e Icardit, i cili tashme eshte 100% lojtari i Zikalterve.

                                     

1.6. Karriera me klube Sezoni 2014–15

Icardi e mbylli fazen parasezonale me tre gola si golashenuesi me i mire i skuadres. Me 20 gusht 2014, ne ndeshjen e pare zyrtare per sezonin 2014–15 kunder islandezeve te Stjarnan ne ndeshjen e pare te fazes play-off te Liges se Europes, Icardi shenoi golin e pare te skuadres ne minuten e 40 duke kontribuar ne fitoren 3–0 jashte fushe. Ky ishte goli i pare ne kompedicionet evropiane per te ne debutimin e tij. Ne ndeshjen e kthimit, Icardi hyri si zevendesues ne pjesen e dyte dhe shenoi dy gola duke kontribuar ne fitoren 6–0. Inter u kualifikua per ne fazen e grupeve me rezultatin e pergjithshem 9–0.

Ai luajti 90 minuta ne ndeshjen e pare ne lige me Interin qe barazoi 0–0 jashte fushe me Torinon. Ne ndeshjen e dyte me 14 shtator ai shenoi tregolshin e dyte ne Serie A dhe te parin me Interin ne fitoren shkaterrimtare 7–0 kunder Sassuolos ne San Siro.

Me 24 shtator 2014, ai pesoi nje demtim dhe u zevendesua pas 25 minutash me sulmuesin tjeter Osvaldo ne fitoren 2–0 kunder Atalantes ne San Siro. Pas ekzaminimeve u konfirmua se Icardi do te humbiste ndeshjen kunder Kaljarit me 28 shtator dhe ndeshjen kunder Qarabağ me 2 tetor dhe pritej te bente rikthimin e tij me 5 tetor ne ndeshjen ndaj Fiorentines.

Megjithate, Icardi beri rikthimin e tij qe ne ndeshjen e rradhes me 28 shtator ne humbjen shokuese 4–1 kunder Cagliarit ne San Siro. Me 2 tetor, ne ndeshjen e dyte te fazes se grupeve te Liges se Europes kunder azereve te Qarabağ FK ne fitoren 2–0, Icardi shenoi golin e dyte. Me 26 tetor, Icardi shenoi golin e pare ne Serie A pas me shume se muaji ne ndeshjen kunder Cesenes me penallti duke i dhuruar Zikalterve fitoren e pare ne transferte me rezultatin 0–1. Serisht me penallti, Icardi u tregua serisht vendimtar per skuadren duke realizuar ne gol nje penallti te fituar ne minuten e 90 nga mesfushori Zdravko Kuzmanović ne fitoren 1–0 ne San Siro kunder Sampdorias, duke i shkaktuar ketyre te fundit humbjen e pare ne Serie A per sezonin 2014–15.

Me 9 nentor, Icardi shenoi nje dygolesh pas dy assistave te Palacios ne barazimin 2–2 kunder Hellas Verones. Ky barazim rezultoi fatal per trajnerin Walter Mazzarri i cili u shkarkua dhe u zevendesua nga i rikthyeri Roberto Mancini. Ne ndeshjen e pare me ne krye Mancinin, Icardi luajti si titullar ne barazimin 1–1 kunder rivaleve te Milanit duke humbur disa mundesi per gol.

Me 6 janar 2015, ne ndeshjen e pare per vitin 2015, Icardi shenoi golin e vetem te skuadres ne barazimin 1–1 kunder Juventusit ne Juventus Stadium; Goli erdhi ne minuten 64 pas nje assistimi te mesfushorit kolumbian Fredy Guarín. Gjate pjeses se dyte, Icardi pati nje konflikt me shokun e skuadren Pablo Osvaldo per shkak te prentendimit te ketij te fundit per nje top jo te pasur nga Icardi. Kjo gje beri qe Osvaldo te gjobitej dhe te humbiste ndeshjen kunder Genoes me 11 janar. Pikesisht kunder Genoes ne San Siro, Icardi ishte lojtari kryesor qe solli golin e Rodrigo Palacios pasi gjuaja e tij gjysem-rofeshate u kthye ne nje assist per Palacion, kurse shenoi vetem me vone me koke, Inter fitoi ndeshjen me rezultatin 3–1.

Pas kesaj fitoreje, per Interin do te vitin disa rezultate negative si eleminimi nga Kupa e Italise nga Napoli dhe humbjet ne lige kunder Torinos dhe Sassuolos, duke bere qe Interi te largohej nga "zona Champions". Ne ndeshjen kunder Sassuolos, Interi humbi 3–1 me Icardin qe shenoi golin e vetem te skuadres se tij pas nje gabimi ne mbrojtje. Pas ndeshjes, ai sebashku me kolumbianin Guarín paten nje konflikt me tifozet Ziklater te ardhur ne stadiumin "Mapei". Ata shkuan per t’iu dhuruar fanellen tifozeve, por ata i hodhen poshte duke filluar ofendimet midis tyre. Me 8 shkurt, Icardi beri autokritiken me te mire duke shenuar ne dy here ne fitoren 3–0 kunder Palermos, por nuk festoi kur shenoi golat. Pas ndeshjes Icardi tha se arsyeja e mos-festimit te golave nuk ishte konflikti me tifozet por mos-gjetja e gjuhes se perbashket me drejtuesit e klubit per rinovimin e kontrates.

Ne mars, Interi u vendos ne çerek-finale te Liges se Europes kunder gjermaneve te VfL Wolfsburg, ku Interi i humbi te dyja ndeshjet dhe u eleminua me rezultatin e pergjithshem 5–2. Icardi e mbylli sezonin e tij evropian me kater gola ne dhjete ndeshje. Me 11 prill, ai shenoi golin e pare te fitores 3–0 jashte fushe kunder Hellas Verones duke ndihmuar Interin te merrte fitoren e pare pas gjashte ndeshjesh. Ai shenoi nje dopiete ne ndeshjen e fundit te liges ne fitoren 4–3 brenda fushe kunder Empolit duke e mbyllur sezonin si golashenuesi me i mire i Serie A me 22 gola, po aq sa Luca Toni i Hellas Verones. Pavaresisht se Interi deshtoi per tu kualifikuar as ne Ligen e Kampioneve dhe as ne Ligen e Europes, Icardi vetem dy dite me vone rinovoi kontraten e tij deri ne vitin 2019 me nje page 4 milion € ne vit, duke hedhur poshte ofertat nga Anglia.



                                     

2. Karriera nderkombetare

Ne gusht 2012, Icardi beri debutimin e tij per kombetaren U–20 ne nje ndeshje kunder Gjermanise U–21.

Icardi ne shkurt 2013, Icardi shprehu deshiren e tij per te luajtur me kombetaren e pare argjentinase, ai tha: "Une ndihem Argjentinas dhe gjithmon kam enderuar qe te marr fanellen e kombetares".

Ai u thirr nga trajneri Alejandro Sabella per dy ndeshjet kualifikuese kunder Peruse dhe Uruguajit dhe me 15 tetor 2013, Icardi luajti ndeshjen e tij te pare me Argjentinen ne humbjen 2–3 kunder Uruguajit per kualfikueset e Kupes se Botes 2014.

                                     

3. Jeta personale

Icardi eshte i lidhur me modelen argjentinase Wanda Nara, ish gruan e ish shokut te tij te Sampdoria Maxi López. Gjate ndeshjes Sampdoria–Inter me 12 prill, tifozet e quajten "Wanda derby", me López i cili refuzoi ti jape doren Icardit; megjithate; ai humbi nje penallti kurse Icardi shenoi 2 gola duke ndihmuar skuadren e tij te fitoje ndeshjen 4–0. Me 27 maj 2014, Icardi sebashku me Wanda Nara-n u martuan ne Argjentine. Me 19 janar 2015, Icardi u be baba per here te pare pasi Wanda Nana solli ne jete femijen e tyre te pare, nje vajze me emrin Francesca. Ai e "festoi" lindjes e vajzes se tij duke bere nje tatuazh te madhe me emrin e saj ne gjoks.

                                     

4. Lidhje te jashtme

  • Profili i Mauro Icardi tek ZeroZero
  • Profili i Mauro Icardi tek Topforward
  • Mauro Icardi – Rekordi ne kompeticionet e UEFA-s
  • Mauro Icardi – Rekordi ne kompeticionet e FIFA-s
  • Profili i lojtarit tek inter.it
  • Uebfaqja zyrtare e lojtarit