Back

ⓘ Marco Andreolli




Marco Andreolli
                                     

ⓘ Marco Andreolli

Marco Giancarlo Andreolli eshte nje futbollist profesionist italian i cili luan si qender-mbrojtes per klubin italian Cagliari.

                                     

1.1. Karriera me klube Fillimet

Andreolli filloi te luante futboll me skuadrat e moshave te Padovas, perpara se te transferoheshe te Interi ne vitin 2003. Ai beri debutimin e tij ne Serie A ne moshen 18 vjeç kunder Reggines, gjithashtu ne sezonin 2005–06 luajti edhe dy ndeshje te tjera.

Ne sezonin 2005–06, Andreolli fitoi Coppa Italia Primavera me ekipin te rinjeve duke mposhtur Milanin ne finale.

Me 29 nentor 2006, gjate nje ndeshje ne Kupen e Italise kunder Messines, Andreolli shenoi golin e tij te pare profesionist ne minuten e gjashte.

                                     

1.2. Karriera me klube Roma

Me 27 korrik 2007, Andreolli firmosi me Romen ne nje kontrate bashkpronesie si pjese e marreveshjes qe pa rumunin Cristian Chivu te kalonte ne krahun e kundert; Andreolli kushtoi 3 milion €. Ai shpenzoi pjesen e dyte te sezonit 2007–08 ne huazim tek skuadra e Vincenzes ne Serie B.

Roma arriti qe ta blej perfundimisht kartonin e Andreollit ne veren e vitit 2008, duke e huazuar ate serisht tek Sassuolo qe luante ne Serie B per te luajtur me rregullisht.

Me 29 tetor 2009, Andreolli shenoi nje gol vendimtar ne minuten e 94te kunder Fulhamit ne ndeshjen e fazes se grupeve te Liges se Europes, ndeshja perfundoi me rezultatin 1–1.

                                     

1.3. Karriera me klube Chievo

Ne veren e vitit 2010, Andreolli u transferua tek klubi tjeter elitar Chievo Verona per te luajtuar me rregullisht. Per shkak se atij i kishte mbetur edhe nje vit kontrate me klubin kryeqytetas, vlera e transferimit ishte vetem 800.000 €.

Andreolli mori fanellen me numrin 3, dhe beri debutimin e tij zyrtar pese dite me vone duke luajtur si titullar ne ndeshjen hapese te kampionatit kunder Catanias. Me 24 janar 2011, Inter bleu gjysmen e kartonit te tij nga Chievo per 885.000 €. Andreolli u rikthye ne huazim tek Chievo. Megjithate, me 22 qershor, ai shit serisht nga klubi zikalter e rishiti per 500.000 €.

                                     

1.4. Karriera me klube Internazionale

Me 11 maj 2013, u be zyrtare qe Andreolli do te rikthehej si transferim i lire te Inter. Perpara fillimit te sezonit 2013–14, Andreolli mori fanellen me numrin 6.

Ai beri debutimin e tij pas rikthimit me 3 nentor 2013 duke luajtur nente minutat e fundit te fitores 3–0 jashte fushe kunder Udineses ne Stadio Friuli. Andreolli debutoi edhe ne Coppa Italia ne dhjetor, duke lujtur 90 minuta ne fitoren 3–2 ne San Siro kunder klubit modest Trapani.

Me 18 maj 2014, Andreolli shenoi golin e pare dhe te vetem te sezonit, golin e pare ne humbjen 2–1 jashte fushe kunder ish skuadres se tij Chievo, ne ndeshjen e fundit te skuadres per sezonin 2013–14. Kjo ishte ndeshja e fundit si profesionist per kapitenin legjendar Javier Zanetti.

Me 11 janar 2015, Andreolli luajti per here te pare si kapiten i ekipit ne triumfin 3–1 ne shtepi ndaj Genoas. Ne intervisten pas ndeshjes, Andreolli tha se te ishe kapiten i Interit ishte nje "enderr e bere realitet".

Me 31 gusht, pasi kishte luajtur vetem dhjete here ne lige ne dy sezonet e fundit, Andreolli u largua nga Italia per here te pare, duke u huazuar tek klubi i La Ligas Sevilja, per nje sezon. Debutimi i tij erdhi me 11 shtator, ne nje ndeshje kampionati ndaj Levante UD qe u mbyll ne barazimin 1–1, duke luajtur ne qender te mbrojtjes sebashku me Timothée Kolodziejczak per shkak te mungeses se Adil Ramis. Me 21 nentor, ai demtoi tendinat e akilit ne humbjen 2–0 ndaj Real Sociedad, gje qe e la jashte fushave per pjesen e mbetur te sezonit.

Me 30 qershor 2017, Andreolli u be lojtar i lire pasi Interi vendosi te mos i ofronte kontrate per sezonin e ardhshem.



                                     

1.5. Karriera me klube Cagliari

Pasi u be lojtar i lire, me 7 korrik 2017, Andreolli u bashkua me Cagliarin ne nje marreveshje dy-vjeçare. Ne sezonin e tij te pare, ai regjistroi 23 paraqitje, duke koleksionuar 1.826 minuta ne fushe.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Andreolli ka luajtur me ekipet nen-18, nen-19, nen-20 dhe nen-21. Me kombetaren nen-21, Andreolli ka luajtur nga viti 2006 deri ne vitin 2009, ku ka marre pjese edhe ne dy kampionate europiane, ku ne kampionatin e vitit 2009, arriten deri ne gjysme-finale; ai regjistroi gjithsej 24 ndeshje.