Back

ⓘ Azdren Llullaku




                                     

ⓘ Azdren Llullaku

Azdren Gani Llullaku eshte nje futbollist kosovaro-shqiptar i cili luan si sulmues me klubin Tobol te Kazakistanit ne hua nga Astana dhe me kombetaren shqiptare.

                                     

1.1. Karriera Karriera ne Itali Serie D & C

Lindur ne Istog, Llullaku levizi me familjen ne Itali ku ai ishte vetem 12 vjeç. Ai filloi te luaje futboll me A.S.D. Sacilese Calcio ne Serie D. Ne sezonin 2006–07, ai luajti gjithsej 31 ndeshje dhe shenoi 8 gola.

Ai u bashkua me F.C. Südtirol ne Serie C2 ne vitin 2007. Ne sezonin 2007–08, ai luajti gjithsej 12 ndeshje duke mos arritur dot ta gjej golin.

Ne 2008, ai u bashkua me Domegliara duke u rikthyer ne Serie D. Ne sezonin 2008–09, ai luajti gjithsej 33 ndeshje duke shenuar edhe 11 gola.

Ne 2009, ai u rikthye te ish klubi i tij Sacilese ne Lega Pro Seconda Divisione emri i shkuar Serie C2 duke mos luajtur asnje ndeshje te vetme ne sezonin 2009–10.

Ne 2010, ai u bashkua me Tamai duke u rikthyer serisht ne Serie D. Ne sezonin 2010–11, ai luajti gjithsej 33 ndeshje dhe shenoi nje shifer impresionuese 22 gola.

Ne 2011, ai vazhdoi te luante me skuadrat e Serie D pasi u bashkua me SandonàJesolo. Ne sezonin 2011-12, ai luajti gjithsej 30 ndeshje duke shenuar 13 gola.

                                     

1.2. Karriera Gaz Metan Mediaș

Pasi shpenzoi 6 vite ne Itali, me 24 korrik 2012 ai firmosi me skuadren rumune Gaz Metan Mediaș. Ai e perfundoi sezonin 2012–13 duke luajtur gjithsej 22 ndeshje perfhsire 2 ndeshje ne kupen rumune duke shenuar edhe 5 gola.

Ai e filloi sezonin 2013–14 me 20 korrik 2013 ne ndeshjen kunder Săgeata Năvodari qe rezultoi nje humbje 1–0 me Llillakun qe e nisi ndeshjen si titullar por u zevendesua ne minuten e 77. Ai shenoi me 26 korrik 2013 ne nje humbje tjeter 1–2 kunder FC Botoșani, ku Llullaku shenoi golin e barazimit te perkohshem ne minuten 54. Me 25 shtator 2013, ai shenoi dy gola ne kupen rumune ne fitoren 0–4 jashte fushe kunder Petrolistul Kaproni Boldești.

                                     

2. Karriera nderkombetare

FSHF-ja ka raportuar qe ka pasur nje interes qe Llullaku te perfaqsoje Shqiperine. Ai mori thirrjen e pare nga trajneri i kombetares Gianni De Biasi per te luajtur ne ndeshjen kunder Norvegjise me 7 qershor 2013 ne Tirane, por ai ishte nje zevendesim i paperdorur gjate gjithe ndeshjes.