Back

ⓘ Nicolás López (futbollist)




Nicolás López (futbollist)
                                     

ⓘ Nicolás López (futbollist)

Nicolás Federico López Alonso, njohur zakonisht si Nico López eshte nje futbollist uruguajian i cili luan me klubin italian Udinese ne Serie A i huazuar nga Roma.

                                     

1.1. Karriera me klube Karriera e hereshme

Me pseudonimin "El Conejo" Lepuri ose El Diente" Dhembeshi, López filloi karrieren e tij futbollistike me Montevideo Wanderers, por u refuzua nga klubi pasi ai nuk konsiderohej i forte fizikisht per te luajtur futboll profesionste. Ai u bashkua ne menyre te suksesshme me akademine e Nacional, ky ai krijoi nje profil sulmuesi, dhe me origjinale, nje profil te nje anesori te majte.

Me 21 prill 2011, pasi u be pjese e skuadres se pare nen urdherat e trajnerit Juan Ramón Carrasco, López beri debutimin e tij ne moshen 17 vjeçare ne nje ndeshje te liges kunder Central Español, ku gjithashtu shenoi edhe golin e tij te pare si profesionist.

Ne gusht 2011, López u perfshi ne nje konflikt me Nacional, pasi babai i tij zbuloi se lojtari ishte ne Itali ne menyre per te biseduar me shume klube te Serie A, duke çuar klubin e tij uruguajian dhe federaten uruguajianase te marrin ne konsiderate veprime te FIFA kunder lojtarit.

Ai e mbylli karrieren e tij me Nacional me tre gola ne gjashte ndeshje ne te gjitha kompedicionet.

                                     

1.2. Karriera me klube Roma

López u ble nga Roma ne janar 2012 ne merkaton dimerore, dhe me pas u perfshi ne skuadren Primavera nen-19 per pjesen e mbetur te sezonit. Ai shenoi plot 15 gola ne 12 ndeshje me skuadren te rinjeve.

López u morr ne konsiderate per te kaluar ne skuadren e pare nga trajneri ri Zdeněk Zeman, e cili e perfshiu uruguajianin me skuadren e pare ne pergatitjet para sezonale dhe u perfshi ne disa ndeshje miqesore. Ai beri debutimin e tij me skuadren e pare me 26 gusht 2012, duke zevendesuar kapitenin Francesco Totti ne minutat e fundit ne ndeshjen e pare te sezonit ne Serie A kunder Catanies, dhe menjehere shenoi Golin e barazimit ne kohen shtese ndeshja u mbyll me barazimin 2–2. Ai gjithashtu luajti titullar ne ndeshjen e raundit te 16-tave te Kupes se Italise kunder Atalantes. López luajti 7 ndeshje ne te gjitha kompedicionet dhe shenoi nje gol ne sezonin e tij te pare me Romen.

                                     

1.3. Karriera me klube Udinese

Me 13 korrik 2013, López u morr nga Udinese ne formen e bashkpronesise per shifren e 1 milion €, ai u bashkua me klubin sebashku me mesfushorin Valerio Verre. Transferimi erdhi si pjese e blerjes se mbrojtesit Mehdi Benatia, i cili u transferua te Roma. Ai beri debutimin e tij me klubin friulian me 29 gusht 2013 ne ndeshjen e raundit play-off te Europa Leagues kunder skuadren çeke Slovan Liberec, ai hyri ne pjesen e dyte ne vend te kapitenit Antonio Di Natale. Megjithate, Udinese barazoi 1–1 duke u eleminuar nga Europa League me rezultatin e pergjithshem 4–2. Me 22 janar 2014, gjate çerek–finales kunder AC Milan ne San Siro, López shenoi Golin e dyte te skuadres se tij duke kontibuar ne fitoren 2–1 dhe kalimin ne gjysme–finale.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Nga 9 janari dhe deri me 3 shkurt 2013, ai mori pjese sebashku me kombetaren U–20 ne 2013 Amerika e Jugut Kampionatin te rinjeve, duke shenuar 6 Gola ne 9 ndeshje kunder Peruse, Brazilit, Ekuadorit dhe Venezueles ne fazen e grupeve dhe serisht kunder Peruse dhe Ekuadorit ne fazen me eleminim direkt. Ai u shpall golashenuesi me i mire i turnamentit, gjithashtu u vendos edhe ne formacionin me te mire te turnamentit.

Ne qershor te njejtit vit, ai mori pjese me kombetaren e tij ne 2013 U–17 Kupen e Botes qe u zhvillua ne Turqi. Me 23 qershor, ai beri debutimin e tij ne ndeshjen e pare te grupit F ne humbjen 1–0 kunder Kroacise. Ne ndeshjen e ardhshme me 26 qershor, ai shenoi Golin e tij te pare ne turnament ne fitoren 2–0 kunder Zerlandes se Re. Me 29 qershor, ne ndeshjen e fundit kunder Uzbekistanit, ai shenoi 1 Gol dhe dhuroi edhe 2 assist duke kontribuar ne fitoren 4–0. Ne ndeshjen e raundit te 16 kunder Nigerise, López ishte heroi i skuadres duke shenuar 2 Gola dhe duke i dhuruar Uruguajin te kualifikohej ne çerek–finale me rezultatin 2–1. Ai ndihmoi skuadren te arrinte deri ne finale ku u mposhten nga Franca nga penalltite me rezultatin 4–1. Per performancat e tij, López u nderua me çmimin topi i argjende si golashenuesi i trete me i mire me 4 Gola sebashku me Nicolás Castillo dhe Yaya Sanogo.