Back

ⓘ Luis Muriel




Luis Muriel
                                     

ⓘ Luis Muriel

Luis Fernando Muriel Fruto eshte nje futbollist profesionist kolumbian i cili luan si sulmues per klubin italian Fiorentina dhe kombetaren kolumbiane.

Ai eshte cilesuar si nje nga sulmuesit me premtues ne bote. Ai eshte marre shpesh ne konsiderta nga klubet me te mira te europes si Manchester United, Arsenal dhe Barcelona. Gjate sezonit te pare me Udinesen, Muriel fitoi Serie A Futbollisti me ri i Vitit sebashku me Stephan El Shaarawy.

Muriel eshte momentalisht ne futbollist i kombetares kolumbiane dhe e ka perfaqsuar ate qe nga viti 2012. Ai eshte konsideruar te jete nje nga futbollistet e gjenerates se re te arte te Kolumbise, Muriel eshte cilesuar si e ardhmja e kombetares. Ai beri debutimin e tij me kombetaren e pare ne qershor 2012, nje ndeshje kualifikuese te 2014 Kupes se Botes kunder Ekuadorit. Vitin tjeter, Muriel shenoi edhe golin e pare, kunder Guatemales.

Teknika e tij me topin ka çuar qe ai te krahasohet ne Itali me legjenden braziliane Ronaldo.

                                     

1.1. Karriera me klube Udinese

Me 30 qershor 2010, Udinese firmosi me 19 vjeçarin Muriel nga Deportivo Cali.

                                     

1.2. Karriera me klube Huazimi te Granada

Muriel u huazua te skuadra spanjolle Granada me 12 korrik 2010 per te marre eksperience europiane. Ai luajti gjithsej 7 ndeshje ne Segunda División duke ndihmuar klubin qe te ngjitej ne La Liga.

                                     

1.3. Karriera me klube Huazimi te Lecce

Me 31 gusht 2011, ai u huazua te Lecce dhe beri debutimin e tij ne Serie A me 26 tetor 2011 ne humbjen 2–0 kunder Palermos. Ai shenoi golin e pare me klubin me 4 dhjetor ne humbjen 4–2 jashte fushe kunder Napolit. Me 7 prill 2012, ai shenoi per here te pare dy gola ne nje ndeshje me fanellen e Lecces ne fitoren 4–2 kunder Romes. Pavaresisht se shenoi 7 gola ne 29 ndeshje ne lige, klubi ra nje kategori me poshte.

                                     

1.4. Karriera me klube Rikthimi te Udinese

Ne veren e vitit 2012, Muriel u rikthye te Udinese. Me 12 shtator 2012, ai firmosi nje kontrate te re 5 vjeçare me klubin. Ai beri debutimin e tij ne nje humbje 2–1 kunder Fiorentines, duke dhuruar assistin e Golit te skuadres se tij.

Ne raundin kualifikues play–off te 2013–14 UEFA Europa League, Muriel shenoi dy gola ne fitoren 3–1 kunder Široki Brijeg. U lajmerua se pas kesaj Muriel do te vishte fanellen me numrin 9.

Ne ndeshjen e pare te liges per sezonin e ri, Muriel shenoi kunder kampioneve te kupes Lazio ne humbjen 2–1. Me 1 shtator, ai shenoi Gol me penallti ne fitoren 3–1 kunder Parmes. Muriel dhuroi nje asist fantastik ne barazimin 1–1 kunder Bolonjes.

Me 17 shtator 2013, Muriel firmosi nje kontrate te re pese-vjeçare, duke e mbajtur ne klub deri ne vitin 2018.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Muriel ka luajtur me kombetaren U–20 te Kolumbise.

Ai beri debutimin e tij me kombetaren e pare ne qershor 2012, nje ndeshje kualifikuese te 2014 Kupes se Botes kunder Ekuadorit. Vitin tjeter, Muriel shenoi edhe golin e pare, kunder Guatemales.

                                     

3. Stili i lojes

Ai eshte vleresuar shpesh gjate kohes se tij ne Itali, gje qe e çoi ate qe te fitonte çmimin si lojtari me i mire ri ne Serie A ne 2012. Shume ikona ne Itali si kapiteni i Udineses Antonio Di Natale, e ka vleresuar per potencialin e tij.

Muriel tha se krahasimi i tij me legjenden braziliane Ronaldo ishte per shkak te stilit te tij te lojes, dhe per shkak se ai e ka mbeshtetur Ronaldon gjate kohes qe luante tek Interi. Ai gjithashtu tha se ishte tifoz i Interit vetem nga Ronaldo.