Back

ⓘ Mario Morina




Mario Morina
                                     

ⓘ Mario Morina

Ne janar 2014, Morina u rikthye te skuadra ku filloi karrieren Tirana pasi nuk arriti dot te impresionoje trajnerin dhe presidentin i cili e la te lire te largohej. Kjo gje u konfirmua pasi Morina nuk udhetoi me klubin per ne Portugali per te zhvilluar ndeshje miqesore para rifillimit te sezonit. Ai tha se nje nga arsyet qe ai u rikthye te Tirana ishte per arsye familjare dhe nje arsye tjeter ishte sepse sulmuesi kerkohej nga trajneri Magani. Morina beri debutimin e tij me 1 shkurt 2014 ne barazimin 0–0 me Kastriotin jashte fushe, ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta. Ai luajti serisht 90 minuta ne fitoren e derbit kunder Partizanit me 7 shkurt. Ai dhuroi assistin e pare me fanellen e Tiranes ne fitoren 1–0 jashte fushe kunder Bylisit ne stadiumin Adush Muça, ai assistoi golin e Ndikumanes ne minuten e 71.

Me 22 mars, Morina shenoi golin e pare me fanellen e Tiranes qe pas rikthimit ne barazimin 1–1 kunder rivaleve te Partizanit, ai shenoi golin ne minuten e 41 pas nje ngaterese ne zonen e Partizanit. Morina shenoi serisht me 29 mars ne fitoren 2–0 kunder Laçit ne stadiumin Qemal Stafa. Me 5 prill, Morina shenoi serisht gol per te ndihmuar skuadren e tij per te mposhtur ish skuadren e tij dhe kampionet ne fuqi te Skenderbeut me rezultatin 2–3 ne Korçe. Kjo ishte hera e pare qe Morina shenonte gol ne tre ndeshje rradhazi. Morina shenoi nje gol vendimtar per Tiranen me 26 prill ne fitoren 2–1 kunder rivaleve per mbijetese Vllaznise. Me 4 maj, Morina shenoi golin e peste ne gjashte ndeshjet e fundit ne barazimin 2–2 kunder Flamurtarit duke ndihmuar skuadren e tij qe te siguroje qendrimin ne Kategorine Superiore edhe per sezonin tjeter. Pas perfundimit te sezonit, Morina u vleresua me çmimin "Talenti i Vitit".

                                     

1. Karriera nderkombetare

Morina eshte lojtar i kombetares U–21 qe nga viti 2011 dhe beri debutimin e tij me 14 gusht 2013 ne humbjen 0–1 kunder Austrise U–21 per kualifikueset e Kampionatit Evropian U–21. Ai luajti edhe ne humbjen shkaterrimtare 4–0 kunder Spanjes U21 me 9 shtator 2013. Ai luajti 90 minuta ne ndeshjen e fundit kualifikuese ne fitoren 3–1 kunder Austrise me 5 nars 2014. Shqiperia i mbylli kualifikueset ne vendin e fundit me 6 pike, po aq sa Bosnja U21 dhe Hungaria U–21, por me golavarazh me negativ.