Back

ⓘ Abdylaziz et-Tarifi




                                     

ⓘ Abdylaziz et-Tarifi

Quhet Abdulaziz ibn Merzuk et-Tarifi. Ka lindur me daten 7.12.1396 henor.

Sa i perket studimeve universitare, ai diplomoi ne jurisprudence islame ne universitetin Imam Muhamed ibn Saud, ne qytetin e Rijadit. E sa i perket profesionit, ai ka qene hulumtues shkencor ne Ministrine e Çeshtjeve Islame, pastaj u be drejtor i studimeve dhe kerkimeve ne Qendren e Kerkimeve dhe Studimeve, pastaj u be studiues islam ne po te njejten qender.

Filloi te mesonte permendesh tekstet islame ne moshen 13 vjeçare. Libri i pare qe mesoi permendesh ishte" El-Bejkunijjeh” liber ne shkencen e hadithit. Ai mesoi" Keshf esh-Shubuhat”," Kitab et-Teuhid”," Fadl el-Islam”," el-Mandhumah er-Rahbijjeh” dhe" Bulug el-Meram”, ne te njejten kohe mesoi qindra vargje te poezise gjersa ishte 18 vjeç. Me pastaj vazhdoi me mesimin permendesh te" Sahih el-Buhari”," Sahih Muslim”," Sunen Ebi Davud” dhe libra te tjere te hadithit. Ai gjithashtu mesoi" Menar es-Sebil” dhe" er-Risaleh” te Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani ne fikhun e Imam Malikut.

Studioi libra te panumert ne lemin e hadithit, fikhut, usulit, tefsirit, literatures njashtu librat e fikhut ne medh-hebin e Imam Ebu Hanifes, Imam Ahmedit, Imam esh-Shafi’iut dhe Imam Malikut. Ai studioi libra te shumte te hadithit, duke perfshire" Sunenin e Bejhekiut”," Sahihun e Ibn Huzejmes”," Sahihun e Ibn Hibbanit”," Musannefin e Ibn Ebi Shejbes”," Musannefin” e Abdur-Rezzakut dhe" Sunenin e ed-Darekutniut.” Librat e tjere qe studioi jane:" Fetaua Ibn Tejmijjeh”," Zad el-Mead”," Tefsir Ibn Kethir”," Tefsir et-Taberi”," Tefsir el-Begaui”," Tefsir ez-Zemahsheri”," Tefsir eth-Tha’lebi”," Sireh Ibn Hisham” dhe" el-Mugni.”

Shejhu lexon ne nje mesatare prej 13-15 ore ne dite dhe mesonte rreth 30-50 hadithe çdo dite.

                                     

1. Prej mesuesve te shquar te tij

Shkelqesia e tij, dijetari i madh, Abdul-Aziz Ibn Baz, te cilin e shoqeroi rreth kater vite. Shejh Safiurrahman el-Mubarekfuri. Shejh Abdullah ibn Akil Shejh, kryetar i Komitetit te Perhershem ne" Keshillin Gjyqesor.” Abdul-Kerim el-Hudajri, tek i cili ka lexuar librin" El Baith El Hathith” ne vitin 1418 h. Shejh Salih Alush-Shejh, tek i cili ka lexuar disa pjese te librit" Mufredat Garaib El Kuran” te Er Ragib El Asfehani," Sunen Ebu Davud” ne po te njejtin vit 1418 h. Shejh Muhamed El Burni, tek i cili ka lexuar" Fet’hul Bari.” Shejh Abdurrahman El Berrak, te cilin e shoqeroi disa muaj me librin" El I’tikad” te Bejhekiut. Shejh Muhamed Abdullah es-Sumali. Hasan El Ethjubi, tek i cili ka mesuar sintaksen dhe morfologjine, etj.

Users also searched:

...