Back

ⓘ Marc Bartra




Marc Bartra
                                     

ⓘ Marc Bartra

Marc Bartra Aregall eshte nje futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qender mbrojtes per klubin spanjoll Betis dhe me kombetaren spanjolle

                                     

1. Karriera me klube

Lindur ne Sant Jaume dels Domenys, Tarragona, Katalonia, Bartra levizi ne sistemin te rinjeve te Barcelones, La Masia, ne moshen 11 vjeçare, pasi kishte luajtur me pare futboll me te afermit e RCD Espanyol. Pasi kaloi nivelet te moshave, ai u vendos te skuadra B ne vitin 2009.

Me 14 shkurt 2010, nje muaj pas ditelindjes se tij te 19, Bartra beri debutimin e tij me skuadren e pare, duke hyre si zevendesues ne vend te Jeffrén Suárez per 30 minutat e fundit te humbjes 2–1 kunder Atlético Madrid ne stadiumin Vicente Calderón. Ai me pas luajti ndeshjen e pare si titullar ne La Liga pas nje viti e tre muaj me vone, duke luajtur 90 minuta ne barazimin 0–0 ne shtepi kunder Deportivo de La Coruña.

Me 21 maj 2011, Bartra shenoi golin e pare me skuadren e pare te Barcelones, duke ndihmuar skuadren ne fitoren 3–1 kunder Málages, ne ndeshjen e fundit te sezonit ne Lige. Ai u vendos si nje lojtar i rregullt i skuadres se pare per sezonin 2012–13, por duke gjetur mundesi te pakta per te luajtur nga trajneri Tito Vilanova, me trajnerin spanjoll i cili preferonte ne rast te nje demtimi mesfushoret mbrojtes Javier Mascherano dhe Alex Song, dhe me pas mbrojtesin Adrianon, duke bere qe Bartra te ishte zgjdhja e fundit. Kjo gje beri qe ai ta mbyllte sezonin me vetem 16 paraqitje ne te gjitha kompedicionet, duke koleksionuar gjithsej vetem 902 minuta ne fushe.

Me 24 shtator 2013, Bartra shenoi golin e dyte me fanellen Blaugrana, duke zevendesuar te demtuarin Javier Mascherano ne pjesen e pare te suksesit 4–1 kunder Real Sociedad ne Camp Nou, duke shenuar pas gjuajtjes nga cepi i zones nga Lionel Messi.

Me 18 mars 2014, Bartra firmosi nje kontrate te tre vjeçare me Barcelonen. Me 16 prill, ai luajti si titullar ne finalen e Copa del Rey kunder rivaleve te Real Madrid, duke shenuar golin e barazimit momental me koke pas nje korne, por u mposht nga Gareth Bale ne golin e dyte pas nje vrapi qe nga mesi i fushes nga uellsiani, me Barcelonen e cila humbi finalen me rezultatin 2–1.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Bartra ka bere plot 37 paraqitje me skuadrat e moshave te Spanjes, duke perfshire te gjitha kategorite, nga U–16 e deri te U–21. Ai beri debutimin e tij me kombetaren e pare me 16 nentor 2013 ne fitoren 2–1 kunder Guinese Ekuatoriale.

                                     

3. Jeta personale

Bartra ka nje vella binjak, Èric, i cili ka luajtur me te La Masia. Ai eshte aktualisht i lidhur me Melissa Jimenez, nje gazetare e MotoGP nga Spanja. Ata kane lajmeruar ne Instagram dhe Twitter se jane duke pritur nje vajze.

                                     

4. Trofe

Klubet

Barcelona
  • Copa del Rey: 2011–12; Finalist 2013–14
  • La Liga: 2009–10, 2010–11, 2012–13
  • UEFA Liga e Kampioneve: 2010–11
  • Supercopa de España: 2013

Shteti

Spanja U–21
  • UEFA Kampionati Europian U–21 i Futbollit: 2011, 2013