Back

ⓘ Mario Manxhukiq




Mario Manxhukiq
                                     

ⓘ Mario Manxhukiq

Mario Mandžukić eshte nje futbollist profesionist kroat i cili luan si sulmues per klubin nga Katari Al-Duhail. Ai njihet si sulmues me profil golashenuesi, dhe gjithashtu njihet per kontributin e tij ne mbrojtje dhe fuqine ne duelet ajerore.

Ai e filloi karrieren e tij te klubi i qytetit Marsonia ku me pas u transferua te klubet e kryeqytetit, duke u bashkuar ne fillim me NK Zagreb, e duke firmosur me pas Dinamo Zagreb ne vitin 2007, ku ai ishte golashenuesi me i mire i Prva HNL ne sezonin 2008–09. Profili i tij golashenues i dhuroi atij nje kalim te klubi gjerman VfL Wolfsburg ne vitin 2010. Pas disa performancash impresionuese ne UEFA Euro 2012, ku ai ishte golashenuesi me i mire me tre gola sebashku me disa lojtare te tjere, ai firmosi me gjigandet gjerman te Bayern München. Ne sezonin e tij te pare me ta, Mandžukić fitoi tre trofe; Bundesligen, DFB-Pokal, dhe Ligen e Kampioneve, gjithashtu u be kroati i pare qe shenon gol ne nje finale te Liges se Kampioneve.

Nje lojtar i kombetares kroate, Mandžukić debutoi me Kroacine ne nentor 2007 nen drejtimin e trajnerit Slaven Bilić. Qe nga ajo kohe ai ka marre pjese ne dy turnamente madhore, UEFA Euro 2012 dhe FIFA Kupen e Botes 2014, duke luajtur me shume se 50 ndeshje. Ai u emerua Futbollisti Kroat i Vitit ne vitin 2012 dhe 2013.

                                     

1.1. Karriera me klube Vitet e hershme

Mandžukić hodhi hapat e pare ne futboll duke luajtur me klubin gjerman TSF Ditzingen, i vendosur after Shtutgartit, ne vitin 1992. Pas rikthimit te tij ne qytetin e tij te lindjes, ai qendroi nga vitin 1996 e deri ne vitin 2003 te NK Marsonia perpara se te shpenzonte nje sezon te NK Željezničar. Ne sezonin tjeter, ai u rikthye te Marsonia dhe ne veren e vitit 2005 ai kreu nje levizje te NK Zagreb. Ai lulezoi nen drejtimin e Miroslav Blažević dhe fitoi shume interes nga klube si Çelsi dhe Manchester United.

                                     

1.2. Karriera me klube Dinamo Zagreb

Ne veren e vitit 2007, Mandžukić u ble nga superfuqia kroate Dinamo Zagreb per 1.3 milion € si zevendesuesi i yllit te larguar drejt Arsenalit, Eduardo. Menjehere pas mberritjes, ai arriti te fitoje vendin e titullarit ne formacion, duke luajtur me se shumti ne pozicionin e sulmuesit te dyte. Me 4 tetor 2007, ai zhvilloi nje paraqitje impresionuese kunder Ajaxit ne Amsterdam ku ai shenoi dy gola duke i siguruar skuadres nje fitore 2–3 jashte fushe, me Dinamon e cila u kualifikua per ne fazen e grupeve te 2007–08 UEFA Cup. Ai e perfundoi sezonin e pare me klubin duke shenuar 12 gola dhe duke assistuar 11 here gjate 29 ndeshje, por ai gjithashtu kishte nje disipline te dobet, duke marre tete kartona te verdhe.

Ai e filloi sezonin 2008–09 me dy gola kunder Linfield ne nje ndeshje kualifikuese te Kupes UEFA. Ne 2008–09 Prva HNL, Mandžukić ishte golashenuesi me i mire i liges, duke shenuar 16 here ne 28 paraqitje. Ai gjithashtu shenoi edhe tre gola ne Kupen UEFA te atij sezoni. Ky ishte sezoni ku ai arriti te fitonte edhe kombetaren kroate gjithashtu, pasi koleksionoi gjithsej tete paraqitje ne Kualifikueset e Kupes se Botes 2010. Pasi sezoni 2008–09 kishte perfunduar, ai ishte lidhur me skuadren gjermane Werder Bremen, por oferta e tyre prej 12 milion € u refuzua nga bordi drejtues i klubit, te cilet ishin te mendimit se Mandžukić nuk kushtonte me pak se 15 milion €. Ai e nisi sezonin 2009–10 duke shenuar gol ne nje ndeshje play-off te Liges se Kampioneve kunder Red Bull Salzburg. Ai gjithashtu mori nje karton te kuq ne minutat e fundit te ndeshjes. Pasi i tregoi gjygjtarit se u godit nga nje shishe te hedhur nga dikush nga tifozeria, ai i dha atij kartonin e dyte te verdhe dhe e nxori jashte nga fusha. Me 17 shtator 2009, pasi Dinamo humbi ndeshjen ne shtepi 2–0 kunder Anderlechtit ne Ligen e Europes, Mandžukić u gjobit me 100.000 € pasi ishte akuzuar se kishte zhvilluar nje loje te dobet. Kjo ishte hera e pare ne historine e klubit qe nje lojtar ndeshkohej financiarisht. Me 20 shtator, Mandžukić ishte kapiten i skuadres ne fitoren 6–0 kunder HNK Rijeka ne Prva HNL. Ne intervisten pas ndeshjes, Mandžukić pergenjeshtroi çdo spekullim rreth largimit te tij nga klubi, duke thene se enderra e tij e femijerise ishte te behej kapiten i Dinamos dhe se te jepte me te miren e tij ne çdo ndeshje. Gjate atij sezoni, ai u paraqitje ne 24 ndeshje te liges, duke shenuar 14 gola. Ai gjithashtu u paraqit dhe ne pese ndeshje te Liges se Europes.

                                     

1.3. Karriera me klube Wolfsburg

Me 14 korrik 2010, Mandžukić firmosi me VfL Wolfsburg per nje shume e cila besohej te ishte rreth 7 milion €. Pas mberritjes se tij, ne pjesen e pare te sezonit 2010–11, ai luajti rregullisht por duke hyre me shume si zevendesues. Ne kete kohe, ai u perdor zakonisht si anesor i majte nga trajneri Steve McClaren, i cili luante me vetem nje sulmues, boshnjakun Edin Džeko. Gjerat ndryshuan per Mandžukić, megjithate, pas largimit te Džekos te Manchester City ne janar 2011. Mandžukić shenoi golin e pare ne Bundeslige ne ndeshjen e javes se 26 kunder 1. FC Nürnberg nen drejtimin e trajnerit te perkohshem Pierre Littbarski. Pas mberritjes se trajnerit Felix Magath, Mandžukić luante ne pozicionin e tij natyral si sulmues. Ne shtate ndeshjet e fundit te sezonit vendor, ai shenoi tete gola, ku dy prej tyre erdhen ne ndeshjen e fundit kunder TSG 1899 Hoffenheim, gje qe ishin vendimtare per klubin per te evituar renjen nje lige me poshte. Ne sezonin e tij te dyte te Wolfsburg, ai ishte nje titullar i zakonshem ne Bundeslige dhe ishte golashenuesi me i mire i skuadres me 12 gola. Ne dy vitet e tij me Wolfsburgun, ai e beri veten e tij si nje nga lojtaret me te mire te skuadres gjate qendrimit te tij dhe shpejt u be i preferuari i tifozeve per shkak te aftesive te tij te shenimit dhe qendrimit.



                                     

1.4. Karriera me klube Bayern München

Me 26 qershor, Mandžukić firmosi nje kontrate me klubin e Bundesliges, Bayern München per nje shume 13 milion €, duke pritur per te kryer tekstet mjeksore, menjehere pas performances se tij ne UEFA Euro 2012 ne Ukraine dhe Poloni, dhe per shkak te formes se tij fantastike me Wolfsburgun ne Bundeslige. Me 27 qershor, Bayern lajmeroi se transferimi i zyrtarizua.

                                     

1.5. Karriera me klube Sezoni 2012–13

Me 24 korrik 2012, Mandžukić beri debutimin e tij per Bayernin ne fitoren 6–0 kunder skuadres se Super Liges Kineze Beijing Guoan, duke shenuar golin e peste te ndeshjes miqesore ne minuten e 79. Me 12 gusht, ai shenoi golin e pare zyrtar me klubin kunder kampioneve te asaj kohe te Bundesliges Borussia Dortmund ne minuten e gjashte, duke ndihmuar skuadren e tij te fitonte Superkupen Gjermane. Ai shenoi golin e pare me Bayernin ne lige kunder Greuther Fürth ne ndeshjen e javes se pare dhe gjithashtu shenoi edhe nje tjeter ne ndeshjen e javes stjeter kunder VfB Stuttgart, ku skuadra e tij fitoi 6–1. Ai me pas arriti te shenonte dy here kishte ishte klubit te tij Wolfsburg.

Mandžukić shenoi edhe kater gola te tjeter ne Bundeslige ne pese ndeshjet e rradhes, duke arritur ne nente gola ne 11 paraqitje ne eliten e futbollit gjerman. Pas pushimeve dimerore ne Bundeslige, Mandžukić kontriboi me formen e tij te shenimit, duke shenuar edhe tre gola te tjera ne dy ndeshjet e para pas pushimeve. Ai shenoi nje tjeter dygolesh kunder 1. FSV Mainz 05. Ai e perfundoi sezonin e tij te pare ne Bundeslige me Bayernin si golashenuesi me i mire i skuadres, duke shenuar gjithsej 15 gola ne 24 paraqitje duke pasur nje impakt te rendesisht ne fitimit e titullit nga klubi. Ai shenoi golin e pare ne Ligen e Kampioneve ne ndeshjen e raundit te 16 kunder Arsenalit. Ai shenoi edhe nje tjeter ne ndeshjen çerek–finale kunder Juventusit ne Torino, duke i dhuruar Bayernit avantazhin 0–1 jashte fushe. Me 25 maj 2013, Bayern u ndesh kunder Borussia Dortmund ne finalen e Liges se Kampioneve dhe Mandžukić shenoi golin e pare, duke i dhene Bayernit avantazhin 1–0 ne minuten e 60. Bayern arriti te fitoje ndeshjen me rezultatin 2–1 pas nje golit te vonshem te Arjen Robben. Me kete gol, Mandžukić u be kroati i pare qe shenon gol ne finalen e Liges se Kampioneve dhe e mbylli ne menyre te suksesshme sezonin e tij te pare ne Mynih, me klubin qe kompletoi Tripleten, duke fituar Bundesligen, Ligen e Kampioneve dhe DFB-Pokal, gjithashtu edhe Superkupen gjermane ne fillim te sezonit.

                                     

1.6. Karriera me klube Sezoni 2013–14

Mandžukić ne fillim e sezonin me ngadale, duke pasur disa veshiresi te vogla per tu pershtatur me sistemin e lojes se trajnerit te ri Pep Guardiola. Guardiola e ndyshoi formacionin e Bayernit nga 4–2–3–1 e perdorur nen drejtimin e Jupp Heynckes ne nje sistem te ri 4–1–4–1. Ai e hapi sezonin e ri te Bundesliges duke shenuar dy gola ne dy ndeshjet e para. Mandžukić shenoi golin e pare te sezonit ne Ligen e Kampioneve kur Bayern Munich filloi mbrojtjen e titullit te tyre te Liges se Kampioneve kunder CSKA Moscow me nje fitore 3–0 ne Allianz Arena. Ai shenoi me koke te vetmin gol me Bayernin qe mposhti çeket e Viktoria Plzeň ne nentor per te kaluar ne fazen me eleminim direkt duke barazuar rekodin e nente fitoreve rresht ne Ligen e Kampioneve. Mandžukić shenoi golin e dhjete ne Bundeslige per sezonin e ri ne nje ndeshje ne dhjetor kunder Hamburger SV. Ne gjysme–finalen e 2013 FIFA Kupes se Botes per Klube, Mandžukić shnderoi ne gol krosimin e spanjollit Thiago Alcantara ne fitoren 2–0 kunder kinezeve te Guangzhou Evergrande. Ai ne fund fitoi kompedicionin me Bayernin qe mposhti Raja Casablanca me rezultatin 2–0 ne finale.

Pas pushimeve dimerore te Bundesliges, Mandžukić u la jashte 18 lojtareve te thirrur per ndeshjen kunder Borussia Mönchengladbach, me Guardiolen i cili kishte thene se ai nuk ishte i impresionuar me performancen e tij ne stervitje. Ai u rikthye me skuadren per ndeshjen e ardhshme kunder VfB Stuttgart. Nje jave me vone, ne ndeshjen kunder Eintracht Frankfurt, Mandžukić dergoi nje pergjigje duke zhvilluar nje performance udheheqesi ne fitoren 5–0, duke shenuar golin e peste te ndeshjes dhe duke dhuruar nje kros te Mario Götze i cili shenoi te parin. Me 12 shkurt, Mandžukić shenoi tregolshin e pare te sezonit, me Bayernin e cila kaloi lehtesisht ne gjysme–finalen e DFB-Pokal me nje fitore 5–0 kunder Hamburger SV. Ne nje ndeshje kunder Hannover 96, Mandžukić festoi paraqitjen e tij te 100 ne Bundeslige duke shenuar gol pas nje krosimi te Rafinhes. Pavaresisht se ishte golashenuesi me i mire i klubit me 26 gola, Mandžukić nuk u thirr nga Guardiola per finalen e DFB-Pokal. Mandžukić deklaroi se ai deshironte te largohej nga Bayerni per shkak se "stili i lojes se trajnerit Guardiola nuk i pershtatej atij".



                                     

1.7. Karriera me klube Atlético Madrid

Me 10 korrik 2014, Mandžukić firmosi nje kontrate kater vjeçare me klubin spanjoll Atlético Madrid per nje vlere te paditur. Me 24 korrik, Mandžukić u prezantua perpara tifozeve te klubit ne Vicente Calderón, duke veshur fanellen me numrin 9. Ai beri debutimin e tij kompetitiv ne ndeshjen e pare te 2014 Supercopa de España me 19 gusht, ne nje barazim 1–1 jashte fushe kunder Real Madrid, ku ai luajti per 78 minuta ku u zevendesua nga debutuesi tjeter Raúl Jiménez. Ne ndeshjen e kthimit ne Vicente Calderón, Mandžukić shenoi golin e tij te pare kompetitiv me klubin, duke shenuar golin e fitores pas vetem dy minutash loje. Ky ishte goli me i shpejte i kompedicionit.

Mandžukić shenoi golin e pare ne lige ne nje ndeshje kunder SD Eibar me 30 gusht, me Atléticon e cila siguroi fitoren e pare te sezonit 2014–15 ne La Liga. Ne ndeshjen hapese te fushates se re te Liges se Kampioneve, kunder Olympiacos, Mandžukić shfrytezoi krosin e argjentinasit Cristian Ansaldi per te shenuar me koke dhe per ta bere rezultatin 1–2, por ne fund Atlético humbi 3–2. Mandžukić ndihmoi klubin per te qene vetem dy pike larg kryesuesve te Barcelones dhe Seviljes me 26 tetor ku ai shenoi pas nje krosi te Arda Turan ne fitoren kunder Getafes.

Me 26 nentor, Mandžukić shenoi tregolishin e pare per Atléticon, ne fitoren superiore 4–0 ne shtepi kunder Olympiacos gje qe i suguroi klubit ne vend per ne fazen me eleminim direkt te Liges se Kampioneve.

                                     

1.8. Karriera me klube Juventus

Me 22 qershor 2015, kampionet e Serie A Juventus lajmeruan se Mandžukić i eshte bashkuar ekipit nga Atlético Madrid ne nje marreveshje kater-vjeçare per 19 milion € qe do te paguheshin ne tre keste, perfshire edhe nje bonus te mundshem 2 milion € bazuar ne performancat e tij.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Pas nje performance te fuqishme ne 2007–08 Prva HNL, dhe sigurisht ne fushaten e Dinamos ne ndeshjet e Liges se Kampioneve dhe Kupes UEFA, ai mori nje thirrje nga kombetarja kroate, ku mundi te bente debutimin e tij kunder Maqedonise me 17 nentor 2007. Me 10 shtator 2008, ai shenoi golin e tij te pare me Kroacine ne humbjen 4–1 kunder Anglise.

                                     

2.1. Karriera nderkombetare UEFA Euro 2012

Ndikimi i tij mbi kombetaren u rrit gjate kualifikueseve te UEFA Euro 2012. Goli i tij i pare i fushates erdhi ne qershor 2011, ku ai shenoi golin e barazimit kunder Gjeorgjise ne Stadion Poljud. Ai shenoi nje gol tjeter me koke kunder Letonise ne ndeshjen e fundit te kualifikueseve. Me Kroacine qe e mbylli grupin ne vendin e dyte, ata u perballen kunder Turqise ne fazen play-off. Ne ndeshjen e pare te luajtur ne Stamboll, Kroacia shtagu tifozet vendas duke fituar 0–3, me Mandžukić i cili shenoi golin e dyte te ndeshjes me koke ne minuten e 32.

Mandžukić ishte nje nga dy sulmuesit e zgjedhur nga trajneri Slaven Bilić per te drejtuar sulmin e Kroacise ne Euro 2012, duke qene sebashku me lojtarin e Evertonit, Nikica Jelavić. Ai shenoi dy here ne ndeshjen hapese te Kroacise kunder Republikes se Irlandes. Ai gjithashtu shenoi kunder Italise ne ndeshjen e kthimit. Me tre gola te shenuar, ai u shpall golashenuesi me i mire i turnamentit sebashku me Mario Balotelli, Fernando Torres, Cristiano Ronaldo, Alan Dzagoev, dhe shokun e ardhshem te Bayerni Mario Gómez.



                                     

2.2. Karriera nderkombetare Kupa e Botes 2014

Ai i hapi kualifikueset e Kupes se Botes 2014 duke dhuruar dy assista ne dy ndeshjet e para, kunder Maqedonise ne Zagreb dhe kunder Belgjikes ne Bruksel. Ai shenoi golin e pare te fushates kunder Uellsit ne Osijek. Mandžukić shtoi edhe nje gol ne fushaten e tij kualifikuese duke shenuar kunder Serbise, duke i dhene Kroacise kryesimin 1–0, ne Zagreb. Ai shenoi edhe ne ndeshjen e kthimit ne Beograd. Ne ndeshjen e dyte te fazes play-off kunder Islandes ne Zagreb, Mandžukić i dha kryesimin Kroacise qe ne fund fitoi me rezultatin 2–0. Megjithate, ai mori nje karton te kuq pas nje kontakti me take ne gjurin e majte te mesfushorit islandez Jóhann Berg Gudmundsson.

Mandžukić ishte ne skuadren e Kroacise per te luajtur ne Kupen e Botes 2014 ne Brazil, por ai ishte i pezulluar per ndeshjen hapese te turnamentit kunder organizatoreve ne São Paulo me 12 qershor 2014. Ai u rikthye me skuadren ne ndeshjen e rradhes kunder Kamerunit me 18 qershor, duke debutuar ne nje Kupe Bote me nje dygolesh ne fitoren 4–0. Ai u nderua me çmimin "Lojtari i Ndeshjes". Ai luajti dhe ne ndeshjen e trete, por nuk ishte ne gjendje te evitonte humbjen 3–1 kunder Meksikes dhe eleminimin nga turnamenti.

                                     

3. Stili i lojes

Ekspertet e kane vleresuar kroatin Mandžukić per forcen fizike, shkathtesine, mobilizimin dhe forcen. Ai gjithashtu ka marre pseudonimin Dilkoš nga Miroslav Blažević, gje qe do te thote i stuhishem dhe i çilter, duke iu referuar forces fizike te sulmuesit, fizikun e shkelqyer dhe qendrueshmerise se tij deri ne fund, gjithashtu edhe per aftesite teknike. Ish trajneri i tij te Wolfsburg, Felix Magath, vuri ne dukje durimin e tij, duke thene se sulmuesi eshte "shume ne forme sa qe mund te luaj dy ndeshje rresht pa pushuar nje minute".

Pas kalimit te tij te Atlético Madrid, analisti i Sky Sports Adam Bate shkruajti se ai ishte lojtari perfekt per stilin e lojes se trajnerit Diego Simeone pasi Mandžukić eshte "shpesh nxitesi i presionit me vrapimin e tij energjitik, Mandžukić perballet me mbrojtjet, duke i marre ata dhe duke krijuar hapsira per shoket e skuadres dhe sigurisht per ndalimin e kundershtareve duke i bere presion atyre. Bate gjithashtu shtoi per kroatin duke thene se "ai eshte nje sulmues fizik dhe i mobilizuar i cili ben me te miren e tij ne luften pa top, duke bere punen e dy lojtareve ne fushe duke qene lojtar shtese edhe ne mesfushe.

                                     

4. Trofe

Klubet

Dinamo Zagreb
  • Prva HNL: 2007–08, 2008–09, 2009–10
  • Kupa e futbollit Kroat: 2007–08, 2008–09
Bayern Munich
  • UEFA Super Kupa: 2013
  • DFL-Supercup: 2012
  • Bundesliga: 2012–13, 2013–14
  • FIFA Kupa e Botes per Klube: 2013
  • DFB-Pokal: 2012–13, 2013–14
  • UEFA Liga e Kampioneve: 2012–13
Atlético Madrid
  • Supercopa de España: 2014

Individual

  • Bashk-shenuesi me i mire me 3 gola: 2012
  • Futbollisti Kroat i Vitit: 2012, 2013
  • Lojtari me i mire i Prva HNL: 2008–09
  • Prva HNL Golashenuesi me i mire: 2008–09
  • Sportisti Kroat i Vitit: 2013
                                     

5. Lidhje te jashtme

  • Profili te Atlético Madrid
  • Mario Mandžukić te National-Football-Teams.com
  • Mario Mandžukić te ESPN FC
  • Mario Mandžukić – Rekordi ne kompedicionet e UEFA-s
  • Uebfaqja zyrtare
  • Mario Mandžukić – Rekordi ne kompedicionet e FIFA-s