Back

ⓘ Meddie Kagere




                                     

ⓘ Meddie Kagere

Meddie Kagere ne nje futbollist i lindur ne Ugande por me orgjine Ruandeze i cili aktualisht eshte nje lojtar pa skuader. Ai luan si sulmues dhe perfaqson edhe kombetaren ruandeze.

                                     

1.1. Karriera me klube KF Tirana

Kagere firmosi per klubin e tij te pare evropian gjate merkatos verore te vitit 2014, ku ai u bashkua me klubin shqiptar te Kategorise Superiore, KF Tirana duke firmosur nje kontrate tre vjeçare pasi pranoi te paguante klauzolen e 10.000 mije $ ish klubit te tij Rayon Sports.

Ai beri debutimin e tij me klubin me 24 gusht 2014 ne ndeshjen e pare te sezonit 2014–15 kunder Apolonise, duke hyre fushen e lojes ne minuten e 55 dhe duke assistuar golin e trete te shenuar nga Renato Hyshmeri ne minuten e 91. Vetem gjashte dite me vone, ne ndeshjen e dyte ne kampionat kunder Flamurtarit, Kagere luajti ndeshjen e pare si titullar dhe luajti nje pjese loje, me Tiranen e cila fitoi 1–0 fale autogolit te portierit Ilion Lika. Me 21 dhjetor, ne ndeshjen e fundit kunder Teutes, Kagere erdhi nga stoli dhe shenoi golin e pare me fanellen Bardheblu, golin e avantazhit 3–2 me Tiranen qe ne fund fitoi 4–2 duke e mbyllur vitin 2014 ne vendin e katert me kater pike nga vendi i pare.

Me 1 janar 2015, Kagere shkeputi kontraten me klubin qe ishte i pakenaqur me performancat e sulmuesit gjate pjeses se pare te sezonit.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Kagere debutoi me kombetaren ruandeze ne vitin 2011 dhe qe nga ajo kohe ka shenuar njembedhjete here ne tridhjete paraqitje, duke u emeruar dhe kapiten.

Golat me kombetaren

Lista e golave dhe rezultateve me kombetaren ruandeze.