Back

ⓘ Martin Hellman




Martin Hellman
                                     

ⓘ Martin Hellman

Martin Edward Hellman eshte nje kriptologjist amerikan, me i njohur per shpikjen e tij te kriptografise me çeles publik ne bashkepunim me Whitfield Diffie dhe Ralph Merkle. Hellman eshte nje kontribuues per nje kohe te gjate ne debatet e privatesise kompjuterike dhe se fundi eshte shume i njohur per promovimin e studimeve te analizes se rrezikut nga kercenimet berthamore, duke perfshire edhe faqen NuclearRisk.org.

                                     

1. Jeta e hershme

Hellman u diplomua nga Shkolla e Larte e Shkences Bronx. Ne vitin 1966 diplomoi me titullin Bachelor nga New York University, ndersa ne Stanford University ai fitoi nje diplome Master ne vitin 1967 dhe nje Ph. D. ne vitin 1969, te gjitha ne inxhinieri elektrike. Nga vitit 1968, deri ne vitin 1969, ai ka punuar ne Qendren Kerkimore Watson te IBM-it, ku ai takoi Horst Feistel. Nga 1969 deri ne vitin 1971 ai ishte asistent profesor ne MIT. Ai iu bashkua Stanfordit ne vitin 1971, si nje profesor, dhe sherbeu si i tille deri ne vitin 1996, kur ai u be Profesor Emeritus.