Back

ⓘ Agon Mehmeti




Agon Mehmeti
                                     

ⓘ Agon Mehmeti

Agon Xhevat Mehmeti eshte futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues per klubin anglez Oxford United. Ai luajti per Suedine U19 dhe Suedine U21 para se te luante per kombetaren shqiptare.

                                     

1.1. Karriera me klube Palermo

Drejtori i Palermos konfirmoi nenshkrimin e Mehmetit me 9 nentor 2011. Mehmeti iu bashkua klubit me 1 janar 2012. kur u hap transferimi i lojtareve. Me 11 nentor 2011, Mehmeti konfirmoi nenshkrimin e tij pese vjeçar me Palermon, duke luajtur per klubin deri me 30 qershor 2016. Mehmeti beri debutimin e tij kunder Napolit me 8 janar 2012.

                                     

1.2. Karriera me klube Novara

Me 30 gusht 2012, ai u zhvendos ne klubin Novara si huazim ne nderrim me lojetarin Luigi Giorgi. Mehmeti qendroi ne Novara per pjesen e mbetur te sezonit 2012-13, ku luajti 23 ndeshje dhe shenoi gjashte gola per klubin.

                                     

1.3. Karriera me klube SC Olhanense

Ne korrik 2013, ishte shpallur se Mehmeti do te luaj me klubin portugeze Olhanense si huazim per nje sezon. Me 24 gusht ai shenoi golin e tij te pare per ekipin ne ndeshjen e tij te dyte te liges. Gjithsej Mehmeti luajti 20 ndeshje ndersa ne Olhanense dhe shenoi dy here.

                                     

1.4. Karriera me klube Kthimi ne Malmö FF

Me 15 korrik 2014, Malmö FF njoftoi se ata kishin rifituar Mehmetin per nje kontrate tre vjet e gjysme, duke bere kthimin e tij pas dy sezonesh jashte vendit ne Itali dhe Portugali, pasi u lirua falas nga klubi i tij i fundit, Palermo me heret ne te njejten dite. Per pjesen e mbetur te sezonit, Mehmeti beri 10 paraqitje ne lige, pese prej te cileve ne formacionin fillestar. Ai gjithashtu shenoi dy here, dy gola ne ndeshjen kunder Falkenbergs FF me 2 gusht 2014. Ai gjithashtu beri kater paraqitje ne kampionat e klubeve ne Ligen e Kampioneve UEFA 2014-15.

                                     

1.5. Karriera me klube Stabæk

Mehmeti pastaj u zhvendos ne Norvegji dhe luajti 24 ndeshje te liges per Stabæk, ne sezonin 2016. Ai shenoi 4 gola pasi beri debutimin e tij kunder Molde.

                                     

1.6. Karriera me klube Oxford United

Pas kesaj, sulmuesi u transferua ne kryeqytetin turk Ankara, per te luajtur per Gençlerbirliği. Megjithate, ai luajti vetem dy lojera te Süper Lig per ta perpara se te bashkohej ne Oxford United, me 7 shtator. Ai beri debutimin e tij si zevendesues ne nje humbje 3-0 ne Bury ne nje ndeshje te Liges se Pare me 26 Shtator 2017, dhe goli i tij i liges se debutimit erdhi ne ndeshjen e ardhshme, nje fitore prej 4-1 ne Peterborough United me 30 shtator.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Mehmeti u zgjodh nga trajneri i kombetares shqiptare Gianni De Biasi per ndeshjet kualifikuese te Kupes se Botes kunder Sllovenise dhe Islandes ne shtator 2013.

                                     

3. Jeta personale

Mehmeti lindi ne Podujeve, KSA e Kosoves pjese e atehershme e Jugosllavise. Familja e tij u zhvendos ne Valdemarsvik, Suedi kur ishte dy vjeç, dhe me vone u vendosen ne Malmö. Ai eshte me prejardhje shqiptare.

                                     
  • Taulant Xhaka Valon Behrami Besart Berisha Albert Bunjaku Blerim Džemaili Agon Mehmeti Njazi Kuqi Valon Berisha Etrit Berisha Burim Kukeli Andis Shala Gzim
  • Agim Fagu Auron Tare Agon Fehmiu Agon Sylejmani Aleksander Damo Arben Nixha Arber Damaj Arian Maliqi Artan Kurti Arton Mehmeti Bekim Maxhuni Besim Braha

Users also searched:

...