Back

ⓘ Katherine Maher




Katherine Maher
                                     

ⓘ Katherine Maher

Katherine Maher eshte drejtore ekzekutive e Fondacionit Wikimedia, nje pozicion qe u be i perhershem me 23 qershor 2016. Ajo me heret ka punuar per Banken Boterore, UNICEF-in, dhe ne AccessNow.org, ku ajo ishte e drejtore e tyre e avokatise.

                                     

1. Arsimi

Maher u arsimua ne Institutin e gjuhes arabe ne Universitetin Amerikan ne Kajro nga viti 2002 deri ne vitin 2003, dhe ne Kolegjin e Arteve dhe Shkences ne Universitetin e New York-ut nga viti 2003 nga ku ka marre diplome bachelor ne vitin 2005.

                                     

2. Karriera

Maher ishte duke vepruar si drejtore ekzekutive e Fondacionit Wikimedia WMF nga marsi i viti 2016 deri ne caktimin e perhershem ne qershor. Ajo me heret ka punuar ne Banken Boterore, UNICEF, dhe ne AccessNow.org, ku ajo ishte e drejtore e tyre e avokatise.

Ne Banken Boterore, Maher ishte nje keshilltare ne teknologji per "zhvillimin nderkombetar" de demokratizimin, duke punuar ne TIK per llogaridhenien dhe qeverisjen, duke u fokusuar ne rolin e telefonave celulare dhe teknologjive te tjera ne lehtesimin e shoqerise civile dhe reformen institucionale, sidomos ne Lindjen e Mesme dhe Afrike. Ajo eshte bashke-autore e nje kapitulli ne "Making Government Mobile" te publikimit te Bankes Boterore ne lidhje me "Information and Communications for Development: Maximizing Mobile" 2012.

Maher iu bashkua Fondacionit te Wikimedias WMF si zyrtarja me e larte e komunikimit ne prill 2014, dhe u be drejtore e perkohshem ekzekutive pothuajse dy vjet me vone, ne mars 2016, pas doreheqjes se Lila Tretikov. Emerimi i saj si drejtore ekzekutive u njoftua nga Jimmy Wales me 24 qershor 2016 ne Wikimania 2016, ne fuqi nga 23 qershori 2016.