Back

ⓘ Loujain al-Hathloul




Loujain al-Hathloul
                                     

ⓘ Loujain al-Hathloul

Loujain al-Hathloul eshte nje aktiviste te drejtave te grave Arabe dhe nje figure e mediave sociale. Ajo eshte arrestuar dhe liruar disa here per te sfiduar ndalimin qe grate kane ne lidhje me drejtimin e makinave ne Arabine Saudite dhe u arrestua ne Maj te 2018, me disa aktiviste te shquara te drejtave te grave, me akuzen e perpjekjes per te destabilizuar mbreterine. Ajo u rendit e treta ne listen e Top 100 Grave me te Fuqishme Arabe 2015.

                                     

1. Aktivizmi per te drejtave te grave

Al-Hathloul njihet per rolin e saj ne levizjen e grave per te drejten e drejtimit te makines dhe ne kundershtimin e sistemit saudit te kujdestarise mashkullore. Me 1 dhjetor 2014, ajo u arrestua dhe u burgos per 73 dite pas nje perpjekjeje per te kaluar kufirin ne makinen e saj nga Emiratet e Bashkuara Arabe ne Arabine Saudite me akuzat qe kishin te benin me sfidimin e ndalimit te drejtimit te makines per femrat ne Mbreterine.

Ne shtator te vitin 2016, se bashku me 14.000 te tjeret, al-Hathloul nenshkroi nje peticion per Mbretin Salman duke kerkuar qe sistemi i kujdestarise nga meshkujt te largohej. Me 4 qershor 2017, eshte arrestuar dhe ndaluar ne Aeroportin Nderkombetar te Mbretit Fahad ne Dammam. Arsyeja per arrestimin ishte e paqarte dhe al-Hathloul nuk ishte lejuar te kete qasje ne nje avokat ose kontakt me familjen e saj.

Ajo ishte arrestuar serish ne prag te 15 majit 2018, se bashku me Eman al-Nafjan, Aisha al-Mana, Aziza al-Yousef, Madeha al-Ajroush dhe disa meshkuj te perfshire ne fushaten per te drejtat e grave ne arabine Saudite. Human Rights Watch interpretoi qellimin e arrestimeve si te frikshme "kushdo qe shpreh skepticizem per axhenden te drejtave te princit te kurores".