Back

ⓘ Meritan Shabani




Meritan Shabani
                                     

ⓘ Meritan Shabani

Meritan Shabani eshte nje futbollist profesionist gjerman i cili luan si mesfushor sulmues per klubin gjerman Bayern München.

                                     

1. Karriera me klube

Bayern Munich

Ne sezonin 2017–18, Shabani u bashkua me ekipin rezerve te Bayern Munich. Ai debutoi zyrtarisht me ekipin me 27 tetor 2017 duke luajtur si zevendesues i Fabian Benkos ne barazimin 1–1 ne shtepi ndaj FV Illertissen, ndeshje e vlefshme per Regionalliga Bayern.

Me 28 prill 2018, Shabani debutoi ne Bundeslige per ekipin e pare duke luajtur si titullar per 56 minuta para se te zevendesohej nga Thiago ne fitoren 4–1 ne shtepi kunder Eintracht Frankfurt. Me 9 maj, ai firmosi kontraten e pare si profesionist me klubin, kontrate qe do te zgjase deri me 30 qershor 2020.

Shabani shenoi golin e pare per ekipin e rezervave me 5 gusht ne nje fitore 2–0 ndaj FV Illertissen; ai shenoi golin e dyte te ndeshjes ne minuten e 45te.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Ne nentor 2016, ai mori nje thirrje nga kombetarja gjermane nen-18 per te qene pjese e kampit stervitor te ekipit dhe per te luajtur ne ndeshjet miqesore ndaj Irlandes dhe Holandes; megjithate, ai ishte nje zevendesim i paperdorur ne te dyja ndeshjet.