Back

ⓘ Malcom




Malcom
                                     

ⓘ Malcom

Malcom Filipe Silva de Oliveira, ose thjesht Malcom, eshte nje futbolliist profesionist brazilian i cili luan si sulmues per klubin spanjoll Barcelona.

Ai filloi karrieren si profesionist tek Corinthians, duke debutuar ne vitin 2014 dhe me pas fitoi Campeonato Brasileiro Série A nje vit me vone. Ne janar 2016, ai u transferua tek Bordeaux ne France, duke luajtur gjithsej 96 ndeshje ne dy vite e gjysem. Ne veren e vitit 2018, ai u bashkua me gjigandet e Barcelones per 41 milion €.

                                     

1.1. Karriera me klube Corinthians

Malcom ka lindur ne São Paulo, dhe nisi karrieren e tij futbollistike me klubin e qytetit, Corinthians. Ne fillim te vitit 2014, ai shkelqeu ne ekipin qe doli ne vend te dyte te Copa São Paulo de Futebol Júnior mbrapa Santos.

Ai u thirr ne ekipin e pare nga trajneri Mano Menezes dhe debutoi si profesionist me 19 mars 2014 ne ndeshjen e raundit te pare te Copa do Brasil jashte fushe kunder Bahia de Feira, duke luajtur ne dhjete minutat e fundit te fitores 2–0 ne vend te Jádson. Kater dite me vone ai luajti ndeshjen e vetme te tij ne Campeonato Paulista, duke hyre serisht nga fundi ne vend te Lucianos me ekipin qe fitoi 3–0 ne shtepi.

Malcom beri debutimin e tij ne Campeonato Brasileiro Série A me 27 prill 2014, si nje zevendesim i Romarinhos, ne nje fitore 2–0 kunder Flamengo. Malcom shenoi golin e pare si profesionist me 18 shtator ne barazimin 1–1 ndaj Chapecoense ne Arena Corinthians ku ai shenoi golin hapes te takimit.

Ai ishte nje lojtar i rregullt i ekipit te pare gjate sezonit 2015 te Campeonato Brasileiro Série A. Ai luajti gjithsej 70 ndeshje dhe shenoi 10 gola gjate kohes se tij me klubin.

                                     

1.2. Karriera me klube Bordeaux

Ekipi francez Bordeaux siguroi sherbimet e Malcom me 31 janar 2016, duke zevendesuar Wahbi Khazri i cili kaloi tek Sunderland. Klubi pagoi 5 milion € per gjysmat te drejtave ekonomike te tij.

Ai debutoi ne Ligue 1 nje jave me vone, duke luajtur si titullar ne humbjen 4–1 perballe Saint-Étienne; ai luajti per 69 minuta para se te zevendesohej nga Thomas Touré. Me 10 shkurt, ai shenoi golin e pare per ekipin ne ndeshjen e raundit te 16-tave te Coupe de France, duke i dhene Girondins avantazhin e perkoheshem 3–2 ne humbjen 3–4 ne kohen shtese ndaj Nantes. Atij ju desh te priste 30 prillin per te dhene asistin e pare, i cili ishte per Cheick Diabaté, ne nje fitore 4–2 ne Troyes, kurse nje jave me vone, ai shenoi golin e vetem te ndeshjes kunder Lorient.

Me 27 shtator 2017, Malcom firmosi nje kontrate te re me klubin qe do te zgjaste deri ne qershor 2021. Sezoni i tij i fundit me klubin ishte me i suksesshem ne aspektin personal; ai shenoi 12 gola ne kampionat. Golat e pare erdhen me 19 gusht ne barazimin 3–3 kunder Lyon, perfshire edhe golin e barazimit ne kohen shtese me nje gjuajtje nga distanca.

Pas disa performancave pozitive ai u be shpejt nje nga lojtaret e preferuar te tifozeve, dhe ne tre sezone ne klub shenoi 23 gola ne 96 ndeshje ne te gjitha kompedicionet. Goli i tij nga distanca kunder Dijon me 1 dhjetor 2017 fitoi çmimin "Goli i Sezonit" nga Trophées UNFP du football.

                                     

1.3. Karriera me klube Barcelona

Me 24 korrik 2018, klubi spanjoll Barcelona lajmeroi transferimin e Malcom ne nje marreveshje pese-vjeçare per nje shume te raportuar prej 41 milion € plus 1 milion € bonuse. Corinthians perfitoi 2.5% te shifres.

Para ketij transferimi Malcom ishte shume prane firmes me klubin italian Roma, tifozet te cilit kishin dale ne aeroport per ta pritur. Drejti sportiv Monchi deklaroi se klubi do te vepronte ligjerisht kunder Barcelones.

Per shkak te kufizimeve per lojtaret pa pasaporta te Bashkimit Evropian, Malcom u ja jashte ekipit qe fitoi trofeun e 2018 Supercopa de España. Me 25 gusht, ai beri debutimin e tij zyrtar me ekipin ne fitoren 1–0 kunder Real Valladolid ne José Zorrilla, duke zevendesuar brazilianin tjeter Philippe Coutinho ne gjashte minutat e fundit te takimit. Me 6 nentor, Malcom shenoi golin e pare zyrtar me klubin ne barazimin 1–1 jashte fushe kunder Interit ne UEFA Ligen e Kampioneve.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Karriera nderkombetare e Malcom nisi ne vitin 2015 kur ai u thirr ne kombetaren U20 per te luajtur ne Kampionatin U–20 te Amerikes se Jugut, ku ai shenoi nje gol ne gjashte ndeshje me Seleçãon qe e mbylli ne vendin e katert.

Me vone po ne ate vit, ai u thirr si zevendesuesi i Kenedy per te luajtur ne Kupen e Botes U20 ne Zelanden e Re. Malcom luajti ne pese ndeshje, perfshire edhe finalen, te cilen Brazili e humbi kunder Serbise.

Ne shtator 2018, Malcom u thirr per here te pare ne ekipin te rriturve nga trajneri Tite per ndeshjet miqesore kunder Arabise Saudite dhe Argjentines.

                                     

3. Jeta personale

Malcom i eshte vene emri prej aktivistit afrikano amerikan Malcolm X nga babai i tij.

Ne korrik 2015, autoritetet vendore te Sao Paulos zbuluan nje skeme mashtrimi qe zbulonte se Malcom kishte marre lejen e qarkullimit – e cila zakonisht do rreth tre muaj praktike – njezete dite para ditelindjes se tij te 18te.

Malcom ka marre kritika nga mediat per sjellen e tij tek Bordeaux: ne shtator 2017, ai doli nje foto me lojtarin kundershtar Neymar pas nje humbje te rende ndaj Paris Saint-Germain, dhe tre muaj me pas ai dhe shoket e tij te skuadres nga i njejti vend filmuan nje video argetimi jashte stadiumit pas nje humbje.

                                     

4. Lidhje te jashtme

  • Profili Arkivuar 24 korrik 2018 tek Wayback Machine te Girondins.com
  • Profili te Ogol.com
  • Profili te FC Barcelona
  • Malcom te BDFutbol
  • Profili te Ligue 1.com