Back

ⓘ Matías Vecino




Matías Vecino
                                     

ⓘ Matías Vecino

Matías Vecino Falero eshte nje futbollist profesionist uruguajian i cili luan si mesfushor per klubin italian Internazionale dhe me kombetaren uruguajiane.

                                     

1.1. Karriera me klube Fiorentina

Ne janar 2013, Vecino u bashkua me klubin italian Fiorentina duke firmosur nje kontrate kater-vjeçare per 2.5 milion €. Megjithate, ky transferim u shty dhe u be zyrtare ne merkaton e rradhes ne gusht 2013.

Me 3 shtator 2013, ai nuk u perfshi ne listen e ekipit qe do te luante ne UEFA Ligen e Evropes nga trajneri Vincenzo Montella. Ai debutoi zyrtarisht me klubin si dhe zhvilloi paraqitjen e pare ne Serie A me 26 shtator ne nje disfate 2–1 jashte fushe ndaj Interit. Vecino luajti shume pak gjate pjeses se pare te sezonit 2013–14, duke luajtur vetem gjashte ndeshje, nje si titullar, gje qe shtyu klubin qe ta huazonte tek klubi tjeter elitar Cagliari; huazim do te zgjaste deri ne fund te sezonit, me klubin nga Sardenja qe kishte edhe mundesine e blerjes.

Atij ju dha fanella me numrin 27, dhe debutoi me klubin me 1 shkurt 2014 ne fitores 1–0 ndaj klubit prind te tij. Goli i tij i pare ne Serie A erdhi me 2 mars, te dytin e fitores 3–0 ne shtepi kunder Udineses.

Per sezonin 2014–15, Vecino luajti si huazim tek Empoli, ku ai ishte nje titullar i rregullt ne ekip, duke grrumbulluar 36 paraqitje ne Serie A sebashku me dy gola. Ai gjithashtu mundi te zhvillonte dy paraqitje ne Coppa Italia.

Nga mesi i 2015, Vecino u rikthye ne Firence dhe u be nje titullar ne skuader. Ai firmosi nje kontrate te re pese-vjeçare me klubin ne maj 2016.

                                     

1.2. Karriera me klube Internazionale

Me 31 korrik 2017, Fiorentina u pagua 24 milion € nga Interi per te marre sherbimet e Vecinos, me kete te fundit qe kreu edhe testet mjekesore. Transferimi u be zyrtar me 2 gusht, me lojtarin qe firmosi nje kontrate deri ne qershor 2021.

Ai mori fanellen me numrin 11, dhe debutoi me 20 gusht ne ndeshjen hapese te kampionatit, nje fitore 3–0 kunder Fiorentines. Ai shenoi golin e pare me ekipin gjashte dite me vone, te tretin e fitores 3–1 kunder Romes ne Stadio Olimpico, e cila ishte fitorja e pare ne kete fushe qe nga viti 2011.

Me 20 maj 2018, Vecino shenoi golin e trete te ekipit ne fitoren 3–2 me permbysje kunder Lazios, ne ndeshjen e fundit te sezonit; kjo fitore beri qe Inter ta perfundonte sezonin ne vendin e katert, qe do te thoshte rikthim ne UEFA Ligen e Kampioneve pas gjashte vitesh mungese.

Ne sezonin 2018–19, Vecino beri debutimin e tij ne Ligen e Kampioneve me 18 shtator ne ndeshjen hapese te fazes se grupeve kunder Tottenham Hotspur, duke shenuar golin e fitores me koke ne minuten e 92te.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Vecino ka lindur ne Uruguaji nga prinder me origjine italian nga qyteti Campobasso, gje qe do te thoshte se ai mund te zgjidhte nje nga dy vendet per te luajtur. Ai luajti me Uruguajin nen-20 ne Kampionatin Amerikano Jugor te rinjeve dhe ne Kupen e Botes nen-20 ne vitin 2011.

Ai shenoi golin qe kualifikoi Uruguajin per ne lojerat olimpike verore 2012 ne Londer. Vecino debutoi per ekipin te rriturve me 25 mars 2016 ne barazimin 2–2 ndaj Brazilit.

Ne maj 2018, ai u thirr ne skuadren qe do te merrte pjese ne Kupen e Botes 2018 ne Rusi. Ai luajti ne çdo ndeshje te ekipit qe u eliminua ne çerek-finale nga Franca.

                                     

3. Statistikat e karrieres

Golat me kombetaren

Redaktuar me 12 tetor 2018. Rezultatet e Uruguajit te listuara te parat, kolonat e golave tregojne rezultatin pas çdo goli te shenuar nga Vecino.