Back

ⓘ Michael Essien




Michael Essien
                                     

ⓘ Michael Essien

Michael Kojo Essien eshte nje futbollist profesionist ganez. Ai ka luajtur me shume se 50 ndeshje per kombetaren ganeze

Essien filloi karrieren e tij futbollistike ne Gane me Liberty Professionals. Ne vitin 2000, ai kaloi ne France per te luajtur me Bastian; ai shpenzoi tre sezone dhe luajti mbi 60 ndeshje ne Ligue 1 para se te firmoste me kampionet e Lyon. Tek Lyon, Essien fitoi dy tituj rresht ne sezonet 2003–04 dhe 2004–05 si dhe luajti ne UEFA Ligen e Kampioneve per here te pare. Gjate qendrimit te tij pese-vjeçar ne France, Essien u be edhe shtetas francez. Ne vitin 2005, ai firmosi me klubin e Premier Liges Çelsin per shifren e 24 milion £, duke u bere, ne ato kohe, lojtari afrikan me i shtrenjte i te gjitha koherave. Me klubin londinez, Essien fitoi dy tituj te Premier Liges ne vitet 2006 dhe 2010, si dhe tre Kupa FA dhe nje Kupe Lige. Ai fitoi Ligen e Kampioneve ne vitin 2012, kurse kater vite me pare ishte pjese e ekipit humbes. Ai ka fituar çmimin "Goli i Vitit i Çelsit" dy here, respektivisht ne sezonet 2006–07 dhe 2008–09.

Essien ka qene nje ish lojtar i ekipit ganez. Me te rinjte, ai ka luajtur ne Kupen e Botes nen-17 ne vitin 1999 si dhe ne Kupen e Botes nen-21 dy vite me vone, ku ekipi i tij vajti deri ne finale. Essien debutoi me ekipin e pare ne janar 2002 dhe e ka perfaqsuar ate ne tre Kupa Kombesh te Afrikes. Ai gjithashtu ka luajtur ne Kupen e Botes te edicioneve 2006 dhe 2014.