Back

ⓘ Marco Materazzi




Marco Materazzi
                                     

ⓘ Marco Materazzi

Marco Materazzi eshte nje trajner italian futbolli dhe ish futbollist profesionist.

Ne fillimet e karrieres se tij, Materazzi luajti me disa ekipe te Serie B dhe Serie C, si dhe me Evertonin ne Premier League. Ai pati edhe dy qendrime te Perugia 1995–98 dhe 1999–2001 kurse ne vitin 2001 u transferua te Interi per 10 milion €. Ne nivel klubesh, ai ka fituar disa trofe madhor me Interin, perfshire pese kampione rresht nga viti 2006 e deri ne 2010, nje Lige Kampionesh, nje Kupe Bote per Klube, kater Kupa Italie si dhe kater Superkupa Italie.

Materazzi zhvilloi 41 paraqitje per Italine nga debutimi i tij ne vitin 2001 e deri ne 2008, duke luajtur ne dy edicione te Kupes se Botes dhe Kampionatit Evropian. Ai ishte nje nga lojtaret kyç te finales se Kupes se Botes 2006 kunder Frances, duke shenuar golin e barazimit me koke, si dhe, ne kohen shtese, u godit me koke nga Zinedine Zidane, i cili per kete veprim u ndeshkua me karton te kuq. Italia fitoi Kupen e Botes ne gjuajtjet e penalltive, ku Materazzi shenoi ne tentativen e tij.

Nje figure polemizuese dhe provokuese e futbollit, ai njihej per stilin e lojes agresiv dhe fizik si mbrojtes, si dhe per markimin e forte, nderhyrjet e renda. Keto tipare ben qe ai te merrte me shume se 60 kartona te verdhe dhe 25 kartona te kuq gjate karrieres se tij. Per shkak te temperamentit, zakonit per te nxituar dhe nderhyrjeve te forta, ai eshte perfshire ne disa zenka me lojtaret kundershtare ne fushe gjate karrieres, duke bere qe te krahasohej me mbrojtesin tjeter italian Pasquale Bruno. The Times e renditi Materazzin te 45tin ne listen e tyre te 50 futbollisteve me te veshtire ne histori.

                                     

1.1. Karriera me klube Vitet e hershme

Materazzi filloi karrieren e tij futbollistike me ekipin te rinjeve te Lazios dhe me pas te Messina Peloros nga viti 1990 e deri ne 1991. Ai i shpenzoi vitet e para te karrieres ne ligat e uleta te futbollit italian, duke luajtur me ekipin amator Tor di Quinto 1991–92, me ekipin e Serie C2 Marsala 1993–94, dhe ekipin e Serie C1 Trapani 1994–95, duke humbur me kete te fundit nje ngjitje historike ne Serie B pasi humben ndeshjen e play-off ndaj Gualdo. Perugia e Serie B e bleu Materazzin per here te pare ne vitin 1995, por ai luajti nje pjese te sezonit 1996–97 ne huazim te Carpi.

Ai me pas shpenzoi sezonin 1998–99 ne Angli te Evertoni, ku mori karton te kuq tre here ne 27 paraqitje, si dhe shenoi dy here: kunder Middlesbrough ne kampionat dhe Huddersfield Town ne Kupen e Liges.

Materazzi u rikthye te Perugia ne vitin 1999, dhe shenoi 12 gola, perfshire 7 me penallti, ne sezonin 2000–01 ne Serie A, duke thyer rekordin e Daniel Passarelles per numrin e golave te shenuar nga nje mbrojtes ne nje sezon te Serie A.

                                     

1.2. Karriera me klube 2001–2004: Debutimi dhe polemikat

Materazzi u ble nga Interi ne korrik 2001 per 10 milion €. Ai mori fanellen me numrin 23 dhe beri debutimin e tij zyrtar me 26 gusht ne ndeshjen hapese te kampionatit ndaj ish ekipit te tij Perugia. Goli i tij i pare per Interin erdhi ne ndeshjen e dyte kunder Parmes: ai shenoi brenda 10 minutash me ndeshjen qe u mbyll ne barazim 2–2 jashte fushe. Ai gjithashtu luajti tete here ne Kupen UEFA te atij sezoni, me ndeshjen debutuese e cila erdhi me 20 shtator ne fitoren 3–0 ndaj rumuneve te Brașov.

Materazzi luajti 23 ndeshje ne kampionat, perfshire edhe ne ndeshjen e fundit vendimtare ndaj Lazios qe i kushtoi Interit titullin; ai ishte protagonist i nje episodi polemizues pas vershellimes finale pasi u perfshi ne nje debat te tensionuar me lojtaret kundershtar, debat ky i cili u be edhe fizik. Ai u filmua nga kamerat duke i bertitur kapitenit te Lazios Alessandro Nesta, te cilit i tha: "Une te fitova titullin", duke iu referuar fitores se Perugias ne javen e fundit ndaj Juventusit ne vitin 2000 qe i hapi rrugen Lazios drejt titullit.

Ne sezonin e ardhshem, Materazzi zhvilloi 33 paraqitje ne te gjitha kompedicionet, perfshire 13 ne UEFA Ligen e Kampioneve, ku debutoi me 14 gusht 2002 ne nje barazim pa gola kunder Sporting CP.

Sezoni 2003–04 i Materazzit u karakterizua nga demtimet, perfshire edhe nje te pesuar me 25 nentor gjate humbjes 5–1 ne San Siro ndaj Arsenalit ne ndeshjen e fazes se grupeve te Liges se Kampioneve; ky demtim e mbajte jashte fushave per dy muaj. Ai ishte serisht ne qender te polemikave ne fillim te vitit 2004 per sjelle te dhunshme ndaj Bruno Cirillos te Sienes. Kjo ndodhi me 1 shkurt 2004 ne nje ndeshje qe u fitua 4–0 nga Interi. Materazzi i cili nuk luajti ne ndeshje u ballafaqua me Cirillon ne dhomat e zhveshjes dhe filloi ta ofendonte. Ai gjithashtu e goditi ne fytyre, duke i çare buzen. Pasi incidenti u denoncua, gjykatesi sportiv Maurizio Laudi e pezulloi Materazzin deri me 29 mars, gje qe do te thoshte se ai do te humbiste tete ndeshje me klubin dhe nje me kombetaren. Perveç pezullimeve ne kompedicionet brenda Italise, Materazzi gjithashtu u pezullua nga UEFA per dy ndeshje ne Kupen UEFA. Inter gjithashtu u gjobit me 5.000 €. Materazzi kerkoi falje per incidentin, duke thene se ai "u soll keq" dhe se "reagoi ne menyre te keqe", duke shtuar se nuk do ta apelonte kete pezullim.

                                     

1.3. Karriera me klube 2004–2008: Suksesi ne Itali me Mancinin

Ne korrik 2004, ne fillim te sezonit 2004–05, stoli i Interit iu besua trajnerit Roberto Mancini, me te cilin – ne sezonin e pare – Materazzi humbi vendin ne formacionin titullar. Ne sezonin e ardhshem ai luajti me shume, duke qene edhe lojtari i vetem italian i cili shenoi gol ne ate sezon. Me 5 mars 2006, Materazzi shenoi nje gol me koke ne minuten e 89te kunder Romes per ti dhene ekipit te tij nje pike dhe per ti thyer vendasve rekordin e 11 ndeshjeve rresht me fitore. Ai e perfundoi sezonin 2005–06 duke zhvilluar 39 paraqitje ne te gjitha kompedicionet.

Materazzi firmosi nje kontrate te re ne gusht 2006 qe do ta mbante ne Milano deri ne qershor 2010. Ne fund te vitit, ai ishte i nominuar per çmimin UEFA Skuadra e Vitit sebashku me shokun e skuadres Fabio Grosso. Sezoni 2006–07 e pa Materazzin te shenonte 10 gola, duke qene mbrojtesi me shume gola ne Serie A. Disa nga golat me te shquar ishin si ai ne fitoren 4–3 ne Derby della Madonnina kunder Milanit, nje rrofeshate kunder Messines dhe nje dopiete ndaj Sienes me 23 prill qe i hapi rruge titullit te 15te ne historine e Interit pese ndeshje nga perfundimi. Per performancat e tij gjate sezonit, Materazzi u shpall Serie A Mbrojtesi i vitit.

Materazzi humbi pjesen e pare te sezonit 2007–08 per shkak te nje demtimi te pesuar ne grrumbullim me kombetaren, duke u detyruar te qendronte jashte deri ne nentor 2007. Me vone ne shkurt 2008, Materazzi zhvilloi nje paraqitje negative ne ndeshjen e pare te raundit te 16-tave te Liges se Kampioneve ndaj Liverpoolit, duke marre nje karton te kuq ne minuten e 30te, me Interin qe u mposht 2–0 ne Anfield. Paraqitja e tij u kritikua edhe nga shoket e ekipit pas perfundimit te ndeshjes. Drejt fundit te sezonit, gjate barazimit 2–2 ndaj Sienes, Materazzi debatoi me sulmuesin argjentinas Julio Cruz se kush do te gjuante nje penallti. Ne fund ishte Materazzi ai qe e goditi por tentativa e tij u prit me lehtesi nga portieri kundershtar Alex Manninger. Ishte hera e pare qe nga viti 2001 qe Materazzi kishte humbur penallti. Ky barazim i humbi mundesine Interit per te fituar kampionatin nje ndeshje para perfundimit te sezonit. Pas ndeshjes, zgjedhja per te gjuajtur penalltine u kritikua nga trajneri Roberto Mancini, kurse vete Materazzi kerkoi falje, duke thene se Cruz duhej te ishte ai qe te merrte persiper penalltine. Inter, megjithate, fitoi kampionatin per here te trete rresht pas nje fitore 2–0 ndaj Parmes ne ndeshjen e fundit te sezonit me Materazzin i cili kontriboi duke luajtur 90 minuta te plota. Ai e perfundoi sezonin me 23 ndeshje ne Serie A, 4 Ne Coppa Italia, 1 ne Supercoppa Italiana dhe 3 ne Ligen e Kampioneve, duke koleksionuar gjithsej 33 paraqitje.



                                     

1.4. Karriera me klube 2008–2011: Vitet e fundit dhe me shume lavdi

Vera e vitit 2008 pa mberritjen e trajnerit portugez José Mourinho, i cili nuk e pa Materazzin si titullar, duke bere qe shtatlarti italian te perfundonte ne stol. Perveç kesaj, sezoni i tij u prish edhe nga demtimet e shumta, duke bere qe te zhvillonte vetem 8 ndeshje. Ai shenoi golin e pare ne UEFA Ligen e Kampioneve me 4 nentor ne barazimin 3–3 ndaj Anorthosis ne ndeshjen e katert te Grupit B. Materazzi fitoi kampionatin e tij te katert me 17 maj 2009 pas nje fitore 3–0 kunder Sienes. Pavaresisht se luajti pak, ai serisht u vleresua nga presidenti i klubit Massimo Moratti i cili tha se Matarezzi "luajti mire sa here qe u thirr ne sezonin e kaluar", kurse trajneri Mourinho tha se deshironte qe Materazzi te ishte pjese e ekipit te tij.

Ne qershor 2009, Materazzit iu ofrua nje marreveshje re nga Interi deri ne qershor 2012. Ai u perdor pak gjate sezonit 2009–10, duke zhvilluar vetem 20 ndeshje ne te gjitha kompeticionet. Ne janar 2010, ai operoi meniskun e gjurit te tij te djathte duke qendruar jashte fushave per nje muaj. Materazzi ishte nje zevendesues ne kohen shtese per Interin ne finalen e UEFA Liges se Kampioneve 2010 kunder Bayern München, duke zevendesuar Diego Militon i cili shenoi te dy golat e suksesit 2–0 ne Madrid. Perveç kesaj, Inter siguroi edhe Scudetton per te pestin sezon rresht, si dhe Coppa Italian per te plotesuar tripleten.

Ai e filloi sezonin 2010–11 duke hyre si zevendesues ne minutat e fundit te fitores 3–1 ne shtepi ndaj Romes ne finalen e Supercoppa Italiana. Ndeshja e pare ne kampionat per Materazzin erdhi ne nentor ku ai luajti si titullar ne derbi kunder Milanit per shkak te mungeses se argjentinasit Walter Samuel; ai shkaktoi penallti ne minuten e 4te per nje nderhyrje te gabuar ndaj Zlatan Ibrahimović, i cili me vone gjate ndeshjes, e goditi ne stomak Materazzin me stil kung-fu duke e hedhur ne toke. Inter humbi ndeshjen 1–0. Pas perfundimit te takimit, trajneri i ekipit Rafael Benítez qetesoi situaten duke thene se demtimi i Materazzit "nuk duhet serioz". Ai u rikthye ne aksion dy jave me vone duke luajtur 90 minuta te plota ne fitoren 5–2 ne shtepi ndaj Parmes. Ne dhjetor, Materazzi ishte pjese e ekipit per turnamentin FIFA Kupa e Botes per Klube 2010; ai qendroi ne stol ne te dyja takimet me Interin qe triumfoi, duke koleksionuar titulin e 5te per vitin 2010.

Materazzi u largua nga Interi ne korrik 2011 pasi nuk iu ofrua nje kontrate e re, duke mbyllur aventuren e tij ne San Siro me 270 paraqitje ne te gjitha kompedicionet dhe 15 trofe te fituar, dhe pak kohe me pas, deklaroi pensionimin nga sporti. Ai me pas u emerua ambasor i klubit. Me pas, ai akuzoi trajnerin e ekipin Leonardo duke thene se "ia punoi pas krahut", duke cituar brazilianin si arsyen e largimit te tij nga klubi. Ai gjithashtu i hodhi akuza presidentit Massimo Moratti, duke thene se ai nuk e mbrojti ndaj Leonardos.

                                     

1.5. Karriera me klube Chennaiyin FC

Me 22 shtator 2014, Materazzi firmosi si lojtar-trajneri i Chennaiyin FC ne sezonin perurues te Indian Super League. Materazzi firmosi nje kontrate per dy sezone me klubin per 1 milion $ çdo sezon. Materazzi nuk vendosi te luante ne ndeshjen hapese te sezonit me 15 tetor, me ekipin qe fitoi 2–1 kunder FC Goa me protagonist brazilianin Elano i cili shenoi me goditje denimi. Gjashte dite me vone ne ndeshjen e pare ne shtepi, Chennaiyin mposhti Kerala Blasters 2–1, por kater dite me pas ata humben per here te pare duke u mposhur nga Delhi Dynamos 4–1. Ne ndeshjen e katert te sezonit, Materazzi e vendosi veten titullar per here te pare, duke kontribuar ne triumfin 5–1 ndaj Mumbai City. Me 28 nentor, ai solli ne ekip ish shokun e ekipit kombetar Alessandro Nesta, i cili doli nga pensionimi per te firmosur deri ne fund te sezonit. Chennaiyin e perfundoi sezonin e rregullt me 14 ndeshje ne vendin e pare, kurse Materazzi zhvilloi 6 paraqitje. Ne ndeshjet play-off per perfundimin e sezonit, ekipi u eliminua ne kohen shtese te gjysem-finales nga Kerala Blasters.

Ne fund te sezonit 2015, ne te cilin Materazzi udhehoqi ekipin drejt titullit te pare kampion, kontrata e tij skadoi. Ne perfundim te sezonit 2016, u lajmerua se Materazzi nuk do te rikthehej ne klub per sezonin 2017.

                                     

2.1. Karriera nderkombetare Debutimi dhe Kupa e Botes 2002

Materazzi beri debutimin e tij me ekipin kombetar te Italise me 25 prill 2001 ne nje ndeshje miqesore te fituar 1–0 kunder Afrikes se Jugut. Ai zhvilloi dy paraqitje gjate fushates kualifikuese: kunder Huganrise dhe Gjeorgjise. Ne finalet e turnamentit Kupa e Botes 2002, Materazzi u perdor si zevendesues i mbrojtesve Alessandro Nesta dhe Fabio Cannavaro. Ai zhvilloi vetem nje ndeshje ne turnament si zevendesues i Nestes ne humbjen 2–1 ndaj Kroacise ne fazen e grupeve; ne minuten e 90te, ai dergoi nje top te gjate por te lehte ne zonen kundershtare me synimin per te arritur te Inzaghi, por askush nuk e preku dhe perfundoi ne rrjete, por ky gol u anullua nga gjyqtari Graham Poll i cili pretendoi se Inzaghi kishte terhequr nje lojtar kundershtar nga fanella. Materazzi u kritikua per markimin e tij ne te dy golat e pesuar nga Italia.

                                     

2.2. Karriera nderkombetare UEFA Euro 2004

Pavaresisht nje pezullimi te gjate me Interin, Materazzi gjithsesi u thirr nga trajneri Giovanni Trapattoni per te luajtur ne UEFA Euro 2004, ku ai ishte ne stol ne dy ndeshjet e para te grupit, por luajti si titullar ne ndeshjen e trete kunder Bullgarise ne vend te pezulluarit Fabio Cannavaro, me Italine qe permbysi rezultatin per te fituar 2–1; ne pjesen e pare, Materazzi u gjyqua se kishte nderhyre gabimisht ndaj sulmuesit kundershtar Dimitar Berbatov brenda zones, duke shkaktuar penallti, te cilen Martin Petrov e shenoi me sukses. Pavaresisht fitores, Italia u eliminua nga grupi, per shkak te diferencen negative ne perballjet direkte me Danimarken dhe Suedine, qe kishin sasi pikesh te njejta me Azzurret.

Materazzi luajti ndeshjen e pare si kapiteni i Italise me 17 nentor 2004 ne nje fitore 1–0 ne miqesoren ndaj Finlandes, duke marre edhe nje karton te verdhe. Ndeshja e dyte dhe e fundit si kapiten i Materazzit me fanellen e Italise erdhi me 30 mars 2005 ne nje tjeter ndeshje miqesore, kete here ndaj Islandes, ku ai luajti vetem ne pjesen e pare.



                                     

2.3. Karriera nderkombetare Kupa e Botes 2006

Materazzi u zgjodh ne ekipin prej 23 lojtaresh nga trajneri Marcelo Lippi per Kupen e Botes 2006 e cila ishte turnamenti i trete madhor i tij. Ai e nisi turnamentin si lojtar rezerve, por demtimi qe Alessandro Nesta pesoi ne ndeshjen e fazes se grupeve ndaj Republikes Çeke i hapi rrugen Materazzit, i cili dhuroi impakt te menjehereshem duke shenuar me koke si dhe u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes. Ai mori nje karton te kuq ne ndeshjen e raundit te 16-tave ndaj Australise per nje nderhyrje te gabuar ndaj Mark Bresciano, por gjithsesi Italia fitoi 1–0; ai u pezullua per ndeshjen çerek-finale ndaj Ukraines, qe u fitua nga italianet 3–0. Ne finale kunder Frances, Materazzi beri nje nderhyrje te gabuar ndaj Florent Maloudas duke shkaktuar penallti, te cilen Zinedine Zidane e shenoi. Ai dhuroi serisht impakt ne ndeshje duke shenuar golin e barazimit me koke pas nje goditje kendi te ekzekutuar nga Andrea Pirlo nga e djathta. Pasi ndeshja kaloi ne kohen shtese, Materazzi dhe Zidane u perfshine ne nje ballafaqim ne minuten e 110te, kur Materazzi e ofendoi verbalisht kundershtarin francez si dhe i mbajti edhe fanellen kurse Zidane po perpiqej te largohej; e cila ne fund u mbyll me nje goditje me koke nga Zidane ne gjoksin e Materazzit. Per kete veprim, Zidane u ndeshkua me karton te kuq. Ndeshja me pas kaloi te penalltite. Materazzi shenoi penalltine e dyte te Italise qe ne fund triumfoi 5–3 per te fituar trofeun e katert te FIFA Kupes se Botes. Pas finales, ai ballafaqim rezuloi ne nje polemike te madhe pasi Zidane akuzoi Materazzin se i kishte ofenduar nenen dhe motren. Perveç kesaj, Materazzi kishte pranuar se e kishte kapur nga fanella Zidanen, kurse francezi ne menyre humoristike i kishte thene: "Nese do fanellen time, ta jap pas ndeshjes". Materazzi me pas zbuloi çfare i tha: "Preferisco la puttana di tua sorella" Preferoj motren tende kurve, qe solli reagimin e Zidanes. Tre tabloide britanike Daily Star, Daily Mail dhe The Sun, kishin spekulluar se Materazzi kishte quajtur Zidanen "djali i nje kurve terroriste". Materazzi i paditi te tre tabloidet, spekullimet te cilave u rrezuan me pas. FIFA me pas e denoi Materazzin me dy ndeshje si dhe e gjobiti me 5.000 franga zvicerane. Sebashku me Luca Tonin, Materazzi ishte golashenuesi me i mire i Italise me dy gola; ai gjithashtu fitoi 14 duele gjate turnamentit.

                                     

2.4. Karriera nderkombetare UEFA Euro 2008

Nen drejtimin e trajnerit Roberto Donadoni, Materazzi luajti vazhdimit gjate kualifikueseve te Euro 2008, kjo edhe fale pensionimit te Alessandro Nestes nga kombetarja. Ne turnamentin e Euro 2008, ai luajti si titullar ne humbjen 3–0 ndaj Holandes por u zevendesua ne minuten e 54te; kjo rezultoi te ishte paraqitja e tij e fundit me Italine, dhe gjate pjeses se mbetur te turnamentit, Materazzi u zevendesua nga Giorgio Chiellini. Pas rikthimit ne Lippit si trajner i kombetares, Materazzi nuk u thirr me. Gjithsej ai luajti 41 ndeshje dhe shenoi 2 gola.

                                     

3. Stili i lojes

Nje qender-mbrojtes agresiv, fizik dhe me nderhyje te forta, Materazzi njihej per markimin e forte qe i bente kundershtareve. Ai konsiderohej si nje nga mbrojtesit me te mire te gjenerates se tij, dhe lavderohej nga dy nga trajneret me te respektuar te botes se futbollit, Marcello Lippi dhe José Mourinho, me te cilet u be shok i ngushte. Materazzi lavderohej nga trajneret per rrezikshmerine e tij ne luften ne ajer, duke qene nje rrezik madhor per mbrojtjet kundershtare, pavaresisht se ai vete ishte mbrojtes. Aftesite e tij te shenimit bene qe ai te thyente rekordin per numrin e golave te shenuar nga nje mbrojtes ne nje sezon te Serie A, e cila u vendos ne sezonin 2000–01. Ai gjithashtu ishte i sakte nga goditjet e denimit dhe penalltite, si dhe zoteronte nje gjuajtje te fuqishme nga distanca. Perveç ketyre tipareve, Materazzi kishte aftesi teknike te mira dhe kontroll te sigurte, dhe njihej per topat e gjate qe i jepte sulmuesve. Gjate kohes se tij te Interi, Materazzi mori edhe pseudonimin Matrix.



                                     

4. Jeta personale

Marco Materazzi ka lindur ne Lecce, ku babai i tij, Giuseppe, nje futbollist profesionist, luante ne ate kohe me ekipin e qytetit, U.S. Lecce. Giuseppe gjithashtu ka qene edhe trajner dhe ka drejtuar ekipe si Pisa, Lazio, Sporting CP dhe Tianjin Teda. Mamaja e Materazzit vdiq kur ai ishte 15 vjeç. Motra e tij, Monia, u martua me Maurizio Maestrellin, i cili ishte djali i ish trajnerit Tommaso Maestrelli; Maurizio vdiq me 28 nentor 2011. Vellai i tij Matteo eshte nje agjent futbolli.

Siç kishte deklaruar edhe babai i tij, Marco u rrit duke bere tifo per Lazion. Ne shtator 2007, ai publikoi autobiografine e tij e quajtur "Una vita da guerriero" Nje jete si nje luftetar qe ishte shkruajtur nga gazetaret Andrea Elefante nga Gazzetta dello Sport dhe Roberto De Ponti nga Corriere della Sera.

Materazzi u martua me 23 qershor 1997 me Danielen, dhe sebashku kane tre femije: Annen, Daviden dhe Gianmarcon.

                                     

5. Statistikat e karrieres

Golat me kombetaren

Rezultatet e Italise te listuara te parat, kolona "Goli" tregon rezultatin pas çdo goli te shenuar nga Materazzi.

                                     

6. Trofe

Klube

Internazionale
  • Coppa Italia: 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11
  • Serie A: 2005–06, 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10
  • Supercoppa Italiana: 2005, 2006, 2008, 2010
  • UEFA Liga e Kampioneve: 2009–10
  • FIFA Kupa e Botes per Klube: 2010

Personale

  • Mbrojtesi i Vitit i Serie A: 2007
  • ESM Ekipi i vitit: 2006–07
  • FIFPro World XI Nominim: 2006, 2007

Urdhera

  • CONI: Kollarja e Arte e Meritave Sportive: 2006
  • Klasi 4te / Oficer: Ufficiale Ordine al Merito della Repubblica Italiana: 2006