Back

ⓘ Matthijs de Ligt




Matthijs de Ligt
                                     

ⓘ Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt eshte nje futbollist profesionist holandez i cili luan si qender-mbrojtes per klubin italian Juventus dhe kombetare holandeze.

de Ligt debutoi zyrtarisht me ekipin e pare te Ajaxit ne ndeshje kupe kunder Willem II me 21 shtator 2016. Ai shenoi gol nga goditja e kendit, duke u bere shenuesi i dyte me ri ne historine e klubit mbrapa Clarence Seedorf. Me 24 maj 2017, ai u be lojtari me ri 17 vjeç e 285 dite qe luan ne nje finale madhore Evropiane kur ai luajti si titullar kunder Manchester United ne finalen e UEFA Liges se Evropes.

Ne vitin 2017, de Ligt debutoi me ekipin e pare te Holandes ne moshen 17 vjeç, duke u bere lojtari me ri qe luan titullar qe nga viti 1931.

                                     

1.1. Karriera me klube 2016–17: Jong Ajax dhe zhvillimi

Ai debutoi me Jong Ajax me 8 gusht 2016 ne nje ndeshje te Eerste Divisie kunder FC Emmen, ku ai luajti 90 minuta te plota. Ai luajti 17 ndeshje me Jong Ajax gjate sezonit 2016–17.

Me 21 shtator, de Ligt debutoi me ekipin e pare te Ajaxit ne nje ndeshje kupe kunder Willem II. Ai shenoi gol pas 25 minutash ne nje fitore 5–0, duke u bere shenuesi i dyte me ri ne historine e Ajaxit pas Clarence Seedorf. Me 24 tetor, Ajaxi lajmeroi nga llogaria zyrtare ne Twitter se de Ligt ishte bere pjestar i perhershem i ekipit te pare.

De Ligt me performancat e tij u be nje lojtar i rendesishem i ekipit te pare, duke zhvilluar 11 ndeshje ne kampionat dhe 9 ne UEFA Ligen e Evropes. Me 24 maj, ai u be lojtari me ri 17 vjeç e 285 dite qe luan ne nje finale te madhe evropiane kur ai luajti si titullar ne finalen e Liges se Evropes kunder Manchester United.

                                     

1.2. Karriera me klube 2017–19: Vitet si protagonist dhe shiriti i kapitenit

Pas shitjes se Davinson Sánchez te Tottenham Hotspur ne gusht 2017, de Ligt u be titullar ne formacion. Ne mars 2018, ai u be kapiten i ekipit ne vend te demtuarit Joel Veltman, duke vendosur nje tjeter rekord pasi u be kapiteni me ri i historise se klubit.

Ai luajti 37 ndeshje ne te gjitha kompeticionet dhe shenoi tre gola. Ne 31 ndeshje te zhvilluara ne kampionat, ai i luajti te 31 si titullar nga 90 minuta me perjashtim te nje ndeshje kunder Vitesse Arnhem ku ai u zevendesua ne minuten e 33te per shkak demtimi. Fale paraqitjeve te tij, ai ishte i lidhur me transferime ne klubet me elitare evropiane.

Me 17 dhjetor 2018, de Ligt fitoi çmimin Golden Boy, duke u bere mbrojtesi me ri qe e fiton. Me 13 shkurt 2019, ai u be lojtari me ri 19 vjeç e 186 dite qe luan si kapiten ne nje ndeshje te fazes me eliminim direkt te UEFA Ligen e Kampioneve, kur ai luajti ne nje ndeshje kunder Real Madrid. Me 27 shkurt, ai luajti ndeshjen e 100te zyrtare ne fitoren 3–0 kunder Feyenoord ne derbin Klassieker te KNVB Cup, duke u bere lojtari me ri qe arrin kete gje.

Me 16 prill, de Ligt shenoi golin e fitores ne çerek-finalen e Liges se Kampioneve kunder Juventusit per te derguar Ajaxin ne gjysem-finalen e kompeticionit per here te pare qe nga sezoni 1996–97. Ky gol e beri ate holandezin me te ri qe nga Nordin Wooter ne vitin 1996 qe shenon ne fazen me eliminim direkt ne Ligen e Kampioneve si edhe lojtarin e dyte me te ri pas Joel Matip.

                                     

1.3. Karriera me klube Juventus

Me 18 korrik 2019, de Ligt u transferua te klubi italian Juventus ne nje marreveshje pese-vjeçare per 75 milion €.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Me 25 mars 2017, de Ligt beri debutimin e tij me kombetaren holandeze ne humbjen 2–0 si vizitor kunder Bullgarise ne kualifikueset e FIFA Kupes se Botes 2018. Trajner i ekipit, Danny Blind, e thirri de Ligt ne kombetare edhe pse ky i fundit kishte luajtur vetem dy ndeshje si titullar ne kampionat per Ajaxin. Ne moshen 17 vjeç, ai u be lojtari me ri qe luan si titullar me kombetaren qe nga viti 1931.

Gjate Liges se Kombeve, de Ligt luajti si titullar per 90 minuta te plota ne kater ndeshjet kunder Gjermanise dhe Frances me Holanden qe fitoi grupin dhe u kualifikua per ne finale.

                                     

3. Statistikat e karrieres

Klube

Redaktuar me 16 maj 2019

1 Ndeshjet ne UEFA Ligen e Kampioneve dhe UEFA Ligen e Evropes.

Golat me kombetaren

Redaktuar me 6 qershor 2019. Rezultatet e Holandes te listuara te parat, kolonat e golave tregojne rezultatin pas çdo goli te shenuar nga de Ligt.
                                     

4. Trofe

Klube

Ajax
  • Eredivisie: 2018–19
  • KNVB Cup: 2018–19
  • UEFA Liga e Evropes: finalist 2016–17

Personale

  • Talenti i se ardhmes i Ajax Çmimi Sjaak Swart: 2016
  • Futbollisti Holandez i Vitit: 2018–19
  • Eredivisie Ekipi i Vitit: 2017–18, 2018–19
  • Golden Boy: 2018
  • Talenti i vitit i Ajax Çmimi Marco van Basten: 2018
  • UEFA Liga e Evropes Skuadra e Sezonit: 2016–17
  • Lojtari me i mire i Copa Amsterdam: 2015
  • UEFA Liga e Kampioneve Skuadra e Sezonit: 2018–19
  • Futbollisti holandez talenti i vitit: 2017–18
  • Lojtari me i mire i ABN AMRO Future Cup: 2015