Back

ⓘ Mario Corso




Mario Corso
                                     

ⓘ Mario Corso

Mario Corso eshte nje futbollist dhe trajner profesionist italian. Nje anesor i majte i famshem dhe dinamik, Corso konsiderohet nje nga lojtaret me te medhenje italian ne pozicionin e tij, duke fituar pseudonimin "Mandrake" per shkak te aftesive, teknikes ne goditjet e lira dhe krosimeve.

Corso kujtohet me se shumti per karrieren e tij te suksesshme te Interi, ku ai ishte nje lojtar kyç i epokes Grande Inter nen drejtimin e trajnerit Helenio Herrera. Ai gjithashtu ka luajtur 23 ndeshje me kombetaren italiane. Pas terheqjes si futbollist, Corso nisi karrieren si trajner, duke qene ne krye te Interit dhe disa ekipeve te tjera. Ai fitoi grupin B te Serie C2 ne sezonin 1987–88 me Montaven.

                                     

1. Karriera me klube

Corso ka qene nje lojtar i rendesishem i Interit, klub me te cilien e shpenzoi pothuajse te gjithe karrieren e tij. Ai luajti nga viti 1957 e deri ne vitin 1973, duke fituar kater Scudetto, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Nderkontinentale. Ai gjithashtu arriti finalen e Kupes Evropiane ne vitin 1967. Corso beri debutimin e tij me Zikaltrit kur ishte vetem 17 vjeç e 97 dite, duke luajtur ne nje ndeshje te Kupes se Italise kunder Comos te cilen Interi e fitoi 3–0; ne kete ndeshje, ai regjistroi dhe golin e pare si profesionist, duke u bere golashenuesi me ri ne historine e klubit.

Me 23 nentor 1957, ai beri debutimin e tij ne Serie A duke luajtur ne fitoren 5–1 kunder Sampdorias. Shpejt pas kesaj, ai u be titullar ne formacionin e ekipit, dhe ne vitet ne vazhdim sherbeu edhe si kapiten. Corso kishte rolin e anesorit te majte ne ekipin e drejtuar nga Helenio Herrera, e njohur si Grande Inter, e cila fitoi tituj rresht te Serie A, Kupes Evropiane dhe Kupes Nderkontinentale.

Pasi u largua nga Interi, Corso u transferua te Genoa per nje periudhe te shkurer ne vitin 1973 para se te terhiqej dy vite me vone. Gjithsej, ai luajti 436 ndeshje dhe shenoi 78 gola ne Serie A.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Corso ka qene lojtar i kombetares italiane ne periudhen 1961–1971, duke zhvilluar 23 paraqitje. Gjate kesaj kohe, ai shenoi kater gola, por nuk arriti te luante ne asnje turnament madhor. Ai debutoi me 24 maj 1961 ne humbjen 3–2 ndaj Anglise ne nje ndeshje miqesore. Me 15 tetor te atij viti, Corso regjistroi golat e tij te pare me Italine, duke shenuar nje dygolesh ne fitoren 4–2 ndaj Izraelit ne kualifikueset e Kupes se Botes 1962. Ai gjithashtu shenoi edhe ne ndeshjen e kthimit qe u luajt ne Torino. Pas nje debati me trajnerin Edmondo Fabbri, ai u la jashte ekipit qe do te perfaqsonte Italine ne Kupen e Botes 1962.

Ai u rikthye ne formacionin titullar ne vitin 1964, duke shenuar golin e tij te katert me kombetaren me 10 maj ne fitoren 3–1 ndaj Zvicres ne nje ndeshje miqesore. Corso me pas do te perjashtohej nga ekipet qe luajen ne Kupen e Botes 1966 dhe UEFA Euro 1968, qe u fitua nga Italia ne shtepine e saj. Dy vite me pas, ai nuk u thirr as ne ekipin qe do te luante ne Kupen e Botes 1970.

Corso luajti ndeshjen e tij te fundit per Italine me 9 tetor 1971 ne fitoren 3–0 ndaj Suedise e vlefshme per kualifikueset e UEFA Euro 1972. Ai, sebashku me Giuliano Sartin, Armando Picchin, Gianfranco Bedin, dhe Antonio Angelillon, eshte nje lojtaret me te mire dhe te suksesshem te Interit qe nuk ka luajtur ne nje Kupe Bote. Pavaresisht perjashtimit te tij nga kombetarja, ne vitin 1967, FIFA e vendosi ate ne ekipin e saj "All-Star" per ndeshjen miqesore nderkombetare ndaj Spanjes, e zhvilluar ne nder te portierit spanjoll Ricardo Zamora. Ndeshja u fitua 3–0 nga ekipi i Corsos.

                                     

3. Stili i lojes

Nje lojtar kembe-majte, Corso dallohej per vazhdimsine e tij, inteligjencen, shpejtesine nen zoterimin e topit si dhe rezistencen si anesor. Shperndarja e sakte e topit, aftesite e krosimit, krijueshmeria dhe rezja e pasimit me te dyja kembet e bene ate nje organizator te shkelqyer. Corso ishte i afte te luante ne te dyja krahet e fushes; ai nga ana e majte furnizonte sulmin me krosime te sakta kurse nga ana e djathe bente vrapime qe perfundonin me gjuajte ne qender.

Nje anesor jotipik, Corso ishte famekeq per mungesen e disiplines taktike, dhe shpesh luante midis vijave ne nje rol me qendror, te lire, si nje lloj mesfushori sulmues; per shkak te kesaj, ai ishte i afte te luante edhe si sulmues ose mesfushor. Edhe pse nuk ishte kembe-shpejte, Corso kishte nje fizik te forte dhe ishte luftarak, duke pasur gjithashtu aftesi ne kontrollin e topit. Ai gjithashtu ishte nje driblues i sakte. Corso shquhej per goditjet e lira, te cilat zakonisht i kryente me gjuajtje te fuqishme me hark. Pavaresisht ketyre tipareve, gazetari Gianni Brera e akuzoi ate si nje lojtar pa vazhdimsi, te cilit i mungonte dinamika dhe kontributi ne mbrojtje, gjera qe vete Corso i mohoi. Si rezultat i kesaj, Brera i vendosi lojtarit pseudonimin "pjeseza e kaluar e foljes "per te vrapuar", nje reference per mbiemrin e tij, kjo per shkak qe sipas Breres, Corso nuk vraponte shume gjate ndeshjeve, duke preferuar te bente topin te levizte.