Back

ⓘ Marash Kumbulla




                                     

ⓘ Marash Kumbulla

Marash Kumbulla eshte nje futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qender-mbrojtes per klubin italian Roma, ne huazim nga Hellas Verona dhe kombetaren shqiptare.

                                     

1. Karriera me klube

Kumbulla eshte produkt i akademise se Hellas Verones. Ai beri debutimin e tij si profesionist me 12 gusht 2018 ne nje ndeshje te Coppa Italias kunder Catanias, e cila u mbyll me nje humbje 2–0.

Me 17 shtator 2020, Kumbulla u huazua te Roma per dy sezone me detyrim blerjen ne fund. Me kryeqytetasit ai firmosi nje kontrate deri ne vitin 2025. Kumbulla debutoi zyrtarisht me 28 shtator ne javen e dyte te Serie A kunder Juventusit, me Romen qe mori nje barazim 2–2 ne Stadio Olimpico.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Kumbulla ka qene pjese e ekipeve te moshave te Shqiperise, duke zhvilluar ndeshje ne nivel nen-17, -19 dhe -21. Debutimi i tij me kombetaren e pare erdhi me 14 tetor 2019 ne fitoren 4–0 ne transferte ndaj Moldavise ne kualifikueset e UEFA Euro 2020; ai zevendesoi mbrojtesin tjeter Ardian Ismajli ne minuten e 89te.