Back

ⓘ Achraf Hakimi




Achraf Hakimi
                                     

ⓘ Achraf Hakimi

Achraf Hakimi Mouh eshte nje futbollist profesionist marokien i cili luan si mbrojtes per klubin italian Internazionale dhe kombetaren marokiene. Perveç rolit te mbrojtesit te djathte, ai mund te luaje si dhe anesor i avancuar ne krahun e majte.

                                     

1. Jeta e hershme

Hakimi lindi ne Madrid te Spanjes nga prinder marokien. Ai u bashkua me akademine e Real Madridit ne vitin 2006 ne moshen tete vjeç nga CD Colonia Ofigevi.

                                     

2.1. Karriera me klube Real Madrid

Pasi kaloi nivelet e moshave ne La Fábrica, Hakimi u promovua te ekipi i rezervave ne qershor 2016. Pak pas kesaj, ai u thirr ne ekipin e pare per turin e tyre para-sezonal ne Shtetet e Bashkuara.

Hakimi beri debutimin e tij me Los Blancos ne ndeshjen e pare turnamentit veror International Champions Cup 2016, ku Reali u mposht 3–1 nga Paris Saint-Germain. Ai me pas u rikthye te ekipi B, duke bere debutimin e tij zyrtar me 20 gusht 2016 ne fitoren 3–2 ne shtepi ndaj Real Sociedad B ne Segunda División B, duke e nisur ndeshjen si titullar.

Hakimi shenoi golin e pare si profesionist me 25 shtator ne barazimin 1–1 ndaj CF Fuenlabrada. Ai e mbylli sezonin e tij te pare me 28 ndeshje 26 si titullar dhe 2305 minuta, me Castillan qe e mbylli kampionatin ne vendin e 11te. Ne perfundim te sezonit, ai ishte ende ri per te luajtur me ekipin te rinjeve ne finalen e Copa del Rey Juvenil 2017.

Me 19 gusht 2017, Hakimi u rikthye ne ekipin e pare si nje rezerve e Dani Carvajal dhe Nacho, duke marre fanellen me numrin 19. Ai debutoi zyrtarisht me 1 tetor, duke luajtur si titullar ne fitoren 2–0 ndaj RCD Espanyol ne La Liga. Goli i tij i pare ne La Liga erdhi me 9 dhjetor 2017 ne fitoren 5–0 kunder Seviljes. Ne Ligen e Kampioneve te sezonit 2017–18, Hakimi luajti dy ndeshje me Real Madridin qe fitoi titullin e trete rresht dhe te 13tin gjithsej. Edhe pse nuk ishte pjese e ekipit ne ndeshjen finale, ai serisht mori medalen e fituesit dhe u be marokieni i pare qe fiton kete kompeticion.

                                     

2.2. Karriera me klube Huazimi te Borussia Dortmund

Me 11 korrik 2018, Borussia Dortmund njoftoi transferimin e Hakimit ne nje huazim dy-vjeçar. Ai shenoi golin e pare me klubin e ri me 27 shtator ne fitoren madhore 7–0 kunder 1. FC Nürnberg ne Bundeslige. Me 24 tetor, ne debutimin e tij ne Ligen e Kampioneve me ekipin, Hakimi prodhoi tre asiste per here te ne karriere ne nje fitore 4–0 kunder spanjolleve te Atlético Madrid.

Me 2 tetor 2019, Hakimi shenoi dy golat e tij te pare ne Ligen e Kampioneve ne ndeshjen e fazes se grupeve kunder Slavia Prague. Ai shenoi edhe dy gola te tjere ne fitoren me permbysje 3–2 ndaj Interit ne Westfalenstadion.

Ne shkurt 2020, ai vendosi nje rekord te ri shpejtesie ne Bundeslige kur ai kapi shpejtesine 36.5 km/h 22.67 mph ne nje ndeshje ndaj 1. FC Union Berlin, duke thyer rekordin 36.2 km/h 22.5 mph qe ai kishte vendosur tre muaj me pare ne nje ndeshje kunder RB Leipzig.

Me 31 maj 2020, Hakimi shenoi ne fitoren 6–1 te Dortmundit kunder SC Paderborn. Pasi shenoi golin, ai hoqi fanellen e tij per te zbuluar me bluze me shkrimin "Justice for George Floyd" Drejtesi per George Floyd, nje person me ngjyre qe u vra nga policia nje jave me pare. Shoku i tij, Jadon Sancho, shpalosi te njejtin mesazh pasi shenoi gjithashtu.



                                     

2.3. Karriera me klube Internazionale

Me 2 korrik 2020, Inter njoftoi transferimin e Hakimit ne nje kontrate pese-vjeçare, duke paguar nje shifer te raportuar prej 40 milion €. Ai beri debutimin e tij zyrtar me 26 shtator ne ndeshjen hapese te Interit ne Serie A kunder Fiorentines; ai u aktivizua si zevendesues ne pjesen e dyte dhe asistoi golin e Lukakut, me Interin qe fitoi 4–3 ne San Siro. Kater dite me pas, ne ndeshjen e tij te pare si titullar, Hakimi asistoi nje tjeter gol te Lukakut vetem 28 sekonda pas fillimit te ndeshjes si dhe shenoi golin e pare me klubin e ri ne fund te pjeses se pare, me Interin qe regjistroi nje fitore 5–2 kunder Beneventos ne Stadio Ciro Vigorito.

                                     

3. Karriera nderkombetare

Te rinjte

Pasi luajti me ekipet nen-17 dhe nen-20, Hakimi beri debutimin e tij me kombetaren nen-23 me 5 qershor 2016 ne fitoren 1–0 ne miqesoren ndaj Kamerunit.

Ekipi i pare

Hakimi beri debutimin e tij me kombetaren e pare me 11 tetor 2016, duke u aktivizuar si zevendesues ne vend te Fouad Chafik ne fitoren 4–0 kunder Kanadase. Goli i tij i pare erdhi me 1 shtator 2017 ne fitoren tenistike 6–0 kunder Malit.

Ne maj 2018, ai ishte pjese e listes paraprake te Marokut per FIFA Kupen e Botes 2018 ne Rusi, kurse me 4 qershor ishte pjese e listes perfundimtare me 23 lojtare.

                                     

4. Stili i lojes

Gjate kohes se tij te Dortmundi, Hakimi u pershkrua si nje mbrojtes i shpejte, dinamik dhe i forte i cili ishte taktikisht dhe teknikisht i afte te jepte topa te gjate te sakte nga mbrojtja. Perveç ketij pozicioni, Hakimi mund te luaje edhe si anesor.

                                     

5. Jeta personale

Hakimi eshte i martuar me aktoren spanjolle Hiba Abouk; ajo eshte me origjine tuniziane dhe libiane. Femia i tyre i pare, nje djal, lindi ne vitin 2020.

                                     

6. Statistikat e karrieres

Golat me kombetaren

Redaktuar me 19 nentor 2019. Rezultatet e Marokut te listuara te parat, kolonat e golave tregojne rezultatin pas çdo goli te shenuar nga Hakimi.
                                     

7. Trofe

Klube

Real Madrid Castilla
  • Copa del Rey Juvenil: 2017
Real Madrid
  • UEFA Liga e Kampioneve: 2017–18
  • FIFA Kupa e Botes per Klube: 2017
Borussia Dortmund
  • DFL-Supercup: 2019

Personale

  • Globe Soccer Awards Lojtari me i Mire Ri Arab i Vitit: 2019
  • CAF Lojtari Ri i Vitit: 2018, 2019
  • Fillestari i Muajit i Bundesliges: shtator 2018, nentor 2018
  • CAF Ekipi i Vitit: 2019
  • Formacioni i Talenteve te UEFA Liges se Kampioneve: 2019
                                     

8. Lidhje te jashtme

  • Achraf Hakimi te Football Database
  • Achraf Hakimi Arkivuar 15 maj 2020 tek Wayback Machine – Rekordi ne kompeticionet e FIFA-s
  • Achraf Hakimi te inter.it
  • Achraf Hakimi – Rekordi ne kompeticionet e UEFA-s
  • Achraf Hakimi te World Football
                                     
  • Nr. Pozicioni Lojtari 1 Pt Roman Bürki 2 Mb Dan - Axel Zagadou 5 Mb Achraf Hakimi në huazim nga Real Madrid 6 Mf Thomas Delaney 7 Mf Jadon Sancho 8 Mf
  • Pt Luca Zidane te Racing Santander deri më 30 qershor 2020 - Mb Achraf Hakimi te Borussia Dortmund deri më 30 qershor 2020 - Mb Álvaro Odriozola
  • Nr. Pozicioni Lojtari 1 Pt Samir Handanović kapiteni 2 Mb Achraf Hakimi 5 Mf Roberto Gagliardini 6 Mb Stefan de Vrij 7 Sm Alexis Sánchez 8 Mf Matías

Users also searched:

...