Back

ⓘ Rafael Márquez




Rafael Márquez
                                     

ⓘ Rafael Márquez

Rafael Márquez eshte nje futbollist meksikan i cili luan aktualisht per skuadren Club León ne Liga MX. Ai mund te luaj si qender–mbrojtes ose si mesfushor–mbrojtes.

Ai ka shpenzuar me shume se 1 dekade duke luajtur ne France dhe Spanje. Ai ka fituar shume tituj me Monacon dhe Barcelonen. Pasi fitoi Champions Leaguen me Barcelonen ne vitin 2006, ai u be meksikani i pare ne histori qe fiton kete trofe.

                                     

1.1. Karriera Atlas

Márquez filloi karrieren e tij tek klubi meksikan Altas, ku debutoi ne vitin 1996 kur ishte vetem 17 vjeç. Márquez u rrit per nga rendesia si lojtar me Altasin, ai luajti 77 ndeshje dhe shenoi 6 Gola. Ne vitin 1999, skuadra e tij arriti ne finale te turnamentit Verano 1999, ata u munden me penallti nga skuadra e Deportivo Toluca.

                                     

1.2. Karriera Monaco

Ne vitin 1999, Márquez u transferua tek Monaco per 7 Milion €. Monaco kishte derguar vezhgues per te pare ate dhe Pablo Contrerasin gjate turnamentit te Copa América. Pasi e pane Márquezin duke luajtur, ata i blene te dy lojtaret. Ne sezonin e pare, Monaco u be kampione e Ligue 1. Ne vitin 2003, Márquez u ble nga gjigjandet e Barcelones.

                                     

1.3. Karriera Barcelona

Ne sezonin e pare me Barcelonen, Márquez luajti 21 ndeshje, me skuadren qe e mbylli sezonin ne vendin e dyte. Gjate sezonit te dyte, ai levizi nga qendra e mbrojtjes ne pozicionin e tij natyral mesfushor–mbrojtes per shkak te demtimeve te Thiago Motta, Edmílson dhe Gerard López. Ate vit, Barcelona fitoi titullin e 17 ne histori, ajo e fitoi me 14 maj 2005 pas barazimit 1–1 kunder Levantes. Pas nje demtimi ne gjurin e tij te majte, ai u kthye pas nje muaji per te luajtur kunder Milanit ne ndeshjen e pare te gjysmes–finales se Champions Leagues ne San Siro, Barcelona fitoi me rezultatin 0–1.