Back

ⓘ Luis Nazário de Lima




Luis Nazário de Lima
                                     

ⓘ Luis Nazário de Lima

Ronaldo Luís Nazário de Lima, i njohur zakonisht si Ronaldo, eshte nje ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si sulmues. Ai konsiderohet si nje nga futbollistet me te mire te gjitha koherave, duke pasur edhe pseudonimin El Fenomeno. Ne kulmin e tij, Ronaldo njihej per driblimet me shpejtesi, kalimin e topit poshte kembeve te kundershtarit dhe finalizimin e sakte. Ne vitet 1990, Ronaldo luajti ne nivel klubesh me Cruzeiron, PSV-se, Barcelonen dhe Interin. Transferimet e tij ne Itali dhe Spanje e bene ate lojtarin e dyte qe e thyen rekordin e transferimit me te shtrenjte ne histori dy here, te dyja para ditelindjes se tij te 21te. Deri ne moshen 23 vjeç, ai kishte shenuar 200 gola me klubet dhe kombetaren. Pas gati tre vitesh pa luajtur per shkak te demtimeve te renda te gju dhe rikuperimeve, Ronaldo ju bashkua Real Madridit ne vitin 2002, e cila me pas u ndoq nga transferimet te Milani dhe Corinthians.

Ronaldo fitoi çmimin FIFA Lojtari Boteror i Vitit ne vitet 1997 dhe 2002, Topin e Arte ne vitet 1997 dhe 2002 dhe çmimin Futbollisti i Vitit i UEFA-s ne vitin 1998. Ai shpall Lojtari i huaj me i mire i La Ligas ne vitin 1997, ku ai gjithashtu fitoi edhe Kepucen e Arte Evropiane me 34 gola ne La Liga. Nje vit me pas, ai u shpall Futbollisti i Vitit i Serie A. Ronaldo ishte nje nga sportet me te vleresuar dhe te shquar ne kohen e tij, duke bere qe kompania sportive Nike, te krijonte kepucet e para model Nike Mercurial per te. Ne vitin 2004, Ronaldo u emerua nga Pelé ne FIFA 100, nje liste me 125 futbollistet me te mire te gjitha koherave. Ai gjithashtu eshte pjese ne Hollin e Fames te Brazilit dhe futbollist italian.

Ronaldo ka luajtur 98 ndeshje per Brazili dhe ka shenuar 62 gola, duke qene golashenuesi i dyte me i mire ne histori mbrapa Pelés. Ai ishte lojtari me ri i Brazilit qe fitoi Kupen e Botes 1994. Ne Kupen e Botes 1998, ai mori Topin e Arte si lojtari me i mire i turnamentit, duke ndihmuar Brazilin te arrinte ne finale ku ai pesoi nje krize epileptike disa ore para humbjes ndaj Frances. Ai e fitoi Kupen e Botes per here te dyte ne vitin 2002, ku ai shkelqeu ne sulm sebashku me Rivaldon dhe Ronaldinhon. Ronaldo shenoi dy gola ne finale dhe mori Kepucen e Arte si golashenuesi me i mire i turnamentit. Ne Kupen e Botes 2006, Ronaldo shenoi golin e tij te 15te ne kete kompeticion, e cila ishte nje rekord ne ate kohe. Ai fitoi edhe Copa Américan ne vitin 1997, ku ai u zgjodh lojtari i turnamentit, kurse ne vitin 1999 ishte golashenuesi me i mire.

Per shkak se kishte pesuar demtime te metejshme, Ronaldo u terhoq nga futbolli ne vitin 2011. Si nje sulmues multi-funksional i cili i solli pozicionit te tij nje dimension teresisht te ri, Ronaldo ka qene nje influence per shume sulmues te gjeneratave pasardhese. Pas terheqjes nga futbolli, Ronaldo vazhdoi punen e tij ne Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin si ambasdor, nje pozicion qe e kishte marre ne vitin 2000. Ai ishte ambasador i Kupes se Botes 2014 qe u zhvillua ne Brazil. Ne shtator 2018, ai u be pronar i shumices se aksioneve te klubit spanjoll Real Valladolid pasi bleu 51% te aksioneve.

                                     

1. Jeta e hershme

Ronaldo Luís Nazário de Lima ka lindur me 18 shtator 1976 ne Rio de Janeiro te Brazilit. Ai eshte femija i trete Nélio Nazário de Lima, Snr. dhe Sônia dos Santos Barata. Ronaldo ka nje vella, Nélio Jr. Prinderit e tij u ndane kur ai ishte 11 vjeç, dhe pak kohe me pas ai la shkollen per tu perqendruar ne futboll. Ai luajti ne rruget e Bento Ribeiro, nje periferi e Rio de Janeiros. Mamaja e tij ka deklaruar: "E kam gjetur perhere me top ne rruge me shoket kur ai duhej te ishte ne shkolle. E di. E humba betejen time." Ai ju bashkua ekipit atletik te futsalles Social Ramos ne moshen 12 vjeç, duke udhehequr ligen te rinjeve te qytetit me 166 gola te shenuar ne sezonin e pare; ky rekord golash perfshinte edhe 11 golat e shenuar ne nje fitore me 12 gola te ekipit te tij. Ronaldo shprehu dashurine e tij per futsallen, "futsalla do te jete gjithmone dashuria ime e pare", duke i dhene meritat per zhvillimin e aftesive te tij ketij sporti. Pasi u pa nga ish lojtari brazilian Jairzinho, i cili ne ate kohe ishte trajner i São Cristóvão, Ronaldo u be pjese e ekipit te rinjeve duke shfaqur talentin e tij ne fushe. Agjentet e Ronaldos, Reinaldo Pitta dhe Alexandre Martins, firmosen me te kur ai ishte 13 vjeç. Pitta deklaroi: "Ne e kuptuam menjehere qe ai mund te bente diçka ndryshe nga lojtaret e tjere." I konsideruar nje talent i rralle ne femijeri, Jairzinho i rekomandoi Ronaldon, tashme 16 vjeç, ish klubit te tij Cruzerio.

                                     

2.1. Karriera me klube Cruzeiro

Ne vitin 1993, Ronaldo filloi karrieren e tij si profesionist duke luajtur me Cruzeiro. Ai debutoi ne moshen 16 vjeç me 25 maj 1993 kunder Caldense ne Kampionatin Shteteror te Minas Gerais. Ronaldo mori vemendje kombetare me 7 nentor 1993, duke shenuar pese gola ne nje ndeshje ndaj Bahias.

Ronaldo shenoi 44 gola ne 47 ndeshje me Cruzerion, duke e udhehequr drejt suksesit te pare ne Copa do Brasil ne vitin 1993. Nje vit me pas, ai ndihmoi ekipin te fitonte Kampionatin Shteteror te Minas Gerais. Para se ti bashkohej Cruzerios, ai u refuzua nga Flamengo, ekipi qe ai kishte mbeshtetur kur ishte femije; refuzimi nga ekipi erdhi pasi Ronaldo humbi nje seance stervitore pasi nuk kishte para per te paguar udhetimin me urban. Pavaresisht kesaj, Jairzinho pa potencialin e tij dhe e mori te Cruzerio.

                                     

2.2. Karriera me klube PSV Eindhoven

Ronaldo zgjodhi ti bashkohet PSV-se pas perfundimit te Kupes se Botes 1994 ku ai mori pjese. Ishte braziliani tjeter Romário ai qe e keshilloi Ronaldo te behej pjese e ekipit holandez; Romário kishte qene pjese e PSV-se ne periudhen 1988–93. Ronaldo shenoi 30 gola ne kampionat ne sezonin e tij te pare ne Holande. Pasi shenoi nje tregolesh ne ndeshjen e PSV-se kunder Bayer Leverkusen ne Kupen UEFA, sulmuesi i Leverkusenit dhe fituesi i Kupes se Botes Rudi Völler deklaroi ne intervisten pas ndeshjes: "Kurr ne jeten time nuk kam pare nje 18-vjeçar te luaje ne ate menyre." Driblimet e tij nga mesfusha terhoqen vemendjen e shume personave ne sport; shoku i tij i ardhshem i skuadres te Barcelona Luis Enrique deklaroi: "E kam pare ate ne televizor me PSV-ne dhe mendova uou. Me pas ai erdhi te Barcelona. Ai ishte lojtari me spektakolar qe kam pare. Ai bente gjera qe si kisha pare ndonjehere. Tani jemi mesuar te shohim Messin te dribloje gjashte lojtare, por jo ne ate kohe. Ronaldo ishte nje bishe."

Nick Miller, gazetar per ndeshje i The Guardian, shkroi ne lidhje me Ronaldon: "Ajo qe bie ne sy ne lidhje me Ronaldon ne ate vit te pare me PSV-ne eshte se sa i plote duket ai, edhe si nje adoleshent i dobet. Gjithçka qe do te vinte per ta perkufizuar ate – shpejtesia e rrufeshme, driblimet e paqarta, pershtypja e padukshme se ai ishte me i shpejte me topin sesa pa topin, madje edhe forca e jashtezakonshme e trupit te siperm – ishte gjithçka atje ". Rob Smyth, nje tjeter gazetar, shtoi: "Ne shume menyra Ronaldo ishte futbollisti i pare i PlayStation. Driblimet e tij ishin nje forme hipnoze, si dhe levizja e tij karakteristike, elastico, me siguri mund te kishte ardhur nga nje ekran kompjuteri." Sezoni i dyte i Ronaldos ne Holande u kushtezua nga nje demtim ne gju qe e mbajti jashte fushave per pjesen me te madhe te sezonit, megjithate, ai arriti te regjistroje 19 gola ne 21 ndeshje. Me PSV-ne, Ronaldo fitoi Kupen e Holandes ne vitin 1996, kurse nje vit me pare ishte shpallur golashenuesi me i mire i Eredivisies. Gjate dy sezoneve te tij ne klub, Ronaldo regjistroi 54 gola ne 58 ndeshje.



                                     

2.3. Karriera me klube Barcelona

Gjate qendrimit te tij te PSV-ja, Ronaldo terhoqi vemendjen e Interit dhe Barcelones. Ishte Barcelona klubi qe ishte e gatshme te paguante 19.5 milion $, qe ne ate kohe ishte nje shifer rekord ne futboll. Gjate sezonit 1996–97, Ronaldo shenoi 47 gola ne 49 ndeshje ne te gjitha kompeticionet; festimet e tij te golave me duart e hapura ngjasonin me statujen e Krishtit qe ndodhet ne Rio de Janeiro. Ai udhehoqi ekipin e tij drejt suksesit ne Kupen UEFA te Fituesve te Kupes ku ai shenoi gol ne finale, duke shtuar edhe sukeset ne Copa del Rey dhe Supercopa de España. Ai fitoi çmimin e golashenuesit me te mire te La Ligas me 34 gola ne 37 ndeshje, duke marre edhe Kepucen e Arte Evropiane. Deri ne sezonin 2008–09, Ronaldo ishte i vetmi lojtar ne La Liga qe kishte shenuar me shume se 30 gola ne nje sezon.

Ronaldo ishte ne kulmin e formes fizike te Barcelona, dhe disa nga 47 golat qe ai shenoi ne ate sezon erdhen pas driblimeve qe ai i bente portiereve kundershtar. Óscar García, shoku i ekipit i Ronaldos ne ate sezon, deklaroi: "Ne ate kohe, ai ishte i gjithi fiber dhe muskuj. Ai ishte nje ekzemplar i persosur fizik. Nje fuqi e tille e jashtezakonshme qe perputhej me aftesite e tij teknike mund ta bente ate te pandalshem." Lojtari i Atletico Madrid Quinton Fortune, i cili luajti tre here kunder Ronaldos ne ate sezon Ronaldo shenoi tete gola, deklaroi: "E pashe pasi mbaroi ndeshja dhe kjo ishte me e aferta qe une isha te Ronaldo ne ate nate. Si femije, doja te isha si Pelé. Bleva te gjithe librat, te gjitha videot dhe kam studiuar se si mund te isha me i miri. U nisa ne ate rruge. Pastaj u njoha me Ronaldon. Disa lojtare ishin teknike, disa ishin te shpejte, disa ishin te forte, disa ishin te zgjuar. Ronaldo ishte te gjithe ata. Ai ishte nje bishe; ishte e padrejte per te gjithe te tjeret. José Mourinho, i cili te Barcelona punonte si interpretues, e quajti Ronaldon "lojtarin me te mire qe kam pare ne jeten time", duke shtuar: "Nuk kam dyshime, Ronaldo eshte me i miri qe syte e mi kane pare, dhe ne vitin 2014 e konsideroi si lojtarin me te mire post-Diego Maradona.

Goli me i paharrueshem dhe i bukur i Ronaldos te Barcelona ishte ai ndaj SD Compostela me 11 tetor 1996. Pasi mori topin ne gjysmen e fushes se Barcelones, ai shmangi nje nderhyrje cinike te mbrojtesit kundershtar, para se te vraponte drejt portes, duke shmangur edhe dy mbrojtes me topin afer te kembet dhe me pas e dergoi topin kendin e poshtem te portes. Kamera me pas u drejtua te trajneri i Barcelones Bobby Robson i cili kapi koken e tij ne mosbesim per ate se çfare kishte pare. Nje filmim i ketij goli u perdor ne reklamen e Nike, ku narratori tregonte: "Imagjinoni ti kerkoni zotit tju beje lojtarin me te mire ne bote dhe ai tju degjoj." Nje dite pas atij goli, titulli i faqes se pare te gazetes sportive spanjolle AS lexonte: "Pelé rikthehet". Ne nje tjeter ndeshje, kete here ndaj Valencias, Ronaldo shenoi tre gola, duke i dhene ekipit fitoren 3–2; goli i treti erdhi pasi ai hyri me shpejtesi mes dy mbrojtesve dhe mposhti portierin me nje gjuajtje me te djathten. Pasi shenoi, tifozet e Barcelones filluan te valvisnin shami si shenje admirimi per performancen e brazilianit. I pyetur ne lidhje per kalimet me lehtesi qe Ronaldo i bente mbrojtjeve kundershtare, ish sulmuesi i Real Madridit Jorge Valdano komentoi: "ai nuk eshte njeri, ai eshte nje tufe". Analisti Sid Lowe i Sports Illustrated ka deklaruar: "Ne ate sezon Ronaldo ishte i pandalshem. Ai ishte i holle dhe i fuqishem, i afte, i shpejte dhe vdekjeprures. Ai ishte jashtezakonisht i mire." Ne fund te vitit 1996, ne moshen 20 vjeç, Ronaldo u be lojtari me ri qe fiton çmimin prestigjoz FIFA Lojtari Boteror i Vitit.

                                     

2.4. Karriera me klube 1997–1999: Transferimi rekord dhe fitimi i Topit te Arte

Koha e Ronaldos te Barcelona zgjati vetem nje sezon per shkak te problemeve me rinovimin e kontrates. Klubi katalanas besonte se e kishte gjetur gjuhen e perbashket me lojtarin ne lidhje me firmosjen e nje kontrate te re deri ne vitin 2006, me presidentin Josep Lluís Núñez qe deklaronte: "Ai eshte i joni perjete." Megjithate, kur palet u takuan per te finalizuar kontraten ne diten e ardhshme, marreveshje deshtoi, duke bere qe Núñez te pranonte largimin e brazilianit: "Mori fund gjithçka, Ronaldo po largohet." Duke folur per ESPN, Ronaldo deklaroi: "Pervoja te Barcelona ishte e mrekullueshme dhe une kisha arritur nje marreveshje per te rinovuar kontraten nje muaj para perfundimit te sezonit, por nje jave me pas avokati dhe presidenti i Barcelones thane se kontrata ishte absurde." Interi firmosi me lojtarin ne veren e vitit 1997 pasi pagoi klauzolen e lirimit e cila ishte 27 milion $, duke e bere Ronaldon lojtarin me te shtrenjte te gjitha koherave; ai u be lojtari i dyte ne histori, pas argjentinasit Diego Maradona, qe thyen rekordin e transferimit me te shtrenjte dy here.

Ronaldo u pershtat me stilin te luajturit italian ne sezonin e pare, te cilen e mbylli me 25 gola ne kampionat, duke u shpallur edhe futbollisti i vitit i Serie A. Ai filloi te zhvillohej ne nje sulmues te kompletuar. Ai filloi te asistonte per shoket e tij, ishte gjuajtesi i pare i penalltive ne ekip, si dhe gjuante dhe shenonte goditjet e lira. Ne mesin e sezonit debutues me Interin, Ronaldo fitoi çmimin FIFA Lojtari Boteror i Vitit per here te dyte ne karriere, duke marre edhe Topin e Arte. Gjate kohes se tij ne Milano, Ronaldo shenoi disa gola ne Derby della Madonnina kunder rivaleve te qytetit Milan. Ai dhe argjentinasi Gabriel Bastistuta ishin sulmuesit me te mire ne ate kohe ne Serie A, dhe duelet midis tyre priteshin me padurim nga tifozet. Festimet e golave te Ronaldos shpesh shihnin shoket e tij te ekipit qe gjunjeziheshin duke pretenduar se prastronin kepucen e tij. Ronaldo shenoi nje gol karakteristik kunder Lazios ne finalen e Kupes UEFA 1998; ai ju shkeput mbrojtesve kundershtar me shpejtesi dhe doli perball portierit kundershtar Luca Marchegiani, te cilin e mposhti me nje levizje mashtruese, duke levizur nga e djathta ne te majte pa e prekur topin, dhe me pas shenoi me porten e boshatisur. Interi fitoi 3–0 dhe koleksionoi trofeun e trete te Kupes UEFA ne histori. Shoku i tij te Interi Youri Djorkaeff ka deklaruar: "Ronaldo ishte fenomenal. Ai vertetoi se ishte nje prerje mbi te tjeret ne ate sezon." Pas Kupes se Botes 1998 ku Ronaldo u shpall lojtari i turnamentit, ai shikohej gjeresisht si lojtari me i mire i botes. Ne perfundim te sezonit 1998–99, ai u emerua kapiteni i Interit.

                                     

2.5. Karriera me klube 1999–2002: Demtimet e renda te shpeshta

Pas dy sezoneve te Interi, mbrojtesi i Milanit Paolo Maldini deklaroi se Ronaldo dhe Maradona ishin lojtaret me te veshtire me te cilet ai ishte perballur: "Ronaldo gjate dy viteve te para me Interin ishte nje fenomen." Interi kishte shpresa te medha ne fillim te sezonit 1999–2000; sulmi i tyre perbehej nga lojtare si Ronaldo dhe yjet italiane Roberto Baggio dhe Christian Vieri. Megjithate, me 21 nentor 1999, gjate ndeshjes se Serie A kunder Lecces, Ronaldo njeu nje te kercitur ne gjurin e tij dhe u largua nga fusha duke çaluar. Pas ekzaminimeve mjekesore u konfirmua se sulmuesi kishte keputur tendinen dhe do te operohej. Gjate rikthimi te tij me 12 prill 2000 ne ndeshjen e pare te finales se Kupes kunder Lazios, ai luajti vetem gjashte minuta para se te pesonte nje keputje te plote te tendineve te kapakut te gjurit. Ne momentin e demtimit Ronaldo u shtri ne fushe duke mbajtur gjurin, me lojtaret e Lazios perfshire Diego Simeonen qe vrapuan menjehere per ta ndihmuar; ai u duartrokit nga te dy tifozerite ne momentin qe doli nga stadiumi me barrele. Lajmet per demtimin e tij u priten me nje deshperim pothuajse universal nga njerezit dhe dashamiresit e ketij sporti.

Demtimi i rende qe pesoi ne gju e detyroi Ronaldon te humbiste te gjithe sezonin 2000–01 si dhe shumicen e sezonin 2001–02. Per shkak te demtimit te tij, Javier Zanetti e kishte zevendesuar Ronaldon ne detyren e kapitenit, dhe ne fund te vitin 2001 ishte bere kapiteni i perhereshem i ekipit. Pas dy operacioneve dhe disa muajve rehabilim, Ronaldo u rikthye ne kohe per Kupen e Botes 2002, duke ndihmuar Brazilin te fitonte titullin e 5te ne histori. Ne fund te vitit 2002, ai fitoi çmimin FIFA Lojtari Boteror i Vitit per here te trete ne karriere; gjate kesaj kohe, ai u transferua ne Spanje te Real Madridi. Gjates kohes se tij ne Itali, Ronaldo mori pseudomin e tij me te njohur, Il Fenomeno, te vendosur nga media italiane. Shoku i ekipit te Interi Djorkaeff ka komentuar: "kur ne ishim ne stervitje, ne ndalonim praktikisht per ta pare ate duke luajtur. Ishte e jashtezakonshme." Para se te pesonte demtimin ne nentor 1999, Ronaldo kishte regjistruar 42 gola ne 58 ndeshje ne Serie A, e cila ne ate kohe supozohej te ishte kampionati me i veshtire per te shenuar, ku kishte strategjite me te avancuara mbrojtese si dhe luanin mbrojtesit me te mire ne bote. Pas pese viteve, Ronaldo kishte luajtur 99 ndeshje dhe kishte shenuar 59 gola per Zikaltrit. Fale performancave te tij ne klub, veçanerisht ne dy sezonet e para, bene qe ai te ishte nje nga kater te perzgjedhurit e pare ne Hollin e Fames te Interit ne vitin 2018.



                                     

2.6. Karriera me klube 2002–2005: Fitimi i Topit te Arte dhe titullit te La Ligas

Pasi firmosi me Real Madridin per 46 milion €, shitjet e fanelles se tij thyen çdo rekord ne diten e pare. Ronaldo ishte pjese e epokes Galácticos te yjeve boteror qe bliheshin nga klubi ne çdo vere, ku benin pjese Zinedine Zidane, Luís Figo, Roberto Carlos dhe David Beckham. Ai qendroi jashte fushave te lojes deri ne tetor 2002 per shkak demtimi. Ronaldo shenoi dy gola ne debutimin e tij ne debutimin e tij ndaj Alavés, me golin e pare qe erdhi pas 61 sekondash; ne momentin qe po zevendesohej, ai mori nje duartrokitje ne kembe nga tifozet e pranishem ne Stadiumin Santiago Bernabéu. Ai mori te njejtin reagim nga tifozet ne ndeshjen e fundit te sezonit kunder Athletic Bilbao, ku ai shenoi dy here per te vulosur titullin kampion te La Ligas per vitin 2003; ai shenoi 23 gola ne sezonin e pare ne kampionat. Ne sezonin e tij te pare ne Madrid, Ronaldo gjithashtu fitoi Kupen Nderkontinentale dhe Superkupen e Spanjes, duke shenuar ne te dy finalet.

Me 23 prill 2003, ne ndeshjen e dyte te çerek-finales se Liges se Kampioneve, Ronaldo shenoi nje tregolesh kunder Manchester United ne Old Trafford, duke i eliminuar anglezet nga kompeticioni. Ai u zevendesua ne minuten e 80te, duke marre nje duartrokitje ne kembe nga te dy tifozerite. I pyetur ne lidhje me reagimin qe mori nga tifozet e ekipit kundershtar, Ronaldo deklaroi: "Per mua vazhdon te mbetet nje moment shume i bukur dhe i veçante." Ai shenoi edhe ne fitoren 2–1 kunder Juventusit ne ndeshjen e pare te gjysem-finales, por nje demtim e mbajti jashte per ndeshjen e dyte ku Reali u mposht dhe u eliminua nga kompeticioni. Ne sezonin 2003–04, Real Madridi ishte ne rrugen e duhur per te fituar tripleten, deri sa Ronaldo u godit nga nje demtim pak para mbarimit te sezonit; ato u mposhten ne finalen e kupes, u eliminuan ne çerek-finale te Liges se Kampioneve nga Monaco dhe pesuan nje renje ne forme ne kampionat. Gjate sezonit te tij te dyte ne Madrid, Ronaldo shenoi nje nga golat me te shpejte ne historine e klubit, duke realizuar brenda 15 sekondash ne ndeshjen e kampionatit kunder Atlético Madridit ne shtepi me 3 dhjetor 2003. Tre dite me pas, ai ndihmoi ekipin te marrte fitoren e pare ndaj Barcelones ne Camp Nou pas 20 vitesh, duke shenuar golin e dyte ne fitoren 2–1 ndaj ish klubit te tij. Ai e mbylli sezonin si golashenuesi me i mire i La Ligas me 25 gola, duke fituar Trofeun Pichichi per here te dyte; Real Madridi humbi titullin ndaj Valencias.

                                     

2.7. Karriera me klube 2005–2007: Dy sezonet e fundit

Ne dy sezonet e tij te fundit te Reali, Ronaldo humbi disa ndeshje per shkak demtimesh dhe problemesh me peshen; nje tjeter faktor ishte edhe mberritja e sulmuesit holandez Ruud van Nistelrooy ne vitin 2006, duke bere qe trajneri Capelo te zgjidhte ate ne vend te Ronaldo. Duke folur ne vitin 2017 mbi problemet e peshes dhe formen fizike te Ronaldos te Madridi, Capello tregoi mbi emocionet konfliktuale qe ai kishte me brazilianin, "lojtari me i veshtire per tu menaxhuar ishte me i miri qe kam stervitur: Ronaldo, Fenomeni." Ne kater sezone e gjysem ne klub, Ronaldo kishte shenuar me shume se 100 gola, duke u bere lojtari i peste i huaj qe e arrin kete gje, pas argjentinasit Alfredo Di Stéfano, hungarezit Ferenc Puskás, meksikanit Hugo Sánchez dhe kilianit Iván Zamorano. Edhe pse demtimet e gjurit para vitit 2002 ja kishin vjedhur "ate shperthim qe kishte ne vitet e hershme te karrieres" para se te firmoste me Realin, Ronaldo u emerua nga Marca ne formacionin me te mire te huajve ne historine e Realit.

Edhe pse e kishte kaluar kulmin e karrieres, Ronaldo serisht lavderime nga shoket e ekipit te Real Madridi, ku njeri prej tyre, Zidane, deklaroi: "Pa ngurim, Ronaldo eshte lojtari me i mire me te cilin kam luajtur me dhe kunder. Ai kishte nje lehtesi te tille me topin. Çdo dite qe stervitesha me te, pashe diçka ndryshe, diçka te re, diçka te bukur." Michael Owen, i cili u be pjese e ekipit ne vitin 2004, pranoi se nuk pati mundesi te luante me Ronaldon ne kulmin e tij, kur "ai kishte nje shpejtesi dhe force te zjarrte, shpejtesi mahnitese te kembes", duke shtuar se "ai ishte aq i shpejte saqe dukej si turbullim." Ai vazhdoi: "edhe ne stervitje, ai tregoi mjaftueshem sa per te bindur mua se une do te kisha dashur te luaja me te ne kulmin e tij." Van Nistelrooy, i cili ishte shok skuadre me Ronaldon per gjashte muaj, tha: "Ronaldo ishte talenti me i mire natyral me te cilin kam luajtur ndonjehere. Aftesia e tij e lindur tejkaloi çdo gje qe kam pare ndonjehere ose kam luajtur."

                                     

2.8. Karriera me klube Milan

Me 18 janar 2007, u raportua se Ronaldo kishte pranuar ti bashkohej Milanit per 8.05 milion €. Ronaldo u largua nga Real Madridi duke qene golashenuesi me i mire ne kater sezonet e fundit; ai i falenderoi te gjithe me perjashtim te trajnerit Capello: "Une do te doja te falenderoja tifozet qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kohes dhe falenderoj te gjithe shoket e skuadres qe kam pasur ketu dhe te gjithe trajneret qe kam pasur – perveç njerit." Capello, i cili e perjashtoi Ronaldon per shkak te problemeve me peshen, komentoi: "I uroj fat te mbare ne berjen e asaj qe ai bente e cila ishte te ishte nje lojtar i shkelqyeshem." Me 25 janar, Ronaldo fluturoi nga Madridi ne Milano, me klubet qe deklaruan se ai do te kryente vizitat mjeksore ne Milano dhe se klubi madrilen kishte organizuar nje takim per te finalizuar transferimin e lojtarit ne Itali. Nje dite me pas, Ronaldo kaloi me sukses testet mjeksore ne kompleksin sportiv Milanello nen vezhgimin e doktoreve te klubit dhe transferimi u zyrtarizua me 30 janar. Ronaldo mori fanellen me numrin 99 dhe beri debutimin e tij me 11 shkurt si zevendesues ne fitoren 2–1 kunder Livorno. Gjashte dite me pas, ne ndeshjen e rradhes ne kampionat kunder Sienes, Ronaldo luajti ndeshjen e pare si titullar dhe shenoi dopiete dhe asistoi golin e trete duke ndihmuar ekipin te fitonte 4–3. Ne sezonin e tij te pare me Milanin, Ronaldo regjistroi shtate gola ne 14 paraqitje.

Pas kalimit te Milani, Ronaldo u be nje nga ata pak lojtare qe kane luajtur ne Derby della Madonnina per te dyja ekipet e Milanos, si dhe u be nje nga lojtaret e paket qe kane shenuar gol per te dyja ne ndeshjen derbi per Interin ne sezonin 1998–99 dhe per Milanin ne sezonin 2006–07; disa lojtare tjere ishin Giuseppe Meazza, Enrico Candiani, Zlatan Ibrahimović dhe Aldo Cevenini. Ai eshte gjithashtu nje nga lojtaret qe ka luajtur si titullar per Real Madridin dhe Barcelonen, qe sebashku kane nje rivalitet te ashper. Megjithate, Ronaldo nuk u transferua direkt nga njeri klub te tjetri. Ronaldo luajti diçka me shume se 300 minuta ne sezonin e tij te dyte me Milanin per shkak te rikthimit te demtimeve dhe problemeve me peshen. Golat e tij te vetem ne sezonin 2007–08, me perjashtim te golit ndaj Lecces ne ndeshje miqesore, erdhen ne formen e nje dopiete ne fitoren ne San Siro kunder Napolit me 13 janar 2008. Kjo ishte hera e pare qe Kaká, Alexandre Pato dhe Ronaldo, nje treshe sulmi aq e reklamuar, luajten sebashku; kjo treshe njihej si Ka-Pa-Ro.

Pavaresisht suksesit te jashtezakonshem te arritur ne dakaden e kaluar, Ronaldo nuk e fitoi kurre Ligen e Kampioneve. Revista FourFourTwo e quajti ate lojtarin me te mire qe nuk e ka fituar kete trofe. Paul Wilson i The Guardian ka shkruajtur: "Ronaldo ishte i pafat ne kohen e tij ose zgjedhjen e tij per klubin – sepse nuk ka dyshim se ne me te mire te tij ai do ta kishte fituar me çdo klub ne bote." Gjate sezonit 2006–07, Milani fitoi Ligen e Kampioneve, por nuk Ronaldo kontriboi per shkak se ai kishte luajtur me Realin ne ate sezon. Me e aferta qe ai ju afrua trofeut ishte gjysem-finalja e arritur me Real Madridin ne sezonin 2002–03.

Me 13 shkurt 2008, ne barazimin 1–1 ne San Siro kunder Livornos, Ronaldo pesoi nje demtim te rende ne gju qe e ndaloi te luante per pjesen e mbetur te sezonit. Pas perfundimit te ndeshjes, klubi konfirmoi se lojtari kishte keputur ligamentet e kupes se gjurit, nje demtim qe ai e pesonte per here te trete ne karriere pas viteve 1999 dhe 2000. Shoku i tij i ekipit Clarence Seedorf, deklaroi: "Zemra im ndaloi se rrahuri sepse ishte njelloj sikur te shihje nje perseritje te demtimit qe ai pesoi kur po luante me Interin kunder Lazios. Reagimi i tij ishte i njejte." Silvio Berlusconi, ne nje interviste per RAI TV, deklaroi: "Ai ka frike per karrieren e tij. E thirra mbremjen e kaluar dhe i thash qe te besonte te vetja. Ai ka nje potencial fizik te jashtezakonshem." Ronaldo u la i lire nga Milani pas perfundimit te sezonit pasi kontrata e tij mbaroi dhe nuk u rinovua.

                                     

2.9. Karriera me klube 2009–2010: Paulistão dhe Copa do Brasil

Ronaldo u stervit me klubin e Rio de Janeiros Flamengo gjate kohes qe po rikuperohej nga demtimi ne gju; bordi drejtues i klubit tha se ai ishte i kishte dyert e hapura per te firmosur. Megjithate, me 9 dhjetor, Ronaldo firmosi nje kontrate nje-vjeçare me klubin rival te Flamengos, Corinthians. Ky transferim pati shume publicitet ne lidhje me zgjedhjen e Ronaldon, pasi ai kishte deklaruar se ishte tifoz i Flamengos, por zgjodhi Corinthiansin. Gazeta sportive me seli ne Rio Lance! e quajti Ronaldon "nje tradhetar fenomenal", dhe disa tifoz te zemeruar dogjen fanellen e tij jashte zyrave te Flamengos. Ronaldo u pergjigj duke thene se te luante per Corinthiansin ishte e vetmja zgjidhje per te: "Une e kuptoj ne menyre perfekte, jam nje tifoz i hapur i Flamengos. Por une isha duke u stervitur me Flamengon per kater muaj dhe nuk mora ndonje oferte. Corinthians beni nje oferte qe do te vazhdoj te me lejoj te vazhdoj karrieren time."

Ronaldo beri debutimin e tij me 4 mars 2009 ne nje ndeshje te Kupes se Brazilit kunder Itumbiara ne Estádio Juscelino Kubitschek, duke u aktivizuar si zevendesues ne vend te Jorge Henriques. Kater dite me pas, ne ndeshjen kunder Palmeiras ne Campeonato Paulista, Ronaldo regjistroi golin e pare me klubin e ri. Pasi kishte shenuar tete gola ne nente gola, ne Brazil filluan thirrjet per nje rikthim te tij ne kombetare – gati 70% e votuesve ne nje sondazh te kryer nga gazeta Globo votuan qe ai duhej te rikthehej ne kombetaren braziliane; edhe presidenti i Brazilit Lula beri thirrje per rikthimin e tij te menjehershem. Ai shenoi dy gola ne fitoren 3–1 kunder ekipit rival te qytetit Santos ne ndeshjen e pare te finales se kampionatit te shtetit, ku i pranishem ne tribune ishte legjenda e Santosit Pelé. Goli i tij i dyte, nje parabel nga rreth 30 metra, i dergoi tifozet e Corinthians ne ekstaze. Me 10 gola ne 14 ndeshje, ai ndihmoi ekipin te fitonte Campeonato Paulista.

Ronaldo shenoi nje nga golat e fitores se pergjithshme 4–2 kunder Internacional ne finalen e Kupes se Brazilit, duke ndihmuar klubin te fitonte kete kompeticion per here te trete ne histori per Ronaldon ishte trofeu i dyte; ky triumf i mundesoi ekipit nje vend ne Kupen Liberdatores per sezonin 2010. Pas nje demtimi te pesuar ai u rikthye ne aksion me 20 shtator ne nje ndeshje ndaj Goiás, kurse nje jave me pas shenoi golin e vetem te ekipit ne barazimin ndaj São Paulo FC. Ai e mbylli kampionatin Série A me 12 gola ne 20 ndeshje. Ne shkurt 2010, Ronaldo firmosi nje kontrate te re me klubin qe do te zgjaste deri ne perfundim te sezonit 2011. Ai me pas shtoi se pas perfundimit te kontrates se re do te terhiqej nga futbolli.



                                     

2.10. Karriera me klube 2011: Terheqja nga futbolli

Ne shkurt 2011, pas Corinthians u eliminua nga Kupa Libertadores 2011 nga ekipi kolumbian Deportes Tolima, Ronaldo njoftoi terheqjen nga futbollit, duke i dhene fund nje karriere 18-vjeçare. Ne nje konference per shtyp emocionale, Ronaldo citoi dhimbjen dhe hipertiroidizmin si arsyet e terheqjes. Ai zbuloi se kishte hipertiroidizm – nje semundje qe ngadaleson metabolizmin dhe shkakton rritje peshe – gjate testeve mjeksore me Milanin ne vitin 2007. Ronaldo pranoi se trupi i tij me ne fund ishte dorezuar nga demtimet e renda qe kishte pesuar nder vite qe kishin kushtezuar karrieren e tij: "Eshte shume e veshtir te lesh diçka qe me ka bere shume te lumtur. Mentalisht doja te vazhdoja por me duhet te pranoje qe kam humbur ndaj trupit tim. Koka ime do te vazhdoj por trupi im nuk duron dot me. Mendoj te bej nje veprim por nuk e bej dot ne ate menyre qe une dua. Eshte koha per te ikur."

                                     

3.1. Karriera nderkombetare Debutimi & Kupa e Botes 1994

Ronaldo beri debutimin e tij me Brazilin me 23 mars 1994 ne nje ndeshje miqesore ndaj Argjentines ne Recife. Goli i tij i pare erdhi me 4 maj 1994, ne nje miqesore te fituar 3–0 kunder Islandes. Ai mori pjesen ne Kupen e Botes 1994 ne Shtetet e Bashkuara ne moshen 17 vjeç, por nuk luajti asnje ndeshje, me Brazilin qe u shpall kampione. Ai deklaroi se ishte "i gezuar jashte mase" nga kjo pervoje. Ne ate kohe ai njihej si Ronaldinho "Ronaldo i vogel" ne portugalisht, sepse Ronaldo Rodrigues de Jesus, shoku i tij ne turnament me moshe me te madhe, quhej gjithashtu Ronaldo dhe ksihte pseudonimin Ronaldão "Ronaldo i madh" per ti dalluar me shume nga njeri-tjetri. Nje tjeter lojtar, Ronaldo de Assis Moreira, tani i njohur nga te gjithe si Ronaldinho, thirrej me pare Ronaldinho Gaúcho kur ju bashkua Brazilit per here te pare ne vitin 1999.

                                     

3.2. Karriera nderkombetare Sukesi personal ne Copa América

Ne Lojerat olimpike 1996 ne Atlanta, Ronaldo luajti me emrin Ronaldinho ne fanelle, kjo pasi qender-mbrojtesi Ronaldo Guiaro, i cili ishte dy vite me i madh, ishte pjese e ekipit. Brazili fitoi medaljen e bronzit. Nje vit me pare, ai kishte luajtur ne Copa América 1995, duke arritur nje vend te dyte. Ronaldo ndihmoi Brazilin te fitonte edicionet 1997 dhe 1999 te Copa Américas, duke shenuar ne te dyja finalet, respektivisht kunder Bolivise ne vitin 1997 dhe Uruguajit ne vitin 1999. Ai gjithashtu luajti ne turnamentin miqesor Tournoi de France, duke shenuar nje gol me Brazilin qe u rendit ne vendin e dyte. Ronaldo luajti ne sulm ne FIFA Kupen e Konfederatave 1997 sebashku me Romárion; kjo dyshe mori pseudomin sulmi Ro-Ro. Ata ndihmuan Brazilin te fitonte Kupen e Konfederatave per here te pare ne histori. Ai u shpall golashenuesi i trete me i mire me kater gola, tre prej te cilave edhen ne finale kunder Australise.

                                     

3.3. Karriera nderkombetare FIFA Kupa e Botes 1998

Ronaldo hyri ne Kupen e Botes 1998 i konsideruar nga shume gazetare si lojtari me i mire i botes. Jacob Steinberg i The Guardian shkruante: "Ne vitin 1998, askush nuk ishte aq i talentuar sa Ronaldo, perzierja e mbinatyrshme e fuqise, shpejtesia dhe aftesia te cilit e bene ate lojtarin qe çdo femije ne kendin e lojerave deshironte te ishte."; ne moshen 21 vjeç, shpresat dhe enderrat e kombit vareshin ne shpatullat e tij. Ai shenoi kater gola dhe asistoi tre te tjere ne rrugen drejt finales. Ronaldo fillimisht shenoi dhe asistoi ne fitoren 3–0 kunder Marokut ne ndeshjen e dyte te fazes se grupeve, me pas shenoi nje dopiete ne fitoren 4–1 kunder Kilit ne raundin e 16-tave si dhe shenoi ne brazimin 1–1 ne gjysem-finale kunder Holandes Brazili fitoi 4–2 nga gjuajtjet e penalltive, ku Ronaldo shenoi ne tentativen e tij; ne çerek-finale, ai asistoi dy here ne fitoren 3–0 kunder Danimarkes. Megjithate, disa ore para finales, ai pesoi nje krize epileptike. Ne fillim, Ronaldo u hoq nga formacioni titullar 72 minuta para fillimit te finales, dhe fleta e ekipit me Edmundon si zevendesuesin e tij ju dha delegatit te FIFA-s. Formacioni i publikuar pa Ronaldon titullar shtagu boten e medias. John Motson i BBC ka deklaruar: "Skenat ne vendin e komentatoreve kane qene nje kaos absolut. Megjithate, pak para fillimit te ndeshjes, pasi ai beri lutje duke thene se ishte i shendetshem per te luajtur, Ronaldo u rivendos ne formacionin titullar nga trajneri Mário Zagallo.

Ronaldo ishte lojtari i fundit brazilian qe doli nga tuneli kur ekipet hyne ne fushe. Gjate interpretimit te himnit kombetar te Brazilit, kamera u perqendrua te ai gjate gjithe kohes, me Ronaldon qe shfaqte pak emocion. Steinberg deklaron se Ronaldon e "zuri gjumi" gjate finales, ku ai pesoi edhe nje demtim pas nje perplasje me portierin francez Fabien Barthez. Zagallo pranoi friken se Ronaldo ndikoi psikologjikisht ne ekipin e tij, dhe deklaroi "per pjesen e pare te lojes po pyesja veten nese do ta zevendesoja", por kishte frike se mos ndodhte nje proteste publike ne Brazil nese do ta kisha bere ate. Brazili u mposht nga Franca me rezultatin e paster 3–0. Ronaldo me vone reflektoi: "Ne humbem Kupen e Botes, por une fitova nje kupe tjeter – jeten time."

Nje hetim u nis ne Brazil; doktori i ekipit Lídio Toledo i tha komisionit "imagjinoni nese do e ndaloja Ronaldon te luante dhe Brazili te humbiste. Ne ate moment do te me duhej te shkoja dhe te jetoja ne Polin e Veriut." Adrian Williams, profesor i neurologjise klinike ne Universitetin e Birminghamit, tha se Ronaldo nuk duhet te kishte luajtur, pasi ai do te ndjente efektet pas krizes epileptike. Ai shtoi: "nuk kishte asnje mundesi qe ai te jepte me te miren e aftesive te tij brenda 24 oreve nga ajo krize." Pavaresisht performances negative ne finale per shkak te krizes qe pesoi disa ore para fillimit te saj, Ronaldo u shpall lojtari i turnamentit per performancat qe dhuroi ne rrugen drejt finales, dhe e mbylli turnamentin si golashenuesi i trete me i mire. Natyra e incidentit solli nje seri pyetjesh dhe akuzash, te cilat vazhduan me vite; Alex Bellos ne shkrimin e tij per The Guardian tregonte: "Kur frika e shendetit te Ronaldos u zbulua pas ndeshjes, rrethanat unike te situates sollen teorite konspirative perrallore. Ketu ishte sportisti me i famshem ne bote, gati te merrte pjese ne ndeshjen me te rendesishme te karrieres se tij, kur papritmas, ne menyre te pashpjegueshme, u semur. Ishte stres, epilepsi, apo ai ishte droguar?" Nje komplot rrethoi edhe Niken, kompania e veshjeve sportive qe sponsorizoi Ronaldon dhe ekipin kombetar te Brazilit, me disa ne Brazil qe besonin se kompania e kishte detyruar Ronaldon te luante. Hetimi parlamentar nuk ishte ne gjendje te gjente ndonje komplot me te gjere, megjithese publiku brazilian mbeti i pa bindur.

                                     

3.4. Karriera nderkombetare FIFA Kupa e Botes 2002

Para fillimit te FIFA Kupes se Botes 2002, Ronaldo kishte luajtur shume rralle per shkak te nje demtimi te rende ne gju qe kishte pesuar ne prill 2000. Gjate kesaj kohe, ai humbi te gjithe fushaten kualifikuese te Brazilit, e cila nuk kishte qene ne nivelet e duhura per shkak te mungeses se tij. Tim Vickery ka shkruajtur: "Pa Ronaldon, Brazili ishte i dobet, dhe ishte me fat qe arriti ne turnament. Me te, ishte nje histori ndryshe." Ne nje rikthim te jashtezakonshem nga demtimi qe i rrezikoi karrieren, Ronaldo udhehoqi Brazilin drejt titullit te peste kampion bote, nje rekord, si dhe fitoi Kepucen e Arte si golashenuesi me i mire i turnamentit me tete gola. Shume persona e konsideruan kete sukses si "shpagim" per ate qe ndodhi ne Kupen e Botes te kater viteve me pare.

Ronaldo foli rreth fiksimit te tij per te ngritur Kupen e Botes, pasi kishte deshtuar ta bente diçka te tille kater vite me pare: "E virtualizoja trofeun para syve te mi dhe imagjinoja se çfare ndjesie e mrekullueshme duhej te ishe po ta ngrije ne qiell. Ishte nje ndjesi perrallore ta mbaja ne duart e mia dhe ta puthja." Ronaldo shkelqeu ne turnament sebashku me dy partneret ne sulm Rivaldo dhe Ronaldinho; treshja e quajtur "tre R-te" ishte pjese e Ekipit All-Star ne perfundim te turnamentit.

Ronaldo shenoi ne te gjitha ndeshjet e Brazilit ne turnament me perjashtim te çerek-finales kunder Anglise. Goli i tij i fitores ne ndeshjen gjysem-finale ndaj Turqise, nje gol i cili erdhi nga nje pozicion i priret me nje gjuajtje me majen e takes gjate kohes qe po vraponte – nje gjuajtje qe ai e mesoi gjate kohes qe luante futsalle – beri qe pas perfundimit te ndeshjes tifozet mbrapa portes ku u shenua goli te ngrinin letra te medha te bardha per te shqiptuar emrin e tij te ngjashme si ajo e Hollywood-it. Nje vemendje te madhe mori edhe modeli i tij i flokeve – vetem nje pjese e kokes ishte e qethur – e bere qellimisht nga Ronaldo per te hequr vemendjen e mediave nga demtimi ne gju qe kishte pesuar dy vite me pare. Ai zbuloi: "Kur mberrita ne stervitje me kete model flokesh te gjithe ndaluan se foluri per demtimin." Ne finalen kunder Gjermanise ne Yokohama te Japonise, Ronaldo i dha fitoren 2–0 Brazilit me nje dopiete si dhe barazoi rekordin e Pelés me 12 gola ne Kupen e Botes. Ai ishte lojtari i pare i cili shkoi te ngushellonte lojtaret gjermane, para se te pergezohej nga Pelé pasi mori medaljen e fituesit. Gérard Saillant, kirurgu francez i cili operoi gjurin e Ronaldos dhe ishte ne stadium si i ftuari i tij, tha pas ndeshjes: "Kjo i jep shprese te gjithe atyre qe jane te demtuar, edhe ata te cilet nuk jane sportiste, te shikojne qe duke luftuar ja del." Ai eshte kthyer atje ku ishte; eshte shume ngazelluese dhe jam shume i levizur."

Ronaldo mori disa çmime per suksesin e tij ne Kupen e Botes, perfshire Çmimi per Rikthimin e Vitit ne Sport nga Laureus dhe Personaliteti Sportiv i Jashtem i Vitit nga BBC, kurse ne dhjetor, ai u shpall FIFA Lojtari Boteror i Vitit per here te trete ne karriere; kete çmim ai ja dekdikoi ekipit mjeksor qe e ndihmuan te rikuperohej. Ne nje interviste per Fox Sports ne vitin 2017, Ronaldo deklaroi: "Brazili i vitit 2002 eshte ekipi me i mire me te cilin kam luajtur, ne ndjenim se mund te shenonim perhere. Ishte nje ekip pa asnje individ. Kolektiviteti ishte i rendesishem."

                                     

3.5. Karriera nderkombetare FIFA Kupa e Botes 2006

Me 2 qershor 2004, Ronaldo shenoi nje tregolesh te pazakonte me penallti ne fitoren 3–0 kunder kombetares rivale Argjentines ne kualifikueset e Kupes se Botes 2006. Me 10 gola ne 15 ndeshje, perfshire edhe nje kunder Venezueles per ti dhene Brazilit vendin e pare ne grup, Ronaldo ishte golashenuesi me i mire i fushates kualifikuese te Brazilit.

Ne Kupen e Botes 2006, Ronaldo ishte pjese e "katershes magjike" shume te reklamuar sebashku me Adrianon, Ronaldinhon dhe Kakán. Ekipi brazilian all-star ishte promovuar si mjeshterat e Joga Bonito, "lojes se bukur", e cila u reklamua nga Nike para fillimit te turnamentit. Edhe pse Brazili fitoi dy ndeshjet e para te grupit kunder Kroacise dhe Australise, Ronaldo sipas raportimeve u vershellye per shkak se ishte mbipeshe dhe i ngadalte, megjithate trajneri Carlos Alberto Parreira vazhdoi ta mbante ne formacionin titullar.

Me dy gola kunder Japonise ne ndeshjen e trete, Ronaldo u be lojtari i 20te qe shenonte ne tre Kupa Bote ai kishte shenuar ne France 98, Kore e Jugut/Japoni 02 dhe Gjermani 06 dhe barazoi rekordin te gjitha koherave per numrin e golave ne Kupen e Botes 14, te vendosur nga Gerd Müller. Ai e theu rekordin e Müllerit ne ndeshjen e raundit te 16-tave kunder Ganes ku ai shenoi golin e 15te te tij ne kete kompeticion. Me golin e tij te trete ne turnament, Ronaldo u be lojtari i dyte pas Jürgen Klinsmann qe shenon te pakten tre gola ne tre edicione te Kupes se Botes. Megjithate, Brazili u eliminua nee çerek-finale nga Franca me nje gol te sulmuesit Thierry Henry. Ronaldo mori Kepucen e Bronzte si golashenuesi i trete me i mire i turnamentit.

                                     

4. Stili i lojes dhe trashegimia

Ronaldo konsiderohet si nje nga sulmuesit me te medhenje dhe kompletuar te gjitha koherave. I dubluar me pseudonimin Il ose O Fenomeno fenomeni, ai ishte nje golashenues prolifik, i cili pavaresisht se ishte nje sulmues individual, ishte i afte te prodhonte asiste per shoket e ekipit, kjo fale vizionit, pasimit dhe krosimeve. Ai ishte nje lojtar ekstremisht i fuqishem, i shpejte dhe teknik, i cili zoteronte nje levizje te shkelqyer dhe finalizim klinikal. I vleresuar gjeresisht per aftesite teknike, Ronaldo ishte i afte ti perdorte te dy kembet, pavaresisht se natyralisht ishte kembe-djathte, dhe konsiderohet si nje dribluesit me te mire te gjitha koherave. Sebashku me brazilianin tjeter Romário dhe yllin liberian George Weah, Ronaldo shihej si nje brez ri i sulmuesve qe do te luanin edhe jashte zone para se te sulmonin porten kundershtare. I pozicionuar afer mesfushes, sapo merrte topin Ronaldo nuk ngurronte qe te bente vrapime sulmuese drejte portes; ne lidhje me kete, Rob Smyth shkroi: "ai luante sikur çdo sulm kishte nje afat prej 10 sekondash.ai do te shperthente ne jete pa paralajmerim per mbrojtesit." Ai shpesh i mposhte mbrojtesit kundershtar duke i dribluar me shpejtesi, duke shkelqyer ne duelet nje-kunder-nje, kjo fale kontrollit te topit, nxitimit, shkathtesise dhe balances ne kulmin e karrieres.

Trajneri i tij te Barcelona, Bobby Robson, i pyetur per Ronaldon, tregoi: "Ronaldo mund te nisej nga mesi i fushes dhe i gjithe stadiumi ndizej. Ai ishte gjeja me e shpejte qe kam pare duke vrapuar me top. Sikur te kishte arritur te qendronte pa demtime, ai kishte çdo mundesi te behej futbollisti me i mire ndonjehere." Shpesh ne situatat nje-kunder-nje, Ronaldo perdorte levizje per te mashtruar mbrojtesit dhe portieret kundershtar; ai i dha fame shume levizjeve dhe driblimeve, si elastico dhe pedalada. Sid Lowe i Sports Illustrated ka shkruajtur: "Kur ai ishte nje kunder nje me portierin, ti e dije – thjesht e dije – qe ai do te shenonte. Ai ishte shume natyral, shume gjakftohte, plotesisht nen kontroll. Ai do te zhyste shpatullen, do te hapte kemben dhe bang!."

Shoku i tij te Barcelona Óscar García ka komentuar: "Kurre nuk kam pare qe dikush te luaje futboll me nje aftesi te tille teknike, krijueshmeri dhe precizion me ate shpejtesi te jashtezakonshme. Ajo qe na ra ne sy te gjitheve, qe nga momenti kur u takuam me Ronin, ishte se ai mund te bente gjera qe lojtaret e tjere i kishin shume te veshtire dhe ai i bente ato te dukeshin te lehta. Por ai gjithashtu mund ti prodhonte ato gjera ndersa vraponte me nje shpejtesi te pabesueshme dhe shperthyese. Me kombinimin e shpejtesise, aftesive dhe finalizimit, Ronaldo u quajt nga Ronaldinho si "sulmuesi me i kompletuar i te gjitha koherave", nje opinion i ndare edhe nga Zlatan Ibrahimović, i cili deklaroi: "si futbollist, ai ishte i kompletuar. Ne kendveshtimin tim, askush nuk do te mund te behet nje lojtar me i mire se ai." Lionel Messi ka thene se idhulli i tij ne femijeri ka qene Ronaldo, per te cilin ka thene: "Ronaldo ka qene sulmuesi me i mire qe une kam pare. Ai ishte aq i shpejte sa mund te shenonte gol nga asgjeja, dhe e goditste topin me mire se kushdo qe une kam pare." Ronaldo ka ndikuar ne shume sulmues te mire nder vite, nga Karim Benzema te Sergio Agüero; sulmuesi i Manchester United Romelu Lukaku ka thene: "ai ndryshoi dimensionin e nje sulmuesi", duke shtuar se ai "mund te driblonte si nje anesor" dhe te "vraponte si nje sprintier". Zlatan shtoi: "askush nuk ndikoi ne futboll dhe lojtaret qe dolen aq sa Ronaldo."

Ronaldo, si dhe shume prej atyre qe e kishin idhull, pranuan se ai ndryshoi ate qe e ben nje qender-sulmues. Sa here qe shihni nje sulmues i cili pritet te mbaje topin, te mposhte lojtare, te fitoje duele ajerore, te gjuaje nga distanca, te zbresi poshte, te beje gjithçka qe nje sulmues mund te beje – ndoshta ia vlen ta kujtoni ate. Ai zhvendosi kufijte, sfidoi traditen, ashtu si Messi dhe Cristiano Ronaldo kane ndryshuar perceptimin tone per ate qe mund te jete nje anesor. Ronaldo, Ronaldo origjinali, frymezoi nje trupe imituesish, lojtaresh qe shohim ne ekranet tona çdo fundjave. Por ai gjithashtu e ktheu lojen ne menyre qe ajo gjithmone te duket paksa si ai. Me shume se shumica, ai e beri ate numrin 9 te tijin.

                                     

5.1. Jashte futbollit Jeta personale

Gjate vitit 1997, Ronaldo njohu aktoren dhe modelen braziliane Susana Werner ne setin e telenoveles braziliane Malhação kur ata aktruan sebashku ne tre episode. Edhe pse nuk u martuan kurre, ata jetuan sebashku per nje kohe te shkurter ne Milano deri ne fillim te vitit 1999.

Ne prill 1999, Ronaldo u martua me lojtaren e kombetares braziliane te femrave Milene Domingues, gjate kohes qe ajo ishte shtatezane me femijen e pare te çiftit, nje djal i quajtur Ronald, i cili lindi ne Milano me 6 prill 2000. Martesa zgjati kater vite. Ne vitin 2005, Ronaldo u lidh me modelen braziliane Daniela Cicarelli, e cila u be shtatezane por deshtoi; martesa e tyre zgjati vetem tre muaj pas dasmes luksoze ne Château de Chantilly. Sipas raportimeve, ceremonia kushtoi 896.000 €.

Pavaresisht fames nje sondazh ne vitin 2003 i bere nga Nike e listoi ate si sportistin me te famshem ne bote dhe personi i trete me i famshem, Ronaldo eshte nje person qe mbron privatesine e tij, duke deklaruar ne nje interviste me The Telegraph: "çdo lojtar ka jeten e tij private, dhe asnjeri nuk mendon per jeten private te tjetrit, ose te flasi rreth saj." Deri ne vitin 2003, ai fliste rrjedhshem gjuhen portugeze, spanjolle dhe italiane, si dhe kuptonte anglisht.

Ne nje interviste te vitit 2005 me Folha de S.Paulo, Ronaldo zbuloi se, disi papritur, ai e identifikoi veten si te bardhe, duke gjeneruar nje bisede me te gjere per rolin kompleks te races ne Brazil. Babai i Ronaldos, Nelio Nazario, deklaroi: "Ai e di mire se eshte i zi. Ne fakt, ne ate kohe, une mendoja se ishte nje filozofi, diçka me ate qellim. Sepse ai e di se eshte i zi." Sipas nje studimi te drejtuar nga gjenetisti Sérgio Pena i Institutit Brazilian te Gjeografise dhe Statistikave, shumica e brazilianeve shpesh kane nje mendim te gabuar per rrenjet e tyre: "Origjina e nenes se brazilianeve te bardhe ishte nje e treta afrikane, nje e treta amerindiane dhe nje e treta evropiane. Nje individ qe e konsideron veten te bardhe mund te jete gjenomikisht me afrikan sesa nje individ qe e konsideron veten kaf ose te zi."

Ne prill 2008, Ronaldo u perfshi ne nje skandal me tre prostituta tranvestit te cilat ai i takoi ne nje klub nate ne Rio de Janeiro. Ronaldo pretendoi se pasi zbuloi se ata ishin legalisht meshkuj, ai u ofroi atyre 600 dollare per tu larguar. Nje nga ata, megjithate, u perpoq per te shantazhuar Ronaldon, duke i kerkuar 30.000 dollare qe te mos e bente publike çeshtjen ne media. Marredhenja e Ronaldos me Maria Beatriz Antony u nderpre menjehere si rezultat i skandalit, por rifilloi menjehere pas kesaj. Maria Beatriz Antony lindi vajzen e tyre te pare, te quajtur Maria Sophia, ne Rio de Janeiro, me 24 dhjetor 2008. Ne prill 2009, familja u transferua ne nje apartament te ri ne São Paulo. Me 6 prill 2010, Maria Beatriz Antony lindi vajzen e tyre te dyte. Vajza, e lindur ne São Paulo, u quajt Maria Alice. Rastesisht, Maria Alice lindi saktesisht 10 vite pas vellait te saj te madh Ronald.

Ne dhjetor 2010, Ronaldo dhe familja e tij u transferuan ne nje banese te re ne São Paulo. Po ne ate muaj, Ronaldo kreu nje test te atesise dhe u konfirmua se ishte babai i nje djali te quajtur Alexander, i cili kishte lindur ne prill 2005. Djali lindi pas nje marredhenie te shkurter midis Ronaldos dhe Michele Umezu, nje kamariere braziliane qe Ronaldo e takoi per here te pare ne Tokjo ne vitin 2002. Pas konfirmimit te femijes se tij te katert, Ronaldo deklaroi me 6 dhjetor 2010 se kishte pasur nje vazektomi, duke ndjere se te kesh kater femije ishte e mjaftueshme.

Ne nje interviste te vitit 2011 me BBC, ish-shoku i skuadres se Real Madridit Steve McManaman foli per personalitetin e Ronaldos. "Ai mund te shkoj ne nje restorant, dhe une mund te shkoj me te, por ju nuk jeni atje vetem me miq te aferm. Ai i fton te gjithe. Eshte sikur te jesh ne nje tavoline dhe te jesh gjykatesi i ulur perball duke folur me nje politikan me dike ne rruge duke degjuar. Ai thjesht kishte kete aureole te mrekullueshme dhe te gjithe donin te bashkoheshin me te. Ndonjehere kishte 20 deri ne 30 njerez te ulur ne kohen e vaktit me te. Ai ishte nje person i mrekullueshem. Te gjithe jane dakort me kete, pavaresisht se per cilin klub ai ka luajtur."

Ronaldo ishte bashke-pronar i A1 Team Brazil sebashku me ish pilotin e Formula Nje Emerson Fittipaldi. Ronaldo eshte bashke-pronar i kompanine sportive 9INE; luftetari i arteve marciale Anderson Silva, i cili eshte miku i tij, eshte nje klient i kompanise. Ai eshte nje adhurues i pokerit; ne prill 2013, Ronaldo u be pjese e PokerStars SportStar, kurse nje vit me pas mori pjese ne nje turnament bamiresie, duke luajtur kunder yllit te tenisit Rafael Nadal. Me 11 dhjetor 2014, Ronaldo bleu nje pjese te vogel te aksioneve te klubit amerikan Fort Lauderdale Strikers. Ne vitin 2015, Ronaldo hapi tete dege te reja te shkolles se tij te futbollit te rinjeve – Akademia Ronaldo – ne Kine, Shba dhe Brazil; 100 tjetra priten te hapen ne te gjithe boten deri ne vitin 2020. Ne vitin 2017, djali i Ronaldos, Ronald, u zgjodh per ekipin e ri te futbollit qe do te perfaqesonte Brazilin ne Lojerat Maccabiah 2017. Maccabiah u pershkrua si "Olimpiada çifute"; Ronald nuk eshte çifut, por disa shtete pjesmarrese kane rregulla me te lehta rreth pranueshmerise dhe ja pse Ronaldi eshte pjese e nje klubi futbolli çifut.

                                     

5.2. Jashte futbollit Media

Ronaldo mori pjese ne episodin "Marge Gamer" te sezonit te 18te te The Simpsons e cila u transmetua ne prill 2007. Simon Crerar i The Times e listoi performanen e Ronaldos si nje nga tridhjete-e-tre cameot me zbavitese ne historine e shfaqes.

                                     

6. Trofe

Klube

Cruzeiro

  • Campeonato Mineiro: 1994
  • Copa do Brasil: 1993

PSV Eindhoven

  • KNVB Cup: 1995–96
  • Johan Cruyff Shield: 1996

Barcelona

  • Supercopa de España: 1996
  • Copa del Rey: 1996–97
  • Kupa UEFA e Fituesve te Kupes: 1996–97

Internazionale

  • Kupa UEFA: 1997–98

Real Madrid

  • Kupa Nderkontinentale: 2002
  • Supercopa de España: 2003
  • La Liga: 2002–03

Corinthians

  • Campeonato Paulista: 2009
  • Copa do Brasil: 2009