Back

ⓘ Marco Carta




Marco Carta
                                     

ⓘ Marco Carta

Marco lindi dhe jeton ne Cagliari me kusherinjte dhe gjyshen humb te dy prinderit ne moshen 10 vjeçare. Ne 20 tetor 2007 merr pjese ne shkollen televizive "Amici di Maria de Filippi", ne kategorine e kengetareve. Me 16 prill 2008 arrin te fitoje me 75 % te preferencave nga publiku, duke fituar keshtu nje çmim prej 300.000 Euro, dhe nje kontrate me Warner Music Italia. Menjehere pas fitores, merr pjese si i ftuar ne emisione te ndryshme televizive dhe ne 3 qershor te vitit 2008 merr pjese per ti dhene çmimin Gigi DAlessio ne Wind Music Awards ish "Çmimi italian i muzikes". Por ai gjithashtu merr pjese edhe ne ate qe quhet Partita del Cuore 2008.

Me 6 qershor 2008 prezanton live, ne programin radiofonik Viva Radio 2, kengen Ti rincontrerò, nga albumi me te njejtin titull, i hedhur ne shitje me 13 qershor me etiketen diskografike Warner Music Italy/Atlantic. Albumi permban 11 kenge, nga te cilat edhe nje ne duet me Luca Jurman vocal coach i tij ne talent show Amici me kengen Vita, cover e kenges se suksesshme te Lucio Dalla e Gianni Morandi. Ne nje jave pas nxjerrje, albumi hyn menjehere ne vendin e trete te klasifikimit Fimi/Nielsen me shume se 40 mije kopje te shitura dhe merr diskun e arte disco doro ; ne gusht, duke arrire 70 mije kopje merr diskun e platinit. Gjate programit live ne 6 shtator Total Request Live te Mtv, Carta lajmeron qe Ti rincontrerò do te lancohet ne tregun spanjoll dhe ate te Amerikes Latine. Ne 4 korrik 2008 fillon turi i pare ne te gjithe Italine, i cili perfundoi ne tetor i ndjekur nga me se 200 mije njerez. Me 31 dhjetor Marco merr pjese ne koncertin e Vitit te Ri ne qytetin e tij te lindjes, koncertin e ndoqen 70 mije spektatore. Me 3 tetor publikohet In concerto, album i tour-it, i cili arrin ne vendin e njezete te klasifikimit te shitjeve Fimi/Nielses e pas javes se dyte arrin ne vendin e dhjete.

Gjithnje ne tetor te vitit 2008 Marco eshte protagonist i sfides te dhene nga MTV, Marco Carta Your School: per te ftuar koncertin ne nje institut arsimor te Messines. Me 1 dhjetor, gjate edicionit te dyte te Çmimit Internacional What’s Up Talente te Rinj, i dorezohet çmimi si Talenti Ri me i mire i vitit 2008 Zeri me i mire i Ri. Merr pjese ne filmin e animuar Impy superstar - Missione Luna Park si dublues dhe interpretues i Thats the Way I Like It e futur ne kolonen zanore.

Me 21 shkurt fiton 59° Festival di Sanremo ne kategorine Artisti me kengen La forza mia e shkruar nga Paolo Carta, prodhues, autor dhe kitarist i Laura Pausini, duke marre 57.62 % te votave nga publiku. Me 20 shkurt publikohet dhe shperndahet albumi i trete La forza mia. Vetem ne 4 diter nga hedhja ne treg, La forza mia merr diskun e platinit me shume se 80 mije kopie te shitura dhe hyn ne vendin e trete te klasifikimit FIMI. Pas javes se dyte te daljes ne treg albumi nga vendi i trete kalon ne vendin e dyte ne kete klasifikim. Ne prillin e vitit 2009 publikohet kenga re Dentro ad ogni brivido. Me 16 maj Carta fiton çmimet Man of the year dhe Best #1 of the year, ne TRL Awards 2009. Me 30 prill fillon Marco Carta Tour 2009, me nje sukses aq te madh saqe disa data anulohen per numer te tepruar prezencash. Ne te njejten kohe Carta fiton dy Wind Music Awards per disqet e platinit te fituara me albumeti Ti rincontrerò e La forza mia plus nje cmim special te radios me te ndjekur ne Itali RTL 102.5, cmimin Sirmione Catullo 2009 si zbulimi i vitit, dhe me pas Venice Music Awards 2009 si artisti me i mire i vitit.Ne 16 shtator perfundon, pas 5 muajsh, tuti veror dhe ne 26 shtator kenga e tij" Dentro ad ogni brivido”,votohet si kenga me e mire e veres 2009 ne MTV CocaCola The Summer Song.Ne 2 tetor doli ne radio kenga Resto dellidea,i treti i nxjerre nga albumi La forza mia.Ne 3 tetor eshte i ftuar ne Lampedusa ne manifestimin OScia te Claudio Baglioni-t me te cilin dueton ne kengen "Avrai" pervec se kenduari dhe kengen re "Resto dellidea".Nga data 12 =18 tetor eshte protagonist i spotit "Java kundra dhunes", e programuar ne te gjitha shkollat italiane. Iniciativa u mor nga nje ministri italjane. Me 17 dhjetor publikohet ekskluzivisht ne portalin muzikor dada.it nje cover e John Lennon "Imagine" e riintepretuar nga arta. Momentalisht eshte duke punuar per albumin e tij se bashku me Paolo Carta-n i fejuari, dhe kitaristi i Laura Pausini-t. Me 17 dhjetor 2009 publikohet me eksluzivitet tek platforma dada.it cover e John Lennon-Imagine.

                                     

1. Il cuore muove

I paraprire nga singolo Quello che dai, me 25 maj 2010 publikohet albumi Il cuore muove. Gjate nje interviste, Carta ka deklaruar:"Eshte nje pune e bere per shume muaj, ndalova per te marre jeten time ne duar. Doja te zgjidhja te gjitha kenget me ngadale per te kuptuar sa te forte do te ishin"

Nga albumi, i cili ka arritur pozicionin e dyte te klasifikimit italian, eshte zgjedhur edhe singolo Niente piu di me

                                     

2. Çmime

  • Soundsblog Award 2008 si artisti me i votuar nga fansat ne Web.
  • Fitues i edicionit te shtate te talent show Amici di Maria De Filippi.
  • 2008
  • Disk te arte me albumin In concerto.
  • Disk platini me albumin Ti rincontrerò.
  • Çmim Internacional Whats Up Talente te Rinj si zeri me i mire i ri.
  • Disk platini me albumin La forza mia.
  • TRL Awards 2009: çmimi Man of the year dhe Best #1 of the year.
  • Cmimi "MTV Coca Cola Live" per kegnen "Dentro ad ogni brivido" si kenga me e bukur e veres.
  • Fitues i Festival I Sanremos.
  • Cmimi Venice Music Awards 2009 si "Artisti me i mire mashkull i vitit".
  • Çmim nga Kryebashkiaku i Cagliairi-t qe e cakton "Qytetar Nderi".
  • 2009
  • Çmimi Sirmione Catullo 2009 si" Zbulimi i Vitit”.
  • Cmimi special "RTL 102.5" ne Wind Music Awards 2009 si artisti me i votuar ne websitin e radios.
  • Çmim i dyfishte ne Wind Music Awards 2009 per disqet e platinit te marra ne vitin e fundit me albumet Ti rincontrerò e La forza mia.
  • Cmim i pare per videoklipin e "La forza mia". Cmim i dyte per kengen "Dentro ad ogni brivido" ne klasifikimin SKY.IT
  • Cmimi "Venice Music Awards 2010" si "Mashkulli me ze te mire i 2010"
  • 2010
  • Cmimi "MTV Top 20 italians" per videoklipin "Quello che dai me 42% te preferencave.
  • Cmimi "Best Talent-Show Artist" ne Trl Awards me 42 % te preferencave te televotuesve.
  • 2011