Back

ⓘ Lúcio




Lúcio
                                     

ⓘ Lúcio

Lucimar Ferreira da Silva, njohur zakonisht si Lúcio, eshte nje ish futbollist profesionist brazilian i cili ka luajtur si qender-mbrojtes.

Lúcio nisi karrieren e tij si profesionist te Internacional ne vitin 1997. Pas tre sezoneve ne Brazil, ai kaloi te Bayer Leverkusen, ku ne sezonin 2001–02 luajti ne finalen e Liges se Kampioneve kunder Real Madridit; ai shenoi ne finale, por ekipi i tij u mposht 2–1. Ne vitin 2004, ai mberriti te Bayern München, duke fituar tre kupa dhe tre kampionate. Ne perfundim te sezonit 2008–09, trajneri Louis van Gaal i komunikoi se nuk kishte me vend per te ne ekip, duke bere qe Lúcio te firmoste me Interin ne Serie A. Ai ishte protagonist ne sezonin e pare ne Itali, duke ndihmuar klubin te arrinte nje triplete historike; ai ndihmoi Interin te fitonte Ligen e Kampioneve per here te pare pas 45 vitesh, duke mposhtur ne finale ish klubin e tij Bayern.

Ne veren e vitit 2012, Lúcio firmosi me klubin rival te zikalterve, Juventus. Qendrimi i tij me klubin torinez zgjati disa muaj. Ne janar 2013, ai u rikthye ne vendlindje duke firmosur me São Paulon. Ne vitin 2014, ai u transferua te Palmeiras, kurse nje vit me pas luajti me FC Goa ne Indi. Lúcio u terhoq nga futbolli ne janar 2020 pas dy pervojave te shkurtra te Gama dhe Brasiliense.

Lúcio debutoi me kombetaren braziliane ne vitin 2000 dhe dy vite me pas ishte titullar ne ekipin qe fitoi Kupen e Botes 2002. Tre vite me pas, ai fitoi edhe Kupen e Konfederatave, nje sukses te cilin e perseriti ne vitin 2009, duke shenuar gol ne finalen e luajtur kunder Shteteve te Bashkuara. Pas terheqjes se Kakás, ai ishte lojtari i vetem aktiv nga ekipi fitues i Kupes se Botes 2002. Gjithsej, Lúcio luajti 105 ndeshje me Brazilin dhe shenoi pese gola. Ai gjithashtu ishte kapiten ne periudhen 2006–11.