Back

ⓘ Leka Ndoja




                                     

ⓘ Leka Ndoja

Leka Ndoja eshte studiues i letersise dhe historise dhe perkthyes shqiptar.

Ka kryer studimet e larta ne Fakultetin Histori Filologji te Tiranes, dega Gjuhe-Letersi ne fillim te viteve 90. Ka punuar si gazetar dhe skenarist ne TVSH ne vitet 1993-2002. Nga viti 2004 drejton "Qendren e Studimeve Ndershqiptare". Ka botuar rreth 50 ese kulturologjike dhe "Traktatin e artit inteligjent". Ka botuar tre vellime me poezi; "Rrezja e territ" 1993, "Zaret u hodhen" 1996, "Kenget barbare" 1999, romanin "Motel El Salvador" 2002.

Ka pergatitur librin "Vox populi" te Zef Males 2002. Nga perkthimet, ka sjelle se pari vellimin antologjik "Pambarimi" te G. Ungarettit, Çabej 1997, si dhe ka botuar ne revistat letrare cikle poetike nga Xhon Kits, Karduçi, Montale, Quasimodo, Marinetti, Papini, Ted Hjuz, Masters, Hini etj.

Ka perkthyer nga anglishtja dhe ka botuar librat albanologjike "Shqiperia, çelesi kryesor i Lindjes se Aferme te Kristo Dakos 2003, "Epiri" N.G.L. Hammond QSN 2004, "Kanuni shqiptar" Margaret Hasluck 2005. Ka pergatitur dhe komentarin e Komedise Hyjnore te Dante Alighierit nga Xhovani Andrea Skartacini, te perkthyer nga i ati Mark Ndoja.