Back

ⓘ Massimiliano Allegri




Massimiliano Allegri
                                     

ⓘ Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri eshte trajner futbollit italian dhe ish mesfushor. Ne sezonin e tij te pare si trajner, ai fitoi titullin me Milanin, per here te pare qe kur skuadra e kishte fituar titullin ne vitin 2004.

                                     

1. Karriera me klubet

Pasi qe pjesen e hershme te karrieres se tij e kaloi ne ligat me te uleta, perfshire ketu edhe klubin nga vendlindja e tij Livorno, Allegri iu bashkua Pescaras ne vitin 1991. Ai ndertoi veten e tij ne mesfushe kur ekipi i Giovanni Galeones fitoi promovimin per ne Serie A ne vitin 1992. Allegri ishte nje interpretues perfekt per Peskaren ne Serie A. Perkunder debimit te klubit ne fund te tabeles, nuk kishte asnje mungese te golave nga Allegri i cili shenoi nje numer mbreselenes prej 12 golash nga mesfusha. Ai vazhdoi ne Cagliari dhe pastaj ne Perugia dhe Napoli para se te rikthehej tek Pescara. Kohe te shkurtra kaloi tek Pistoiese dhe Aglianese perpara se te pensionohej nga futbolli profesionist ne vitin 2003.

                                     

2.1. Trajnimi Zanafilla e karrieres

Allegri e filloi karrieren e trajnimit ne vitin 2004, duke sherbyer si shef i klubit nga Serie C2, Aglianese, klubi ku ai kaloi dy vitet e fundit te karrieres se tij si futbollist profesionist. Pas nje sezoni mbreselenes me ta, Allegri u ftua per ta udhehequr Grosseton, atehere ne Serie C1; eksperienca e tij me biancorossi -t, megjithate nuk ishte aq e suksesshme sa ajo me Aglianesen, dhe ai u shkarkua menjehere pas fillimit te sezonit 2006-07 ne Serie C1. Shume shpejt pasi u shkarkua nga Grosseto, Allegri ra dakord per t’u ribashkuar me mentorin e tij Giovanni Galeone tek Udinese, duke u bere pjese e stafit te tij per stervitje. Kjo praktike, megjithate ishte e ndaluar sipas ligjit te futbollit italian sepse ai akoma kishte te lidhur kontraten e tij me klubin toskan, dhe rezultoi qe Allegri te pezullohet per tre muajt e pare te 2008-es.

                                     

2.2. Trajnimi Sassuolo

Ne gusht te 2007-es Allegri u be trajneri kryesor i klubit ambicioz nga Serie C1, Sassuolo, te cilin Allegri arriti shume shpejt ta çoje ne krye te tabeles. Me 27 prill Sassuolo matematikisht e siguroi titullin per sezonin 2007-08 te Serie C1, duke fituar keshtu ngjitjen e pare historike ne Serie B per neroverdi -t.

                                     

2.3. Trajnimi Cagliari

Me 29 maj ai u shpall si trajner i Cagliarit ne Serie A, duke zevendesuar Davide Ballardinin. Pavaresisht nje fillimi zhgenjyes, duke i humbur pese ndeshjet e para ne kampionat, Allegri u konfirmua nga drejtori i klubit Massimo Cellino dhe me vone ne dhjetor arriti qe ta çoje skuadren e tij ne mes te tabeles. Me 9 dhjetor pas nje fitoreje ne shtepi 1-0 kundrejt Palermos, Cagliari Calcio njoftoi se ka arritur nje marreveshje me Allegri per ta vazhduar kontraten edhe per dy vite, me nje kontrate te re e cila do te skadonte me 1 qershor 2011. Me vone u zbulua se kontrata ishte nenshkruar ne tetor, ne mes te nje krize rezultatesh per rossoblu -te.

Ai e mbylli sezonin 2008-09 ne nje vend te nente impresionues, i cili u pershendet si nje rezultat i madh duke i pasur parasysh burimet e kufizuara, mungesen e top-lojtareve dhe kualiteti i larte i futbollit sulmues te Cagliarit i afroi Sardenjasit shume afer kualifikimit te UEFA Europa League. Rezultatet e ketilla e çuan ate deri tek fitimi i Panchina dOro Stoli i Arte, çmim i cili i jepet drejtuesit te futbollit me te mire ne Serie A sipas votave te drejtuesve te tjere. Ai e fitoi çmimin e njejte per here te dyte radhazi si rezultat i sezonit 2009-2010, ku arriti te konfirmoje nivelet e larta te futbollit te Cagliarit pavaresisht humbjes se sulmuesit te rregullt Robert Acquafresca, dhe duke çuar nje numer impresionues pres tre lojtaresh nga skuadra e tij te marrin ftese per kombetaren e Italise gjate udheheqjes se tij me klubin.

Me 13 prill 2010, Cagliari çuditerish largoi Allegrin nga detyrat e tij si drejtues i klubit pavaresisht rezultateve te mira dhe vendit te dymbedhjete me 40 pike, dhe trajneri i te rinjve Giorgio Melis me Gianluca Festa si ndihmes i tij u emertua si zevendeses e tij.



                                     

2.4. Trajnimi Milan

Ai u lirua nga kontrata e tij me Cagliarin me 17 qershor 2010, me kerkese te gjiganteve te Serie A, Milanit, te cilit ishin te interesuar per ta bere ate trajner te tyre. Me 25 qershor, Allegri edhe zyrtarisht u emerua si trajner ri i Milanit. Ne sezonin e tij te pare ne krye te klubit, Allegri udhehoqi Milanin ne titullin e tyre te pare ne kampionat pas atij te fituar ne 2004, duke e fituar Interin ne te dy ndeshjet, megjithate, skuadra i tij nuk arriti te kaloje gjysmefinalen e Coppa Italias, duke humbur nga Palermo 4-3 nga te dyja ndeshjet ne sezonin e tij te pare. Skuadra gjithashtu u kualifikua edhe ne raundin e dyte UEFA Champions League, ku u eliminuan nga Tottenham Hotspur.

Megjithate, Massimiliano Allegri konfirmoi ne Serie A se ai eshte nje trajner ri premtues dhe udhehoqi Milanin ne titullin e tyre te gjashte ne Supercoppa Italiana duke e kthyer rezultatin ne 2-1 ne nje fitore kundrejt Interit ne nje ndeshje te luajtur ne Beijing National Stadium.

Me 13 janar 2012, Massimiliano Allegri ra dakord per ta vazhduar kontraten e tij me Milanin deri ne fund te sezonit 2013-2014.

                                     

3. Nderimet

Drejtues

Milan
  • Serie A
  • Fitues 1: 2010-11
  • Supercoppa Italiana
  • Fitues 1: 2011
Juventus
  • Fitues 1: 2015
  • Coppa Italia
  • Serie A
  • Supercoppa Italiana
  • Fitues 2: 2014-15.2015-16