Back

ⓘ Mesut Özil




Mesut Özil
                                     

ⓘ Mesut Özil

Mesut Özil turk.: Mesut özil) eshte nje futbollist profesionist Gjerman me origjine Turke i cili luan per Arsenalin dhe Kombetaren Gjermane te Futbollit. Özil ka qene pjese e kombetares Gjermane qe tek skuadrat te rinjeve. Ai ka qene pjese e Kombetares U–19 gjate viteve 2006 dhe 2007 ku ne 11 ndeshje shenoi 4 Gola. Me kombetaren U21, Özil ka qene pjestar nga viti 2007 deri ne vitin 2009, duke luajtur 16 ndeshje dhe duke shenuar 5 Gola. Me kombetaren e pare, Mesut Özil debutoi me 11 shkurt 2009 kunder Norvegjise ku Gjermania humbi me rezultatin 1-0, Özil hyri si zevendesim ne minuten e 78. Özil fitoi fame ne Boterorin 2010 ku beri performanca fantastike dhe u nominua per "Golden Ball Award" per lojtarin me te mire te turnamentit. Pas performances se mire ne Boterore, ai u transferua tek Real Madrid CF nga Werder Bremen ne gusht te vitit 2010.

                                     

1.1. Karriera me klube Schalke 04

Ne vitin 2005, Özil levizi ne departamentin e tij rinjeve te FC Schalke 04. Ai ishte nje mesfushor dhe mori fanellen me numrin 17, pasi startoi dy ndeshje si playmarker dhe si mesfushor qendror ne vend te futbollistit Lincoln qe ishte i ndeshkuar, ai luajti ne ndeshjet kunder Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich.

Özil u largua nga skuadra ne janar te vitit 2008, ai u transferua tek Werder Bremen.

                                     

1.2. Karriera me klube Werder Bremen

Me 31 janar 2008, Özil u transferua tek Werder Bremen per nje shume te raportuar prej 4.3 Milion €, ai firmosi nje kontrate me klubin gjerman deri ne qershor te vitit 2011. Pas perplasjeve me drejtuesit e klubit te Schalkes, ai u largua me kepucet e mesfushorit brazilian Diego, per te ndihmuar klubin verior gjerman Werder Bremen ne fitimin e DFB–Pokal, Goli i tij ne finale kunder Bayer Leverkusen, i dhuroi trofeun skuadres se tij. Ai gjithashtu ne Europe ishte lojtari qe udhehoqi Werderin te arrinte deri ne finalen e Kupes UEFA kunder ukrainasve te Shakhtar Donetsk, skuadra e tij humbi me rezultatin 2–1 pas kohes shtese, Özil luajti ne te gjithe ndeshjen. Ne sezonin e dyte me klubin, Werderi e perfundoi sezonin ne vendin e trete, Özil kontriboi me 9 Gola dhe 17 Assis ne 31 ndeshje.

                                     

1.3. Karriera me klube Real Madrid

Performancat e mira te Mesut Özil ne Boterorin 2010, i siguruan atij nje vend ne talentet me te mire ne Europe. Özil kerkoheshe nga skuadra si: Barcelona, Arsenali dhe Manchester United, dhe medjat raportonin se Özil kishte arritur nje marreveshje me Barçen. Werder Bremen mohoi raportimin e mediave me 17 gusht 2010 dhe njoftoi se shoqeria kishte arritur nje marreveshje me Real Madridin. Taksa e transferimit besohet te kete qene 15 Milion €.

                                     

1.4. Karriera me klube Sezoni 2010–11

Mesut Özil beri debutimin e tij me 22 gusht ne nje ndeshje miqesore kunder Hércules, ku Real Madrid fitoi me rezultatin 3-1.

Numri i Özil ndryshoi perpara fillimit te sezonit, sepse ne fillim kur u transferua, Özilit ju dha fanella me numrin 26, kurse ne debutim, mori fanellen me numrin 19. Pasi Rafael van der Vaart u transferua tek Tottenham Hotspur, ai mori fanellen e tij me numer 23.

Mesut Özil u transferua tek Real Madrid per te qene partneri i Ricardo Kakás, por per shkak te operacionit te brazilianit, Ozil fitoi vendin e titullarit. Özil beri debutimin e tij ne La Liga kunder Mallorcas, ku hyri si zevendesim ne minuten e 62 ne vendin e Ángel di María, Reali barazoi me rezultatin 0-0.

Özil beri debutimin e tij ne Champions League me 15 shtator 2010. Ai dhuroi Assistin e tij te pare me Real Madridin ne minuten e 74, kunder Ajaxit, ku Özil krosoi per Golin e Gonzalo Higuaín.

Goli i pare i Mesut Özil per Real Madridin erdhi ne La Liga kunder Deportivo La Coruña me 3 tetor 2010, ku Real Madridi fitoi me rezultatin 6-1. Goli i pare i Mesut Özil ne Champions League erdhi me 19 tetor 2010 kunder AC Milan, ku Özil shenoi ne minuten e 14. Me 22 dhjetor, Özil debutoi me Realin ne Copa del Rey, duke shenuar 1 Gol ne fitoren 8-0 te Real Madridit kunder UD Levantes.

Mesut Özil e perfundoi sezonin e tij te pare me Real Madridin me 25 Assis, lojtari me shume Assis ne te gjitha kompedicionet Europiane pe ate sezon. Performancat e Özil u vlersuan nga mediat, tifozet dhe lojtaret.



                                     

1.5. Karriera me klube Sezoni 2011–12

Mesut Özil e filloi sezonin 2011–12, duke marre fanellen me numrin 10, dhe duke sinjalizuar edhe qellimin e trajnerit José Mourinho qe kishte deshire ta perdorte lojtarin e Kombetaren Gjermane si organizator ne skuader. Me 14 gusht 2011, Mesut Özil shenoi Golin e tij te pare ne El Clásico kunder Barcelones ne ndeshjen e pare te SuperKupes Spanjolle. Me 17 gusht 2011, Mesut Özil u ndeshkua me karton te kuq ne minuten e fundit te ndeshjes, pas nje grinde me sulmuesin spanjoll David Villa. Özil shprehu deshiren per ta perfunduar karrieren ne Madrid, ne nje interviste per revisten gjermane "Kicker", ai tha: "Une do te doja te perfundoja karrieren time tek Real Madrid. Une e di qe do te jete e veshtire sepse kam edhe shum vite ne karrieren time, dhe ne te ardhmen do te kete shum lojtare te rinj, por une dua te jem pjese se ardhmes. Une jam i bindur se jam i afte per te qendruar edhe per shum vite te tjera ne Madrid.".

Özil ishte ne listen e çmimit Topi i arte per sezonin 2011–12.

Ai e perfundoi sezonin e La Ligas me 17 Assis. Me 2 maj 2012, ai ndihmoi Real Madridin qe te fitonte titullin e 32 ne histori te La Ligas, ne fitoren 3-0 kunder Athletic Bilbao, pasi Assistoi Golin e pare dhe shenoi Golin e dyte. Tete dite me vone, Özil shenoi 2 Gola ne ndeshjen e fundit te sezonit kunder RCD Mallorca duke bere edhe nje here nje paraqitje fantastike me klubin. Kjo fitore e beri Realin klubin e pare ne historine e La Ligas qe fiton kampionatin me 100 pike. Forma e tij e mire me Realin dhe Gjermanine e bene qe te jete i nominuar per çmimin "UEFA Lojtari me i mire ne Europe", ai u rendit i 10, dhe gjithashtu ishte lojtari me ri ne 10 te paret.

                                     

1.6. Karriera me klube Sezoni 2012–13

Me ardhjen e Luka Modrić para fillimit te sezonit, disa ne media spekulluan duke thene se Özil ishte e pakenaqur ne Real Madrid, por me vone ai refuzoi keto spekullime duke pretenduar se ai ishte i lumtur ne klub dhe se ishte ne kerkim perpara per te konkurruar per vendin e tij ne formacionin e pare. Pas fillimit te sezonit, Ozil dhe Real Madrid fituan trofeun e pare te sezonit, ata fituan Superkupen spanjolle duke mundur ne dy ndeshje Barcelonen. Ne nje ndeshje ne La Ligas kunder Barcelones, ai dhuroi nje Assis shume te rendesishem per Cristiano Ronaldon, i cili i dha Realit barazimin me rezultatin 2–2 ne Camp Nou. Me 6 nentor 2012, Özil shenoi nje Gol kritik ne minuten e 89 me goditje denimi ne barazimin 2–2 kunder Borussia Dortmund ne Champions League, per ti siguruar Realit 1 pike. Ai vazhdoi formen e mire ne kampionate duke shenuar 2 Gola ne fitoret e Realit me rezultatin 3–2 kunder Real Valladolid. Ai e perfundoi sezonin me 29 Assis, me Realin qe perveç superkupes nuk fitoi asnje trofe tjeter, performancat e Özil gjate sezonit u vleresuan. Ne fund te sezonit, me 26 Assis, Özil ishte assistuesi me i mire ne kampionat.



                                     

1.7. Karriera me klube Arsenal

Me 2 shtator 2013, Özil pranoi te transferohej tek Arsenali. Ai firmosi nje kontrate 5 vjeçare per shumen e 42.5 Milion £. Pas transferimit tek Arsenali, Özil u be lojtari gjerman me vleren me te madhe ne histori. Ozil zgjodhi fanellen me numrin 11.

Özil tha per transferimin e tij: "Ne fundjave une isha i sigurte per qendrimin tim tek Reali, por pastaj kuptova se trajneri dhe drejtuesit e kishin humbur besimin tek une. Une jam nje lojtar i cili ka nevoje per besim, dhe kete gje e ndjeva tek Arsenali, kjo eshte arsyeja qe une u bashkova me ta." Disa lojtar te Realit ishin te pakenaqur qe Özil la klubin, njeri nga ata ishte Cristiano Ronaldo i cili tha: "Ai ishte nje nga lojtaret qe e kuptonte me mire stilin e lojes.une jam i zemeruar per largimin e tij."

                                     

2. Karriera nderkombetare

Ne nje interviste me revisten FourFourTwo, Özil foli rreth zgjedhjes se tij per te luajtur me Gjermanine: "Une jam gjenerata e trete ne Gjermani: babai im u rrit ketu. Turqia do te jete gjithmon nje shtet special per mua, por une nuk dyshoj per vendimin tim per te luajtur me Gjermanine – kurre. Une fillova te luaj me Gjermanine ne skuadrat e moshave.".

Ne shtator te vitit 2006, Özil u thirr per te luajtur me kombetaren gjermane U17. Özil ka qene lojtar i kombetares U21 qe nga viti 2007. Me 29 qershor 2009, Özil u zgjodh lojtari i ndeshjesh ne fitoren me rezultatin 4–0 kunder Anglise ne finalen e Kampionatit Europian U21 ne vitin 2009.

Ai beri debutimin e tij per skuadren e pare me 11 shkurt 2009 gjate nje ndeshje miqesore kunder Norvegjise. Ai shenoi Golin e pare me kombetaren ne ndeshjen e trete te tij, ne nje ndeshje tjeter miqesore kunder Afrikes se Jugut me 6 shtator 2010 ne Leverkusen ne stadiumin BayArena.

                                     

2.1. Karriera nderkombetare Kupa e Botes 2010

Ai u perzgjodh ne ekipin kombetar Gjerman per Kupen e Botes te vitit 2010, duke filluar si titular ne kater ndeshjet e para te skuadres. Özil shenoi edhe nje gol ne ndeshjen e grupeve kunder Ganes ne hyrje te zones se penalltise, duke i siguruar Gjermanise kualifikimin si e para e grupit. Ne 27 qershor 2010, ai luajti ne ndeshjen kunder Anglise ku Gjermania fitoi 4-1 dhe Özil dha pasen per golin e katert.

                                     

2.2. Karriera nderkombetare Pensionimi dhe polemikat

Ne maj 2018, Özil, sebashku me lojtarin tjeter te kombetares gjermane Ilkay Gündoğan, te dy me origjine turke, takuan dhe pozuan per fotografi me presidentin e Turqise Recep Tayyip Erdoğan, ne afrim te zgjedhjeve parlamentare turke. Keto foto u moren si mbeshtjete politike per Erdoğanin dhe politikat e tij, e cila shkaktoi tensione ne Gjermani, si dhe i ngriti akuza lojtareve per mungese besnikerie ndaj kombetares. Federata Gjermane e Futbollit DFB e distancoi veten nga kritikat publike, duke bere thirrje per mbyllje te debatit dhe perqendrim per Kupen e Botes qe do te niste pas me pak se nje muaji, ku Özil dhe Gündoğan do te luanin.

Pas fushates se deshtuar te Gjermanise ne Kupen e Botes, ku ata u eliminuan ne fazen e grupeve, Özil publikoi disa mesazhe ne rrjetet sociale me 22 korrik, me qellim per te qartesuar fotografite dhe ti drejtoheshe kritikave qe ai kishte marre. Ne nje postim te gjate, ai e pershkroi fotografine thjesht si nje "respekt ndaj zyrtarit me te larte te shtetit te familjes se tij", duke shtuar se biseda e tij me Erdoğanin ishte vetem ne lidhje me futbollin, nje interes qe e kishin te perbashket. Ai gjithashtu foli rreth disa mediave per po e perdornin ate fotografi, duke pohuar se median e kane kritikuar ate ne menyre te perzgjedhur per origjinen e tij turke, nderkohe qe nuk pati asnje reagim per takimin e Lothar Matthäus me presidentin e Rusise Vladimir Putin. Por ne te vertete, edhe Matthäus mori kritika per takimin e tij me Putin.

Ai me pas e kaloi çeshtjen te problemet qe ka pasur me Reinhard Grindel, presidentin e federates, te cilin e akuzoi per rracizem dhe mungese respekti ne disa raste, duke shtuar se pa pasur incidente te ngjashme me njerez te tjere te profilit te larte, si Bernd Holzhauer dhe Werner Steer. Özil deklaroi terheqjen nga kombetarja si shenje proteste ndaj disa antareve te federates, te cilet ai i quajti njerez "me sfonde rracise diskriminuese".



                                     

3. Jeta personale

Vellai i Özil, Multu eshte gjithashtu nje futbollist i cili luan per Heßler 06 ne Gelsenkirchen.

Özil eshte me origjine Turke, familja e tij eshte nga Zonguldak ne Turqine Veriore. Ai eshte i fejuar me Anna-Maria Lagerblom, motra e Sarah Conor, e cila ne qershor 2010 u kthye ne besimin islam. Gjithashtu ajo eshte disa vite me e madhe se Özil.

                                     

4. Lidhje te jashtme

  • ESPN Profile
  • BDFutbol profile
  • Mesut Özil at kicker.de Stampa:De icon
  • The Polite Boy with the Faux-Hawk
  • Official website Stampa:De icon
  • Arsenal official profile
  • Profile at Transfermarkt.de Stampa:De icon
  • Career stats at Fussballdaten.de Stampa:De icon
  • 2010 FIFA World Cup profile
  • Profile at Premier League
  • Profile at Kicker.de Stampa:De icon