Back

ⓘ Manuel Neuer




Manuel Neuer
                                     

ⓘ Manuel Neuer

Manuel Neuer eshte nje futbollist gjerman i cili luan si portier per FC Bayern München. Idhulli i tij si femije ishte ish-portieri gjerman dhe i FC Schalke 04 Oliver Kahn.

                                     

1.1. Kariera me klubet Schalke 04

Neuer nenshkroi nje kontrate si profesionist ne 2005 pasi kaloi me sukses ne secilin prej fazave te rinjve te klubit te qytetit te tij. Ai beri debutimin e tij ne Bundesliga kur zevendesoi te demtuarin Frank Rost ne javen e dyte te sezonit 2006-2007. 20 vjeçari fitoi pozicionin si tiutullar kur Frank Rost u leshua perpara perplasjes me FC Bayern München. Ai nuk zhgenjeu dhe i siguroi skuadres nje barazim 2-2 me kampionet ne fuqi. Pavaresisht moshes se tij te re, ai perflitej se do te ishte pasardhes i idhullit te dikurshem Oliver Kahn ne kombetaren gjermane.

Ne 5 Mars 2008, ne raundin e pare eliminues te UEFA Champions League, Neuer beri nje performance te shkelqyer kunder FC Porto, ku ai thuajse i vetem e mbajti Schalken ne loje me disa pritje te shkelqyera dhe e solli ndeshjen deri tek penalltite. Me vone ai priti penalltite e Bruno Alves dhe Lisandro Lopez duke ndihmuar Schalken te kualifikohej. Per pritjet e tij heroike, ai u kanidua si nje nga portieret e vitit nga UEFA dhe ishte portieri me ri i Bundesliga ne kete liste. Ai ishte nje nga tre lojtaret e Bundesliga qe luajti ne secilen minute te sezonit 2007-2008.

Sezoni 2008-2009 ishte disi zhgenjyes duke qene se Schalke perfundoi ne vendine tete ne klasifikim dhe humbi mundesine per te luajtur ne Europa League.Megjithate, forma e tij e mire ne kampionatin Europian U-21 ndezi interesin e Bayern Munchen, dhe presidenti Karl-Heinz Rummenigge deklaroi interesimin e klubit per portierin e ri. Traineri ri i Schalke, Felix Magath, deklaroi se Neuer do te qendronte me klubin sezonin tjeter. Ne nentor, ai ishte i vetmi portier gjerman ne listen e pese portiereve te nominuar per skuadren e vitit nga UEFA.

                                     

1.2. Kariera me klubet Bayern Munich

Me 1 qershor 2011 FC Schalke 04 dhe Bayern München ka konfirmuar se Neuer do te shkoje ne Bayern Munich ne korrik 2011. Manuel Neuer ka nenshkruar nje kontrate pese-vjeçare qe do te zgjase deri ne qershor 2016. Transferimi ishte me vlere 22.000.000 €, duke e bere Neuer portieri i dyte me i shtrenjte i te gjitha koherave.

                                     

2. Kariera nderkombetare

Pasi kaloi neper ekipet te rinjve, Neuer debutoi ne skuadren U-21 ne 15 gusht 2006 kunder Hollandes. Ne vitin 2009 ai fitoi kampionatin Europian U-21 me skuadren gjermane ne Suedi dhe e mbajti porten e tij te paprekur ne finalen ndaj Anglise.

Neuer u therrit me ekipin gjerman te rriturve ne 19 maj 2009 ne nje tur ne Azi. Ai debutoi ne kete tur ne nje ndeshje kunder Emirateve te Bashkuara Arabe ne 2 qershor. Ai luajti ne miqesoren e nentorit kunder Bregut te Fildishte e cila mbaroi 2-2. Megjithese ai pranoi pergjegjesine per golin e pare, traineri Joachim Löe refuzoi t’ia hedhe atij fajin dhe perkundrazi e pergezoi ate.

Vdekja tragjike e Robert Enke ne nentor 2009 e pa ate te ngrihej ne vendin e dyte si zgjedhja e dyte pas portierit Rene Adler. Megjithate, Adler vuajti nje demtim serioz i cili e la jashte boterorit 2010. Neuer u therrit si zgjedhja e pare e skuadres.

Neuer u zgjodh si portieri i pare per Boterorin 2010. Gjate fazes se grupeve ai pesoi vetem nje gol ndaj Serbise. Ai dha edhe nje asist per golin e pare te Gjermanise ne fitoren kunder Anglise, 4-1.



                                     

3. Jeta private

Neuer ka lindur ne Gelsenkirchen,ne veri Rhine-Westphalia.Ai mori pjese ne Gesamtschule Berger Feld si shume futbolliste te tjere te shquar si pershembull Mesut Özil. Vellai tij Marcel eshte arbiter ne Verbandsliga.Ai mori topin e pare te futbollit kur ishte vetem dy vjece dhe luajti lojen e tij te pare me 4 mars 1991.24 dite perpara se te mbushte 5 vjec.Heroi i Neuer qe femije ishte Jens Lehmann.Ai eshte katolik dhe i jep perkrahjen e tij nje grupi veprimi katolik te Gelsenkirchen-it, i cili lufton kunder varferise se femijeve, si dhe nje klub rinor te bazuar ne Gelsenkirchen, te drejtuar nga Amigonet. Neuer filloi nje fondacion bamiresie per femijet, te quajtur Fondacioni Manuel Neuer Kids. Ne nentor 2011, ai fitoi 500.000 euro per bamiresi ne nje edicion te famshem te Wer wird Millionär?, versioni gjerman i "Who Wants to Be a Millionaire"?. Me 21 maj 2017, Neuer u martua me te dashuren e tij te gjate Nina Weiss ne Tannheim, Austri, ne nje ceremoni civile, e cila u pasua nga martesa e kishes ne Katedralen e Santissima te Madia ne Monopoli, Itali me 10 qershor.

Cmimet e fituara

  • Portieri me i mire i UEFA Kampionati Europian U-21: 2009
  • Portieri me i mire i Bundesliga: 2007