Back

ⓘ Lothar Matthäus




Lothar Matthäus
                                     

ⓘ Lothar Matthäus

Lothar Herbert Matthäus, eshte nje ish futbollist gjerman dhe tani menaxher futbolli, i cili ka menaxhuar se fundmi klubin izrael-it te futbollit Maccabi Netanya.

                                     

1. Parathenie

Ne vitin 1990 ai u emerua Futbollisti Evropian i Vitit dhe Lojtari i Futbollit i Vitit pasi si kapiten e drejtoi Gjermani-ne drejt fitimit te Kupes se Botes ne Futboll 1990. Nje vit me vone ai u emerua per here te pare ne historine boterore, si i pari Lojtar i FIFA-s i Vitit.

Ai ka luajtur ne pese Kupa Bote FIFA te njepasnjeshme, me shume se çdo lojtar futbolli qe luan jo ne pozicion portieri dhe mban rekordin per luajtjen me shume ndeshjeve te Kupes se Botes FIFA se çdo lojtar tjeter 25 ndeshje. Ai gjithashtu ka fituar Euro 80 dhe ka luajtur ne Euro 84, Euro 88, dhe Euro 2000. Ne 1999 ai u votua serish si Lojtari Gjerman i Vitit. Ai eshte lojtari gjerman qe ka luajtur me shume ndeshje per Kombetaren Gjermane te Futbollit, se kushdo tjeter ne histori. Duke u terhequr pas 150 paraqitjesh 83 prej te cilave ishin me Gjermanine Perendimore dhe shenimit te 23 golave me Kombetaren. Matthäus eshte pjesetar i FIFA 100 - nje liste prej 125 futbollistsh te cilet jetojne, e zgjedhur nga Pele. Maradona ka thene per Matthäus: "ai eshte rivali me i mire qe kam pasur ndonjehere, besoj se kaq mjafton per ta pershkruar." ne autobiografine e tij Yo soy el Diego Une jam Diego.

Gjate karrieres se tij ai ka luajtur si nje mesfushor i Avancuar dhe si nje mesfushor Shkaterrues, megjithate ne karrieren e tij me te vone, ai luajti si nje Libero. Ai eshte i njohur per pasimet e sakta, aftesite e pozicionimit, nderhyrjet e sakta si dhe per goditjet eksplozive.

                                     

2. Karriera Futbollistike

Matthaus lindi ne Erlangen, te Bavari-se. Heret ne karrieren e tij ai luajti si mesfushor, para se te fillonte te luante si Libero ne te 30-tat e tij.